13/10/2026
Çfarë po ndodh në Palestinë?
Si fjalët arrijnë ta shtrembërojnë realitetin, derisa e vërteta të duket mashtrim.
Histori, fjalë dhe plagë të Palestinës.
Autorja nuk flet për palestinezët, por me ta. Ajo që del nga këto faqe nuk është një dosje juridike,
por një libër ku e drejta ndërkombëtare shpjegohet me gjuhën e përditshme dhe ku çdo nen kthehet në fatin e një njeriu me emër e fytyrë. Përvoja e Albanese si juriste — vitet e jetuara në Jerusalem, raportet e paraqitura para Kombeve të Bashkuara, presionet dhe kërcënimet që pasuan — rrëfehet pa patetizëm dhe pa u bërë qendra e rrëfimit.
Ky libër nuk synon të na diktojë një qëndrim, por të na tregojë se indiferenca mund të kthehet në një formë bashkëfajësie dhe se paanshmëria, kur bëhet fjalë për jetë njerëzore, nuk mund të përkojë me heshtjen.
Në të njëjtën kohë, është një libër që na shtyn të pyesim se si fjalët arrijnë ta shtrembërojnë realitetin, derisa e vërteta të duket mashtrim.