22/04/2026
Citrine
Formula kimike : SiO2 (dioksid silici)
Varietet i verdhë i kuarcit
Ngurtësia sipas shkallës së Mohsit: 7
Sistemi: Trigonal, Hexagonal
Karakteristika të tjera: si gjithë kuarcet është piezoelektrik.
Prejardhja: Congo, Afrikë
Emra të tjerë: Congo Citrine, Kundalini Citrine
Debati në lidhje me shkakun e ngjyrës së Citrinës vazhdon ende në ditët e sotme, por shumë citrina e marrin ngjyrën për shkak të pranisë së aluminit, rrezatimit në qëndrat e ngjyrës te kuarci i hirtë si dhe prej pranisë së hekurit te Ametisti.
Citrina në natyrë krijohet nga mbinxehja dhe rrezatimi i një kristali Ametist ose Kuarc i hirtë.
Ky proces në natyrë zgjat me dekada dhe shekuj dhe nuk e prish strukturën e përsosur të kristalit.
Shumica e Citrinave që sh*ten sot në tregun komercial janë praktikisht kristale Ametisti të cilat u janë nënshtruar procesit të rezatimit dhe nxehjes artificjale, duke i berë të kthehen nga ngjyrë lejla, në të verdhë, portokali, kuqerremtë dhe deri në kafe.
Ky proces artificial shkatërron strukturën kristalore.
Na ndiqni në story për video dhe çmimet.
Kujdes ❗️
Ngjyra e citrinës natyrale mund të zbehet nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rrezeve UV.
Për më shumë info rreth këtij kristali shumë të veçantë dhe për të mësuar si të bëni dallimin mes një kristali natyral dhe atij të trajtuar artificialisht klikoni në Highlight Stories "Citrina"