22/06/2026
Konfeta pagëzimi me skulptura të vogla të punuara me dorë, me shumë kujdes dhe dashuri. 🤍
Çdo detaj është krijuar nga ne, duke përdorur materiale cilësore dhe shumë rezistente, që i bëjnë këto punime jo vetëm një dhuratë për të ftuarit, por edhe një kujtim të bukur që mbetet për vite me radhë.
Sepse momentet më të veçanta meritojnë kujtime të përjetshme. ✨