30/06/2021
“Ku janë vajzat e mia, ku është djali im. Jam vrarë shumë shpirtërisht, i bëj thirrje të gjithë popullit, nënave, baballarë, për këta çuna që i lënë vend e pa vend, e që u marrin jetën njerëzve që mezi i kemi rritur, i lutem shumë qeverisë që të marrë masa, t’i çojnë aty ku e meritojnë, se sot 4 fëmijët e mi po hanë dhe, më mbyllën derën e vajzës, erdhi me pushime te prindërit si gjithë emigrantët dhe i la kockat nga një djalë i paedukuar, se ai nuk e meriton të jetë djalë nëne e babait, nëse është djalë me norma, të vërë dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nëne një llaf, ka 5 ditë që ka ndodhur dhe nuk kanë ardhur që t’i thonë kësaj nëne një gjysmë llafi, ça prindi është ky, ça nëne është kjo, po t’i kishin veshur kësaj nëne 4 fëmijët siç më vdiqën mua, çfarë do bënte kjo nënë? U lutem shumë Ramës, Metës, popullit, e të gjithë, që të ngirhen në revoltë dhe të vihet drejtësia në vend, se sot e pësova unë e nesër do e pësojnë nënat e tjera, se këtu nuk ka drejtësi, është paraja, prandaj vajza ime, ishte e thjeshtë, ishte një familje e thjeshtë, kishte vajtur në emigrim dhe i morën jetën këta rrugeçër, maskarenj, nuk kam ç’të them, nënat të ngrihen e të e të mos u j*pin makina fëmijëve 100-200 mijë euro, po t’i marrin e ti edukojnë si gjithë fëmijët e tjerë me shkollë e edukatë, ca do bënte ajo. Nuk ka ç’të them më është helmuar kocka, e shpirti, po prisja vajzën, vetë e di si ka mbërritur me halle plot, prandaj i bëj thirrje Shqipërisë, nuk ka ç’të them, jam shumë e vrarë, ju lutem më falni nëse flasë ndonjë fjalë, por jam nënë dhe e dinë të gjithë nënat. Nuk i pres më ato, sot është vonë, të vinte të më trokiste në derë, por të ishte burrë, edhe sikur të më jepte plumbit e të më thoshte më “vrit” unë nuk do e vrisja se nuk jam hakmarrëse, dua drejtësi, siç do ha dhe 4 fëmijët e mi dhe ai të shkojë atje ku e meriton, edhe djali im po ta kishte bërë, si nënë do thoja ‘të kalbej atje’”, ka thënë nëna e Silvanës.