Libraria Hugo Durres

Libraria Hugo Durres Në librarinë " HUGO" do të gjeni çdo titull që dëshironi. Na vizitoni për tu njohur me ne. "

Në librat që kujtojmë, gjendet gjithë thelbi i atyre librave që kemi harruar.— Elias CanettiLibraria HUGO Durres        ...
10/09/2026

Në librat që kujtojmë, gjendet gjithë thelbi i atyre librave që kemi harruar.
— Elias Canetti

Libraria HUGO Durres

08/09/2026

Gjithsesi kemi keto librat plotesuese si fletore pune matematik + etj🥲😅

Libraria HUGO Durres

KorrespondentjaPothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysme, Sibila van Antuerp ulet dhe shkruan letra. Ajo shkembe...
06/09/2026

Korrespondentja
Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysme, Sibila van Antuerp ulet dhe shkruan letra. Ajo shkemben letra me të vëllanë, shoqen e ngushtë, shoqet e klubit te kopshtarisë, një djalë adoleshent, dekanen e fakultetit te letërsisè, autorët e saj tê preferuar e shumé të tjerë. Megjithatë, letra më e rëndësishme dhe më e gjaté - ajo në të cilën Sibila i rrefehet një personazhi tê paidentifikuar - eshtë letra që ajo nuk e dergon kurre. E pikërisht ateherë kur duket sikur jeta e saj ka marre një rrjedhë të qetë, një letër e papritur e detyron të përballet me një nga periudhat më të dhimbshme të së kaluarës. Në këtë perballje, ajo duhet të gjejë kurajën të shfaqë gjithe brishtësine që ka brenda, të pranojë gabimet dhe t'ia falë ato vetes.
Ky është portreti i një jete të vogël që zgjerohet. Na tregon se si një grua ndryshon, edhe kur kjo gjë duket e pamundur. Ky ndryshim, ashtu si edhe ky roman, rezulton të jetë një arsye për të jetuar.

Çmimi:1200 lekë

Libraria HUGO Durres 📥📥

Synimi ✨Ajo është tepër e zonja për të arritur synimet e veta...SABRINA XHEJMSI, studente në vitin e fundit të kolegjit,...
05/09/2026

Synimi ✨

Ajo është tepër e zonja për të arritur synimet e veta...

SABRINA XHEJMSI, studente në vitin e fundit të kolegjit, e ka planifikuar të gjithë të ardhmen e saj: të diplomohet, të vazhdojë juridikun, të zërë një punë të paguar mirë në një kompani prestigjioze. Po rruga e arratisë nga e kaluara e saj e turpshme nuk përfshin një lojtar të pashëm hokeji, i cili beson te dashuria me shikim të parë. Një natë e zjarrtë është gjithçka që ajo dëshiron t’i falë Xhon Takërit, po ndonjëherë, mjafton një natë për të ndryshuar krejt jetën.

Loja sapo u bë shumë më e ndërlikuar...

XHON TAKËRI beson se të luash në një skuadër hokeji është njësoj si të jesh ylli i ekipit. Në akull, ai preferon të qëndrojë në hije, po kur bëhet fjalë për t’u bërë baba në moshën njëzetedyvjeçare, nuk pranon që thjesht të ngrohë stolin. Nuk i vjen aspak keq që nëna e fëmijës së tij të ardhshëm është e bukur, inteligjente dhe di si ta mbajë në gjendje gatishmërie. Problemi është se zemra e Sabrinës qëndron e mbyllur fort dhe brunia luftarake nuk e pranon me kokëfortësi ndihmën e tij. Nëse dëshiron një jetë me gruan e ëndrrave, duhet ta bindë se disa gola arrihen vetëm nëpërmjet një pasimi.

Çmimi: 1500 lekë

Libraria HUGO Durres Botimet_DRITAN

Rreth botës për 80 ditë 📚🗺️Files Fogu është i bindur se mund t'i bjerë rreth e përqark botës për tetëdhjetë ditë. Ky zot...
05/09/2026

Rreth botës për 80 ditë 📚🗺️

Files Fogu është i bindur se mund t'i bjerë rreth e përqark botës për tetëdhjetë ditë. Ky zotëri i përvishet punës për ta dëshmuar këtë gjë dhe së bashku me shërbyesin e tij të besuar, Paspartunë, ai përdor çdo mjet të mundshëm transporti - duke nisur nga ballona me ajër të ngrohtë, te motori me avull, nga saja tek elefanti - për ta përfunduar në kohë udhëtimin e pazakontë.
Kjo histori klasike, e njohur në mbarë botën, është përshtatur për bukuri në këtë libër për lexuesit e vegjël, që janë gati të përjetojnë një aventurë që ta mban frymën pezull.

Çmimi: 800 lekë

Libraria HUGO Durres Aeditions

04/09/2026

Me vërtetë kanë ndodhur???🥲

Libraria HUGO Durres

Asnjë libër në botë nuk të jep lumturi,  por ata në mënyrë të heshtur të rishpien drejt vetes sate.— Hermann HesseLibrar...
04/09/2026

Asnjë libër në botë nuk të jep lumturi, por ata në mënyrë të heshtur të rishpien drejt vetes sate.
— Hermann Hesse

Libraria HUGO Durres

Princesha bukurosheVjershëza gazmoreÇmimi:500 lekëLibraria HUGO Durres
03/09/2026

Princesha bukuroshe
Vjershëza gazmore

Çmimi:500 lekë

Libraria HUGO Durres

Dinozaur nën shkallë 🦕Lilës i pëlqen shumë të thurë histori dhe të trillojë gënjeshtra.Por... një ditë u duk sikur të gj...
02/09/2026

Dinozaur nën shkallë 🦕

Lilës i pëlqen shumë të thurë histori dhe të trillojë gënjeshtra.
Por... një ditë u duk sikur të gjitha përrallat e saj të pabesueshme u bënë të vërteta, madje dhe ajo e dinozaurit që jetuakësh në shtëpinë e saj!
A do të arrijë Lila të tregojë të vërtetën përpara se gënjeshtra e saj të bëhet problem i madh?

Çmimi: 400 lekë

Libraria HUGO Durres Aeditions

Seria babi shkatarraqi 📚Plot: argëtim, aventura, humor dhe të papritura 🫟Babi shkatarraqi - Katrahura e pulave Mamaja la...
01/09/2026

Seria babi shkatarraqi 📚

Plot: argëtim, aventura, humor dhe të papritura 🫟

Babi shkatarraqi - Katrahura e pulave

Mamaja largohet nga shtëpia për një javë dhe lë një plan punësh për babanë, Finin dhe Emën,
por, kur plani prishet, babi del nga shinat! PARALAJMËRIM: ky libër është plot me chaos dhe përmban ilustrime të lezetshme, GALLATË pa fundPULA QË KAKARISIN DHE BABi SHKATRRAQ etj.

Vlerësime për këtë libër të suksesshëm
“Një libër i bukur e i lezetshëm për të gjithë ata që i bëjnë
baballarët të shkrihen në gaz herë pas here”.
Laura James, autore e librit “Aventurat e kones”

“Një libër që ta ngroh zemrën... i përkryer për t’i bërë lexuesit e vegjël të kenë besim te vetja” Jen Wallace, autor i librit “Byreku i dinozaurit”

Çmimi: 500 lekë

Babi shkatarraqi - Dështimi i ditës së argëtimit

“Edhe më marrok se një palë brekushe flakë të kuqe, ky është një libër plot me aksion, hoka dhe ndër shakatë më të kripura që mund të keni dëgjuar ndonjëherë”.
Shane Hegarty, autor i serisë së “Çizmeve”
Kur Fini, Ema, babai dhe mamaja marrin pjesë në DITËN E ARGËTIMIT FAMILJAR Për të mbledhur të holla për vepra bamirësie, atëherë del në pah natyra e tyre konkurruese.
Garën se kush e flak më lart çizmen, Garën fantastike dhe SHFAQJEN E TALENTEVE.
Në përgatitje e sipër, pjesëtarët e familjes fillojnë një dietë të fortë PA PETULLA Regjim stërvitjeje e ushtrimesh.
Por a do të shpërblehen sakrificat dhe përpjekjet e tyre me ndonjë çmim?

Çmimi: 500 lekë

Address

Lagja 17 Rruga Neki Libohova
Durrës
2001

Telephone

+355682060079

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libraria Hugo Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Libraria Hugo Durres:

Shortcuts

Share

Category