Qendra Kulturore Prrenjas-Faqja Zyrtare

Qendra Kulturore Prrenjas-Faqja Zyrtare Kjo do të jetë Faqja Zyratre e Qendrës Kulturore Prrenjas! Për më shumë na ndiqni!

Në këtë faqe do të shfaqen të gjitha aktivitetet me në fokus Artin-Kulturën-Trashëgiminë Kulturore dhe Aktivitete të ndryshme artistike ndër vite dhe ato aktuale!

13/08/2026

🎤 Gersa Pjetri në Festën e Rrajcës! 🎶❤️

Këngëtarja Gersa Pjetri do të jetë e ftuar në Festën e Rrajcës!
Ju presim në këtë festë të bukur, ku së bashku do të këndojmë e do të kërcejmë me këngët e saj popullore! 💃🕺

📅 19 Gusht 2026
⏰ Ora 10:00
📍 Sheshi “Dardhë”, Rrajcë-Skënderbej

🎉 Ejani të festojmë së bashku!
Visit Prrenjas Albania
Bashkia Prrenjas-Faqja ZyrtareNuri Belba@topfans Gersa Pjetri

11/08/2026

FESTA E RRAJCËS

🌲Në natyrën e bukur të Rrajcës, aty ku daullja jehon dhe tradita jeton, ju ftojmë të jemi bashkë në një ditë feste, kujtimesh dhe emocionesh. Le të takohemi me njëri-tjetrin si dikur, duke forcuar lidhjet që na bashkojnë me vendlindjen dhe njëri-tjetrin.

❤️ Kjo festë pret me mall edhe emigrantët tanë që jetojnë larg, për t’u rikthyer qoftë edhe për një ditë pranë rrënjëve të tyre.

🎶 Me pjesëmarrjen e këngëtarëve të ftuar, grupeve artistike dhe muzikës popullore, ju presim më:

📅 19 Gusht 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Sheshi Dardhë – Rrajcë Skënderbej
Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare Nuri Belba Visit Prrenjas Albania

10/08/2026
📍 BërzeshtëPërkujtuam sot 83-vjetorin e krijimit të Batalionit të Bërzeshtës, i njohur si fronti i parë i zonës në Luftë...
24/07/2026

📍 Bërzeshtë

Përkujtuam sot 83-vjetorin e krijimit të Batalionit të Bërzeshtës, i njohur si fronti i parë i zonës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku morën pjesë luftëtarë dhe atdhetarë nga treva jonë, si shembulli më kuptimplotë i bashkimit, atdhedashurisë dhe sakrificës për liri.

Në këtë aktivitet përkujtimor, si çdo vit morën pjesë përfaqësues të Komitetit të Veteranëve të LANÇ, veteranë, pasardhës të dëshmorëve, banorë të zonës, si edhe përfaqësues të Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ.

Nderim dhe respekt për ata që dhanë jetën për liri, sakrificë që do të kujtohet me nder brez pas brezi.
Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare Nuri Belba

🎶🥁 FESTA E RRAJCËS 2026 🥁🎶Ju ftojmë të merrni pjesë në një nga festat më të bukura tradicionale të trevës sonë, mes naty...
10/07/2026

🎶🥁 FESTA E RRAJCËS 2026 🥁🎶

Ju ftojmë të merrni pjesë në një nga festat më të bukura tradicionale të trevës sonë, mes natyrës magjepsëse të Shebenikut dhe vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.

📅 19 Gusht 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Shesh Dardhë – Rrajcë Skënderbej
Bashkia Prrenjas-Faqja ZyrtareVisit Prrenjas Albania Nuri Belba

🇦🇱 BËRZESHTA NË FESTË 2026 🇦🇱Një ditë për të kujtuar historinë tonë, për të nderuar traditat dhe për t’u mbledhur së bas...
06/07/2026

🇦🇱 BËRZESHTA NË FESTË 2026 🇦🇱

Një ditë për të kujtuar historinë tonë, për të nderuar traditat dhe për t’u mbledhur së bashku si një familje e madhe.

🗓️24 Korrik 2026
🕙 Ora 10:00
📍 Rrapi-Bërzeshtë

Mirë se vini në Festën e Bërzeshtës – krenaria jonë! ❤️🖤
Bashkia Prrenjas-Faqja ZyrtareVisit Prrenjas Albania Nuri Belba

20/06/2026

Me vallen e kënduar të burrave me motive rrajcare, “Manushaqe Prillit”, interpretuar nga Xhevahir Bogdani dhe e shoqëruar nga burrat e ansamblit, ju urojmë një fundjavë të qetë e të gëzueshme.
Tradita merr jetë kur zëri i këngës dhe hapi i valles bashkohen në një.

Qendra Kulturore Prrenjas, një urë që lidh brezat e parë me brezat e rinj, duke mbajtur gjallë artin, kulturën dhe traditën.

02/06/2026

Amelia Bisku dhe Deivi Laçka – dy zëra të rinj, plot talent dhe pasion për muzikën. Urojmë që dashuria e tyre për artin të vazhdojë t’i shoqërojë në çdo hap të rrugëtimit të tyre.

01/06/2026

Buzëqeshjet e fëmijëve zbukurojnë qytetin më shumë se çdo dekor. 😊🌈

Sot qyteti ynë u mbush me gëzim, ngjyra, këngë dhe valle, duke na kujtuar se lumturia më e madhe gjendet në sytë dhe buzëqeshjet e tyre.

Gëzuar festën e fëmijëve! ❤️🎉

🎉🌈 1 Qershori është dita e fëmijëve, e gëzimit dhe e buzëqeshjeve të tyre!😊 Bashkia Prrenjas fton të gjithë prindërit, g...
30/05/2026

🎉🌈 1 Qershori është dita e fëmijëve, e gëzimit dhe e buzëqeshjeve të tyre!

😊 Bashkia Prrenjas fton të gjithë prindërit, gjyshërit dhe familjarët të bëhen pjesë e festës së Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe të sjellin të fëmijët për të festuar së bashku.

👉🏻Një aktivitet i mbushur me :

✨ Kërcime
✨ Lojëra
✨ Piktura
✨ Animatorë
✨ Këngë
✨ Surpriza për fëmijët

😊Ju mirëpresim :
Datë 📆 1-Qershor
📍 Qendra e Qytetit Prrenjas
🕚 Ora 11:00

🎈 Ju presim të kalojmë së bashku një ditë plot argëtim, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme për më të vegjlit! 🌟
Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare Visit Prrenjas Albania

Address

Prrenjas
Përrenjas
3403

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kulturore Prrenjas-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share