Librari Jantili

Librari Jantili Tashme mbi 20 vite ne treg. Me nje game edhe me te gjere. Me cmimet me konkuruese ne treg dhe shume

"Parfumi te njeh" - Cristina CaboniCristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjis...
24/05/2022

"Parfumi te njeh" - Cristina Caboni

Cristina Caboni u bën një dhuratë lexuesve, duke iu rikthyer protagonistes dhe magjisë së romanit të saj të parë, Rruga e parfumeve, që e bëri aq të njohur në skenën letrare italiane. Pas kaq vitesh, Elena Rosini vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve. Tani ajo është sërish mes nesh nëpër rrugicat e Parisit, peizazhet e Firences dhe destinacionet e reja të udhëtimit të saj. Përkrah ka miq të vjetër e të rinj, por mbi të gjitha parfumet, që kanë aq shumë për të na thënë e mësuar.

Çmimi : 1000 Lekë
________________________________________

"Mes rrahjeve të zemrës" - Armenida QyqjaPoetët janë paraprijës të agimeve në zbardhje, janë muza dhe shpirti i ëndrrave...
16/05/2022

"Mes rrahjeve të zemrës" - Armenida Qyqja

Poetët janë paraprijës të agimeve në zbardhje, janë muza dhe shpirti i ëndrrave shpresë, janë fryma dhe muzikaliteti i fjalës shenjtëruar, janë koloriti më i ndritshëm i qenësisë tonë qytetërim!

Çmimi : 600 Lekë
________________________________________

"Sekreti i Parisit" - Natasha Lester"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në...
12/02/2022

"Sekreti i Parisit" - Natasha Lester

"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje të mëdha të luftës, si edhe të modes pas mbarimit të luftës.
"Sekreti i Parisit është një tekst i mrekullueshëm, i shkruar me një stil të shkëlqyer dhe përcjell thellësi emocionale. Është një trashëgimi e vyer e kohës, për një dashuri të humbur, dhe apologji për një miqësi e cila zgjat gjatë gjithë jetës.

Çmimi : 1500 Lekë
________________________________________

"Kthimi" - Nicholas SparksNdërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjysh*t të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë ...
22/11/2021

"Kthimi" - Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjysh*t të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por, edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj.

Çmimi : 1200 Lekë
________________________________________

"Kapiten Koreli" - Louis De BernièresNë ishullin grek të Qefalonisë, dikur perënditë luanin me jetën e njerëzve dhe she...
15/11/2021

"Kapiten Koreli" - Louis De Bernières

Në ishullin grek të Qefalonisë, dikur perënditë luanin me jetën e njerëzve dhe shenjtori vendas ngrihej hera-herës nga sarkofagu për të kuruar të marrët. Një ditë, vala e Luftës së Dytë Botërore pushton brigjet e ishullit, duke zbarkuar aty ushtrinë italiane. Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar
kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë, libri “Kapiten Koreli” është një roman i mrekullueshëm pasioni, politike dhe historie.

Çmimi : 1400 Lekë
________________________________________

"MENDO DHE BEHU I PASUR" - NAPOLEON HILL"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është...
13/11/2021

"MENDO DHE BEHU I PASUR" - NAPOLEON HILL

"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.

Cmimi : 1000 Leke
___________________________________________

"Amelia , vajza që nuk do të ekzistonte" - Cathy GohlkeNJË LETËR, NJË KËRKESË . . .Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela ...
23/04/2021

"Amelia , vajza që nuk do të ekzistonte" - Cathy Gohlke

NJË LETËR, NJË KËRKESË . . .
Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, që ka lindur e shurdhër, një njollë turpi për prejardhjen e tij ariane.
…SHPIE DREJT NJË TË VËRTETE TË ERRËT . . .
Për sa i përket Shlikut, që i ishte vardisur dikur, Rakela është e bindur se ai është po aq i rrezikshëm sa edhe kryqet e thyera që valëviten si merimanga të zeza në çdo ndërtesë qeveritare të Berlinit. Ajo dyshon se dosjet e të atit përmbajnë planet famëkeqe të Hitlerit për asgjësimin e njerëzve, ndër ta edhe Amelinë, të cilët regjimi i gjykon të padenjë për të jetuar. Rakela rrezikon shumë teksa rrëmon në ato dokumente të klasifikuara, ku, më në fund, zbulon sekrete tronditëse për historinë e saj personale dhe për një familje rreth së cilës nuk kishte ditur asgjë deri atë ditë.
…DHE ATA DO TË RREZIKOJNË GJITHÇKA PËR TË HEDHUR DRITË MBI TË
E përndjekur nga forcat SS, Rakela i kërkon ndihmë Xhejson Jangut – një reporter amerikan tërheqës, profesionist kokëfortë, i dhënë pas gazetarisë investigative dhe që u shkon gjërave deri në fund, si dhe një person që ka shumë pak gjasë të bëhet aleat i Rakelës – i cili e lidh atë me Rezistencën dhe Ditrih Bonhoeferin, teologun që kishte hapur shumë polemika. E detyruar të fshihet, çdo ideal i Rakelës vihet në dyshim, ndërsa ajo dhe Xhejsoni ecin në fije të perit, duke rrezikuar jetët e tyre dhe duke iu kërkuar të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë që nuk i njohin, por i duan.
________________________________________

18/04/2021

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopoj...

Address

Librari Jantili , Rruga Kryepiskopi Anastas
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 08:30 - 14:30
16:30 - 18:30
Tuesday 08:30 - 14:30
16:30 - 18:30
Wednesday 08:30 - 14:30
16:30 - 18:30
Thursday 08:30 - 14:30
16:30 - 18:30
Friday 08:30 - 14:30
16:30 - 18:30
Saturday 08:30 - 14:30
16:30 - 18:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari Jantili posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Librari Jantili:

Shortcuts

Share