Librari Kucova

16/10/2020
29/04/2020

"Një libër e trajnon trurin dhe imagjinatën tënde, të tejkalojë limitet."
•••

30/07/2019

Romani “Shtatë australianët e vegjël”, së bashku me romanin “Familja në Misrul”, janë përkthyer në shumë gjuhë dhe nuk kanë pushuar së botuari nëpër botë që kur u shfaqën për herë të parë në librari.

Pikërisht vazhdimi i aventurave të shtatë australianëve të vegjël bënë që shkrimtarja Ethel Turner të pëlqejë aq shumë karakteret e këtyre fëmijëve, sa i dhuroi letërsisë edhe një libër tjetër për ta. Shtatë australianët tashmë janë pesë vjet më të rritur, por jeta në Misrul është kaq kaotike sa kurrë më parë. Banti është akuzuar gabimisht për vjedhje në shkollë... Popeta beson në pafajëshmërinë e tij dhe shkon te drejtori për të mbrojtur të vëllanë... P**i ka një sekret... Megi ka një romancë me Alanin... Dhe sikur të mos mjaftonin të tëra këto, kapiteni Ullkot dhe gruaja e tij e re po shkojnë në Indi.

Askush nuk mund të imagjinojë se çfarë do të ndodhë pas kësaj!

Titulli: Familja në Misrul
Përkthyese: Viola Robo
ISBN: 978-9928-263-12-4
Cmimi: 600 lekë

30/07/2019

Sot u botua nga Shtëpia botuese OMSCA-1, romani “Në Tiranë bie shi”, i autorit KLITON NESTURI.

Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.

Të gjitha këto ngjarje zhvillohen në Tiranë, pikërisht në një kohë ku shiu, ka ditë që nuk ka të pushuar.

Jeta është me të papritura. Mund të ndodhë që një ditë të humbas shikimin, zërin, të humbas ndonjë pjesë të trupit, të humbas komoditetet dhe pasuritë dhe të jetoj guvave dhe shpellave pa ujë e dritë, të humbas qytetin ku jam lindur dhe rritur, atdheun dhe familjen, por kurrësesi nuk do të humbas dashurinë që kam për ty!...
..

Mund të ndodhë që rrugët tona të ndahen për një farë kohe, por sërish ato do të bashkohen. Ne duhemi aq shumë, sa të sfidojmë edhe kohën e humbur!

Titulli: Në Tiranë bie shi
Autori: Kliton Nesturi
Redaktor: Loredan Bubani
Roman
OMSCA-1
Çmimi 800 lekë
ISBN 978-9928-263-15-5

Libra të botuar:
NË TIRANË BIE SHI, Roman, 2019
NË KATIN E TRETË NUK TROKET ASKUSH, Tregime, 2018
SPALETAT, Tregime, 2016
TRANGELANG, Dramë, 2014
GJERGJ BUBANI, I HARRUARI I PËRKOHSHËM, Ese monografike, 2010
HISTORI TANGJENTE, Tregime, 2009
NJË MIJË, Roman, 2007
I HUAJ NË SHTËPI, Tregime, 2005
ELDORADO, Poezi, 1997

30/07/2019
30/07/2019

Repost from using - Për mua, të bëhesh dikush nuk do të thotë të arrish diku apo të arrish diçka të caktuar. Unë e shoh më tepër si një ecje të vazhdueshme përpara, për të kërkuar pareshtur përsosmerinë. Rrugëtimi nuk mbaron.
U bëra nënë, por ende kam shumë për të mësuar dhe për t’u dhënë vajzave të mia. U bëra bashkëshorte, por vazhdoj të përshtatem dhe të përunjem kur mendoj se ç’do të thotë të duash me të vërtetë një njeri dhe të ndërtosh një jetë me të. Jam bërë, nisur nga shumë kritere, një njeri i pushtetshëm dhe ende ka çaste që ndihem e pasigurt apo sikur s’më dëgjon njeri.
Eshtë i gjithi një proces, hapa përgjatë një udhe. Të bëhesh dikush kërkon durim dhe rigorozitet.
Të bëhesh dikush do të thotë të mos heqësh kurrë dorë nga ideja se duhet të rritesh.

Address

Llukan Prifti
Kuçovë
5301

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Friday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Sunday 09:00 - 17:00
18:00 - 19:00

Telephone

+355692264576

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Librari Kucova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Librari Kucova:

Share

Category