Paluca

Paluca Nuk ka rendesi sa ngadale ecen ne jete, rendesi ka te mos ndalohet kurre.

Sa herë që shkruaj, sa herë që hap sytë, shkëpus një pjesë nga vetja për t'ua dhuruar te tjereve...

05/05/2026
05/05/2026

Peshkopi (më saktë kryepeshkopi) i Tivarit rreth vitit 1332 që ishte nga Franca ishte Guillaume Adam (në latinisht shpesh quhet Guillelmus Adae).
Ai ishte një dominikan francez dhe shërbeu si kryepeshkop i Tivari (atëherë i njohur si Antivari) në fillim të shekullit XIV. Është i njohur sidomos për shkrimin e tij “Directorium ad passagium faciendum” (rreth vitit 1332), ku përshkruan situatën politike, fetare dhe etnike në Ballkan dhe më gjerë, sidomos në kontekstin e planeve për kryqëzata.
Në këtë vepër, ai përmend edhe shqiptarët dhe territoret e tyre, gjë që e bën një burim shumë të rëndësishëm historik për studimin e Mesjetës në trojet shqiptare.

- Mirë — ajo që shkruan Guillaume Adam për shqiptarët është ndër përshkrimet më të hershme dhe më interesante për Mesjetën tonë.
Ja thelbi i asaj që ai përmend rreth vitit 1332:
1. Shqiptarët si popull më vete
Ai i përshkruan shqiptarët si një popull i dallueshëm nga fqinjët (sllavë, grekë etj.), me identitet të qartë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse tregon se në atë kohë ata njiheshin si një grup i veçantë etnik.
2. Gjuha shqipe
Një nga pikat më të famshme: ai thotë se shqiptarët
➡️ “kanë një gjuhë të tyre, të ndryshme nga latinishtja, por përdorin shkronja latine në shkrim.”
Kjo është dëshmi e hershme që:
shqipja ekzistonte si gjuhë më vete
kishte lidhje me alfabetin latin në zonat katolike
3. Besimi fetar
Ai i përshkruan shqiptarët kryesisht si të krishterë (sidomos katolikë në veri), në zonën që varej nga Tivari.
4. Territori dhe mënyra e jetesës
Sipas tij, shqiptarët jetonin në zona malore dhe të vështira për t’u kontrolluar — gjë që i bënte më të pavarur dhe më rezistentë ndaj pushteteve të huaja.
5. Rëndësia strategjike
Ai sugjeron se shqiptarët mund të ishin aleatë të dobishëm në luftërat kundër fuqive të tjera (në kontekstin e planeve për kryqëzata), sepse njiheshin si luftëtarë të fortë dhe të qëndrueshëm.
Pra, në pak fjalë:
shkrimi i tij është një “snapshot” i Shqipërisë mesjetare — ku shfaqen gjuha, identiteti dhe struktura shoqërore e shqiptarëve shumë përpara dokumenteve të tjera më të njohura.

- Bukuri, atëherë po e lidhim me burime të tjera që të shohësh “tablonë e madhe” — jo vetëm çfarë thotë Guillaume Adam, por si përputhet (ose jo) me të tjerët.
🧭 1. Krahasimi me burime të tjera mesjetare
📜 Gesta Hungarorum (shek. XII–XIII)
Ky kronikë hungareze përmend një popull të quajtur “Albani”.
👉 Edhe pse ka debat për saktësinë, tregon që emri “arbër/alban” qarkullonte në Mesjetë.
📜 Alexiad nga Anna Komnene (shek. XI–XII)
Ajo përmend Arbanon/Arbërin si zonë dhe banorët e saj.
👉 Kjo është shumë e rëndësishme sepse:
është burim bizantin (jo perëndimor)
konfirmon ekzistencën e shqiptarëve si grup më vete më herët se 1332
📜 Itinerarium Symonis Semeonis (1322)
Një udhëtar irlandez kalon nëpër Ballkan dhe përmend shqiptarët.
👉 Edhe këtu dalin si popull i veçantë, pak para kohës së Guillaume Adam.
📜 Descriptio Europae Orientalis (shek. XIV)
Një tjetër tekst anonim që përshkruan Ballkanin.
👉 Shqiptarët përmenden si:
të fortë në luftë
që jetojnë në male
➡️ shumë afër përshkrimit të Guillaume Adam.
🔎 2. Çfarë përputhet mes tyre?
Kur i vë bashkë këto burime, dalin disa gjëra shumë të qëndrueshme:
✔ Identitet i veçantë
Të gjithë i trajtojnë shqiptarët si popull më vete — jo thjesht si pjesë e fqinjëve.
✔ Emri “Arbër / Alban”
Shfaqet në forma të ndryshme, por është i vazhdueshëm.
✔ Territori malor
Pothuaj çdo burim përmend zonat malore → faktor kyç për pavarësinë.
✔ Reputacion luftarak
Përshkruhen si të fortë dhe të vështirë për t’u nënshtruar.
⚖️ 3. Ku ka dallime ose debat?
Jo çdo gjë është kaq e pastër:
Gjuha → vetëm Guillaume Adam e përmend qartë përdorimin e shkronjave latine
Kufijtë → nuk janë të përcaktuar saktë (secili burim i sheh ndryshe)
Saktësia → disa kronika janë më shumë rrëfime sesa dokumente “shkencore”
🧠 4. Çfarë thonë historianët sot?
Sot shumica e studiuesve bien dakord që:
Shqiptarët si popull janë të dokumentuar qartë që në shek. XI–XIV
Dëshmia e Guillaume Adam për gjuhën është ndër më të rëndësishmet
Nuk kemi shumë shkrime në shqip nga ajo kohë → prandaj këto burime janë kaq të çmuara
🧩 5. Pse ka rëndësi kjo?
Sepse tregon që:
identiteti shqiptar nuk është “i vonshëm”
ekzistonte shumë përpara shteteve moderne
ishte i njohur si nga Lindja (Bizanti), ashtu edhe nga Perëndimi.

23/03/2026

Më thanë se të ka ardhë një mysafir i mirë, bre loke! Po bre nënë, mysafir më të mirë kjo shtëpi nuk pret! Ani lokes, cka te do zemra të gatuaj nana për darkë? Gatuaje, nanë një pite të keqe! Qysh, loke, pite të keqe për mysafirin e mirë?
Oj nanë, ruaje bylmetin për llaskuca, ata te marrin për gojë konakun, se ky ka ardhur per llaf e muhabet, as mendja nuk i shkon se çka i qet në sofer!...

22/12/2025

Famullia Binçës Famullia "Shën Gjon Pagëzuesi"- Shëngjin Famullia Stubllës Famullia Bec Famullia Lindja E Zojës Në Bec Katedralja Nënë Tereza - Mother Teresa Cathedral - Prishtinë Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme - Shqipëria

19/07/2025
Poezi nga Andon Z. ÇajupiMaletë me gurë,fushat me bar shumë,aratë me grurë,më tutje një lumë.Fshati për karshime kish’ e...
04/06/2025

Poezi nga Andon Z. Çajupi

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish’ e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun’ e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hije,
lozin, kuvendojnë,
pika që s’u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd’arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit’ e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon es’rri kurrë
as ditën e diel.

0 moj shqipëtarkë,
që vet’ e nget qetë,
edhe drek’ e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
C’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!

Pal Mark Paluca (17.2.1975 – 5.5.1999)DëshmorëtNjë pjesë e madhe e rinisë shqiptare, e ndjekur nga pushteti udbesk i Slo...
05/05/2025

Pal Mark Paluca (17.2.1975 – 5.5.1999)

Dëshmorët

Një pjesë e madhe e rinisë shqiptare, e ndjekur nga pushteti udbesk i Slobodan Milosheviqit, dhe e shtypur prej skamjes e fukarallëkut nëpër këto troje, apo pjesa tjetër e shtyrë prej ambicijeve për të nxënë dituri duke shtegtuar për dije e çlirim kombëtar, nëpër botë, shumë herët ishte e detyruar të marrë rrugën e kurbetit apo të mërgimit duke bredhur pas ëndërrave rinore, për ditët më të mira e për një të ardhme më të mbarë.

Por, pjesa më e mirë e kësaj rinie, asnjëherë nuk harroi se këtej paten lënë një kodër brengash e një krua lotësh për Kosovën e larë në detin e pikëllimit e të robërisë shekullore, për Kosovën e mbetur nën kthetrat e ‘’Kasapit të Ballkanit’’ e patën lënë të ngulur në ‘’Thikat’’ e Vuk Drashkoviqit, në valet e detit të gjenocidit, etnocidit e të langocidit të ushtruar mbi ne e për ta krijuar një Serbi të ëndërruar tash e një shekulli.

Por, barrën dhe përgjegjësinë për ngjarjet e rëndësishme dhe për kthesa të mëdha e marrin vetëm ata që ishin dhe mbetën të mëdhenj; burrat që kishin një ideal të lartë i cili edhe i bëri të madhërishëm. Të madhërishmit iu gjetën pranë Shqipërisë, iu gjetën pranë Kosobës, iu gjetën pranë Drenicës, iu gjetën pranë Pashtrikut e iu gjetën pranë Trepeticës.
I këtillë ishte edhe mbeti Pal Mark Paluca, stuhi e uragan i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i lindur dhe i rritur në gjirin familjar të Palucëve, të ndjekur, të vrarë e të persekutuar, të dënuar e të pushkatuar shumëherë, shpeshherë dhe shumë gjatë deri në ditën kur u dëgjua pushka e kryekomandantit legjendar Adem Jashari në Drenicën heroike.
Plejada e vigajve të trojeve etnike ngado që shtegtonte dëgjonte zërin e Nënës e cila thërriste: ‘’O sot, o kurrë!’’, prandaj me të dëgjuar këtë zë të forcuar me krismat e Jasharajve e të Haradinajve në Drenicë e Dukagjin, u bashku nëpër qendrat e ndryshme të Evropës dhe të Amerikës, nraktisi mërgimin dhe luksin perëndimor për t’i dalë zot Kosovës. Ata ishin shumë dhe të shpërndarë, por ngado që ishin i bashkonte ideali i lartë, i bashkonin dëshirta më sublime dhe madhështia e tyre, i bashkonin luftërat e lirisë, të cilat, këtej në Drenicë, në Dukagjin, në Pashtrik, në Karadak, në Shalë e në Neredime e në Llap veç ia kishin nisur asaj ‘’Ani moj Shypni’’, mos thuj mbarova!’’ duke kujtuar e përkujtuar Gjergj Fishtën, Hil Mosin dhe Dervish Shaqën sepse ‘’Djemt e tu o hala janë gjallë’’ prandaj:

‘’Ndoshta t’dam na jem’ nder veti;
Por ku ne t’na lype Mbreti,
Por ku Shkjau t’na ngasë ‘vend të t’parëve,
Për ket besë, fara e Shqyptarëve,
Turk e i keshntë-merr vesht, or djalë-
Kan me u gjetun krej me ‘ifjalë!’’

Sepse kështu i kishte thënë Oso Kuka Jovanit në ‘’Lahutën e Malcis’’ prandaj me këtë frymë e ideal, në flakë e zjarr, për liri e për Atdhe, prej Perëndimit arrin nëKosovë Pal Mark Paluca i Mirditës së Prizrenit, sot i shkrirë në lapidarë; në bronz e mermer, të cilin prej shokëve e ndau mërgimi por e bashkoi kushtrimi ,,Atdheu në rrezik, vendlinda thërret!’’
Pal Paluca është i lindur më 17 shkurt të vitit 1974 në fshatin Mirditë, ish-Trapeticë, famullia e Velezhës, Rrafshi i Anadrinit, komuna e Prizrenit. Doli dhe u rrit në gjirin familjar të Mark Palucës, vatër kjo mikëpritëse e bujare, e njohur anembanë trojeve tona për burra që pati dhënë, prandaj ishte në shënjestër e në luftë përherë me turk, me shkja e me caragorë, për çka edhe nuk iu ndalën asnjëherë ndjekjet, burgosjet dhe vrasjet djalë pas djali, por i ndihmonte Zoti edhe kur e shkatërronte djalli. Edhe pse Mark Paluca me Rozën e Bardhasanës së Gjakovës, kishte shumë fëmijë; pesë djem: Ndoun, Marjanin, Kastriotin, Vilsonin e Palin, katër vajzal Marinë, Martën, Gjylën e Manën, Mark Paluca kishte dëshirë të flaktë për t’i shkolluar bijtë.
Shkollën fillore Pal Paluca e mbaroi në Velezhë dhe pothuajse menjëherë pas mbarimit të fillores niset për kurbet dhe vendoset në Eichstadt të Republikës së Bayernit të Gjermanisë ku e kishte të vëllanë Marjanin. Në këtë qytet bjen në kontakt me veprimtarët e ‘’Ballit Kombëtar’’ veçanërisht me bashkëshortët Ejupi, Shqipen dhe Kamberin, por edhe me shumë mërgimtarë e veprimtarë të tjerë që jetonin e vepronin në Perëndim e që i ndau kurbeti, por i bashkoi amaneti i Adem Jasharit.
Pasi që kishte të gjitha dispozitat e konstitucuonit trupor, Pali krahas aktiviteteve të tjera, merrej edhe me aktivitete sportive, veçanërisht me futboll, me boks e me sporte luftarake. Të gjitha këto ndikuan në kalitjen e kondicionit të tij fizik. Veçohej me një karakter të fortë dhe një temperament të pashoq. Shumë shpejt sajoi rrethin mjaft të gjerë të shokëve me të cilët e shtrin bashkëpunimin edhe në shumë fusha krahas sportit. Kështu, edhe kur në Perëndim protestohejpër ‘’Çështjen e Madhe’’, Pal Paluca, përherë ishte në krye të pjesëmarrësve në ato protesta e demonstrata. Pikërisht për këto aktivitete u bjen në sy strukturave udbeske të instaluara në Perëndim, prandaj edhe si i ndjekur, nuk kthehet më në Kosovë, ashtu si vepruan shumë bashkëkombas të tij: Fehmi e Xhevë Lladrofci, Bejtë Rexhepi, Xhelal Hajda, Mehdi Hasani, Beki, Berisha, Remzi Ademaj, Milaim Krasniqi, Abedin Rexha e Bekim Sylka.
Edhe përmbajtjet e demonstratave, organizimi, personalitetet pjesëmarrëse dhe brohoritjet, ndikuan në krijimin e anatomisë patriotike dhe formimin e luftëtarit të lirisë që atyre ditëve ëndërronte për t’u bërë si Oso Kuka e si Pren Markola. Priste me padurim që të formohet grupi, prandaj që prej kontaktit të parë të cilin e realizoi Ajvaz Berisha, më 1977, me Musë Jasharin, Pal Paluca, Bejtë Rexhepi e Ajvazi planifikojnë për ta braktisur Gjermaninë. E lëshojnë dhe udhëtojnë në Shqipëri. Këtu zhvillohen ushtrimet intensive-parapërgaditore për ta thyer Pashtrikun , për të depërtuar në Kosovë e për t’u futur në luftë, madje në zonat më të zjarrta të fronteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtrimet nuk zgjasin shumë dhe fillojnë përpjekjet për të depërtuar në Kosovë. Pal Paluca me shokë gjendet në Krumën e Hasit. Ushtrimet vazhdojnë deri në ditën e vendosjes së luleve mbi varrin e Luan Haradinajt në Vlahne dhe së andejmi nisen dy grupe eprorësh të lartë dhe anëtarësh të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pal Paluca kishte të ngarkuar: pushkën automatike, kallashnikovin kinez të shkurtuar, një murtajë-dore T-500, karikatorë e pesë bomba dore, ndërsa në shpinë kishte rocksackun ushtarak me mina. Kishte forcë fizike për ta bartur barrën e t’i ndihmonte Bejtë Rexhepit, sot dëshmor i kombit.
Depërtimi realizohet nëpër kanalin Cahan-Demjan-Pnish-Rogovë-Celinë-Fortesë-Sapnik-Pataqan-Nushpal-Drenoc e Malishevë.
Gjatë qëndrimit në fshatin Drenoc të Zatriqit, Pali takohet me Xhelal Hajdën – Tonin, Selajdin Mullabazin – Micin e Mensur Zyberajn, të gjithë sot dëshmorë të kombit, por takohet edhe me luftëtarë të tjerë sepse prej Fortese e deri në Vasilevë lëvizej nëpër Zonë të Lirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj Pal Paluca, nuk ndahet prej shokëve, synon pozicionet e Fehmi Lladrofcit në Drenicën e Adem Jasharit të Iljaz Kodrës e të Abedin Rexhës. Nuk u nda sepse këtu në front të përbashkëta gjeti: Ismet Jasharin i cili kishte ardhur prej Komunave, gjeti Myhedin Aliun prej Tetove, gjeti Indrit Carën prej Kavaje, gjeti Tahir Sinanin prej Tropoje, gjeti Astrit Sulin prej Berati e Halit Cokën prej Kukësi, gjeti A***n Brahimin prej Shkodre. Ishin bashkuar të gjithë si një, ashtu siç i pati bashkuar Fishta; këtu luftonin Markalleshët e Vraniqit krah i Haradinajve të Gllogjanit, luftonin Sokolrexhët e Drenicës, krah i Adem Jasharit, luftonin të gjithë për një sepse Slobodan Milosheviqi, në frymën e projekteve të Çubriloviqit përpiqej ta shkulte me rrënjë farën e shqiptarit madje me pretendime që këti hordhi të egra e barbare të shkojnë edhe deri në Tiranë.
Pas rënies heroike të bashkëshortëve Lladrofci, Xhevës e Fehmisë, përkatësisht pas rikthimit të Xhelal Hajdës – Tonit e të Selajdin Mullabazit – Micit në Reti, Pal Paluca, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transferohet në Zonën Operative të Pashtrikut për ta riorganizuar Brigadën 125 e cila do ta mbulonte arealen e Prizrenit do të vendoset në Jeshkovë të Vrrinit dhe do ta vazhdonte amanetin e Remzi Ademajt e të Xhevat Berishës, por tash nën drejtimin e Tahir Sinanit.
Ardhja e Palit në Rrafshin e Anadrinit dhe vendosja e tij në Brigadën 125, në fshatin Reti, jo larg vendlindjes së tij, sot Mirditës, përmbush faqet e anelave të luftës me aksione guerile veçanërisht në aksin rrugor Prizren-Gjakovë; te Ura e Landovicës, te Përroni i Keq, në Jeshkovë, te Plepat e Celinës, në Qafën e Pagarushës, te Vorret e Piranës, te Ura e Piranës dhe në pozicione të tjera. Në maj të vitit 1999, disa ditë para rënies, Pal Paluca, me urdhër të Shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut, viziton vendlindjen dhe Velezhën, me detyrë të shtrirjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpër fshatrat e pikave ekstreme të Anadrinit, të Podguritm të Vrrinit e të Lumës. Edhe një herë viziton familjen duke i frymëzuar të gjithë se këtu do të arrijë, do ta organizojë rezistencën dhe do ta shijojë Kosovën e lirë.
Gjatë depërtimit për në vendlindje kreu edhe disa aksione të shkëlqyeshme, u tregoi bashkëluftëtarëve dhe eprorëve se pati arritur në Terpeticë, madje me luftë, me thyerje të pritave serbe të ndihmuara prej shqipfolësve dështakë. Por, më 5 maj të vitit 1999, duke zhvilluar aktivitetet luftarake, madje ofensive, për avancim në drejtim të aksit rrugor Prizren-Gjakovë, bjen heroikisjt në breg të lumit Teplluhë, jo larg Urës së Piranës:
‘’Vjen nji za nga fronti i luftës:
Amaneti i Pal Palucës’’
i kënduan rapsodët, e sot mund të pyesim: Cili ishte amaneti i Pal Palucës?! Eky amanet shkëlqen nëpër lapidarët e dëshmorëve të kombit prej Prapashtice deri në Landovicë:
‘’Vazhdoni aty ku mbeta!’’ e Pali me gjakun e tij skuqi valët e Drinit të Bardhë e sot trupi i Pal Palucës pushon duke pritur realizimin e amanetit, pushon në Qytetin e Dëshmorëve, në Landovicë, pranë Remzi Ademajt e pranë Tahir Sinanit.

‘’fol, more Pal Paluca!
Shqipe në Lapidar,
Se nënlokja gjinin
Ta ka bo hallall!’’

13/03/2025

Të jesh refugjatë përkohësisht në kohë lufte e krize, është e arsyeshme por të jesh refugjatë tërë jetën në liri e në paqë është e tmerrshme!

Address

Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Paluca posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Paluca:

Share