Bletaria Muskaj

Directions Website Contact the business

Bletaria Muskaj Bletaria Muskaj që nga viti 1991 pranë jush me produktet më cilësore të mjaltit, propolis, qum?

Të jesh bletar do të thotë shumë më tepër sesa thjesht të kujdesesh për bletët 🐝 Do të thotë të mësosh të ngadalësosh ri...
14/11/2026

Të jesh bletar do të thotë shumë më tepër sesa thjesht të kujdesesh për bletët 🐝

Do të thotë të mësosh të ngadalësosh ritmin, të dëgjosh gjuhën e heshtur të natyrës dhe të gjesh bukurinë edhe në gjërat më të vogla.

Do të thotë të kuptosh se jeta ndërtohet mbi bashkëpunimin, se çdo rrahje e vogël krahësh ka një qëllim dhe se një krijesë kaq e brishtë si bleta mund të na mësojë mësimet më të mëdha për përkushtimin, qëndrueshmërinë, harmoninë dhe fuqinë e të punuarit sëbashku.

Është dashuri dhe përkujdesje për krijesa që nuk mund të të falënderojnë me fjalë, por që të shpërblejnë me mrekullinë e punës së tyre.

Është përgjegjësia për të mbrojtur një botë që në heshtje varet prej tyre.

Është të jetosh me ritmin e stinëve, të respektosh durimin që kërkon natyra dhe të kuptosh se gjërat më të ëmbla në jetë nuk arrihen kurrë me nxitim.

Të jesh bletar është më shumë se një pasion. Është një privilegj, një përgjegjësi dhe një dashuri e veçantë për natyrën, që bëhet më e madhe me çdo sezon.

🐝🍯🌼

Bletaria Muskaj falënderon secilin prej jush që na ka besuar dhe vazhdon të na besojë! ❤️

Ju premtojmë se do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, cilësi dhe dashuri për atë që bëjmë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.

Bletaria Muskaj 1991 ju uron një fundjavë të mbarë 🌼

12/11/2026
A e dini se? 🍯Kombinimi i kosit me mjaltë natyral është një zgjedhje e shkëlqyer për mirëqenien e sistemit tretës! Kosi ...
12/11/2026

A e dini se? 🍯

Kombinimi i kosit me mjaltë natyral është një zgjedhje e shkëlqyer për mirëqenien e sistemit tretës!
Kosi përmban probiotikë, bakteret e mira që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës së zorrëve, ndërsa mjalti përmban përbërës me efekt prebiotik, të cilët ndihmojnë në ushqimin e baktereve të dobishme. Së bashku krijojnë një kombinim të shijshëm dhe ushqyes.

Por kujdes! Zgjidhni gjithmonë mjaltë 100% natyral🐝💛

Bletaria Muskaj 1991 ju uron nje ditë të mbarë ☀️

11/11/2026

A e dini se? 🐝 Vetëm duke dëgjuar gumëzhimën e qetë të bletëve dhe duke i vëzhguar teksa fluturojnë nga lulja në lule, mund të përjetojmë një ndjenjë qetësie dhe harmonie me natyrën.

Ritmi i tyre, lëvizjet dhe tingulli karakteristik krijojnë një atmosferë relaksuese, që na ndihmon të largojmë stresin, të qetësojmë mendjen dhe të shijojmë bukurinë e momenteve të thjeshta. 🐝🌼

ju uron nje ditë të mbarë

🍯 Mjalti natyral vjen vetëm nga natyra!Aty ku bletët vendosen në ajër të pastër, ku kujdesi ndaj tyre është maksimal dhe...
10/11/2026

🍯 Mjalti natyral vjen vetëm nga natyra!

Aty ku bletët vendosen në ajër të pastër, ku kujdesi ndaj tyre është maksimal dhe puna e bletarëve kryhet me përkushtim, durim dhe pasion.

Çdo vazo mjalti e Bletarisë Muskaj mbart brenda vetes këto vlera. Vlera për të cilat ne nuk bëjmë kurrë kompromis, sepse natyra shqiptare meriton të përfaqësohet denjësisht ashtu siç i ka hije.

Provoni mjaltin natyral të trojeve shqiptare dhe rizbuloni besimin te produktet autentike shqiptare, të papërpunuara dhe 100% unike në shijen dhe vlerat e tyre. 🇦🇱

📩 Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në Facebook ose Instagram.

Bletaria Muskaj 1991 ju uron një ditë të mbarë! 🐝🍯

09/11/2026

Edhe pse jemi në muajin nëntor, bletët vazhdojnë të punojnë fort për të prodhuar mjaltin e vjeshtës. 🍯🐝

Pas një periudhe të gjatë thatësire gjatë muajve të verës, më në fund natyra u riktheu lulet bletëve. Këtë herë lulet e vjeshtës, ndër të cilat mund të dallojmë shqopen vjeshtake 🌸

Ne kujdesemi çdo ditë për bletët tona, duke u siguruar kushte sa më të mira për zhvillimin dhe shëndetin e tyre, sepse bletë të shëndetshme do të thotë edhe mjaltë sa më cilësor 💛

Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në Facebook ose Instagram 📩

ju uron një javë të mbarë! 🐝💛

🐝 Pas çdo pike mjalti fshihet përkushtimi i bletarit, orë të tëra kujdesi dhe një bashkëpunim i jashtëzakonshëm me natyr...
07/11/2026

🐝 Pas çdo pike mjalti fshihet përkushtimi i bletarit, orë të tëra kujdesi dhe një bashkëpunim i jashtëzakonshëm me natyrën. Bletari nuk prodhon thjesht mjaltë, ai kujdeset për mijëra jetë të vogla që mbajnë gjallë një ekosistem të tërë. 🍯🌸

Bletaria është më shumë se profesion, është pasion dhe dashuri për natyrën!

Bletaria Muskaj 1991 ju uron një fundjavë sa më të bukur 💛

Address

Rr. Muharrem Agalliu
Fier
9301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bletaria Muskaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bletaria Muskaj:

Shortcuts

Share

Nearby shops