Market NARDI

Market NARDI Artikuj te ndryshem dhe sherbime tjera.

11/09/2026

Rikthimi i Mbretëreshës Teuta

Kur e nisa këtë projekt në vitin 2022, nuk e mendoja se rrugëtimi i tij do të ishte kaq i gjatë. Ashtu siç e nisa, me shumë dashuri, po kështu e ndoqa hap pas hapi, pa ditur se do të përballesha me një kalvar të gjatë pengesash. Prej institucioneve, nuk kërkova asgjë, asnjë mbështetje financiare, asnjë favor!

Projektin e nisa këtu, në faqen time dhe ai u mbështet nga shqiptarët e zakonshëm! Ky ishte hapi i parë, që u ndoq nga shumë hapa të tjerë… nga ideja, tek konkursi, bocetet, përzgjedhja e deri tek realizimi i shtatores!

Në fund, ndaj institucioneve parashtrova vetëm një kërkesë, atë për një hapsirë pak metra katror për të vendosur shtatoren. Vetëm kaq. Pak metra katror, por… kjo zgjati thuajse 4 vjet! Vite e vite, për të marrë dakordësinë për një monument që ishte realizuar, por nuk kishte ku të vendosej. Kjo shtatore bronzi, edhe pse e përfunduar, nuk kishte një vend.

E megjithatë, ashtu siç e nisa, nuk do t’a lija pa çuar deri në fund! Pas shumë pune, lodhjeje, takimesh, kërkesash dhe diskutimesh me disa bashki në vend, ku shpesh prej tyre mora pas vetëm refuzim….në fund, ishte Bashkia Lezhë, institucioni që hapi portat për vendosjen e kësaj shtatore në territorin e saj.

Një vlerë të shtuar i jep edhe fakti që vendosja e shtatores u miratua në muajin janar të këtij viti, me votë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Lezhës, pa asnjë dallim.

Monumenti së bashku me bazamentin (piedestalin) në tërsi do të ketë një lartësi mbi 8 metra. Kjo do të jetë shtatorja e parë e këtij lloji në trojet shqiptare, por shpresoj jo e fundit. Ndihem i lumtur që e hapa këtë portë, përmes së cilës shpresoj të rikthejme mbretërit ilirë dhe figurat tona kombëtare!

E di që do të lindin pyetje se pse jo Durrësi, Shkodra apo Tirana, por nuk është koha që sqarimet të na prishin festën 😁 Në shkrim, më sipër diçka e kam thënë.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve që e mbështetën nismën time prej fillimit të saj! Faleminderit me zemër!

Sot dua të shpreh falënderimin tim për Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, për qasjen institucionale dhe mbështetjen e dhënë ndaj këtij projekti. Gjithashtu mirënjohje të përzemërt ndaj mikut tim Paulin Zefi për kujdesin e veçantë dhe angazhimin e vazhdueshëm. Paulini këmbënguli fort që Teuta të vinte pikërisht në Lezhë. Një tjetër vlerësim i rëndësishëm shkon për miqtë e afërt, Behlul Gashi, Mevlan Mata, Albin Laci, Vilson Dautaj dhe Klodian Marku, pa mbështetjen e të cilëve konkretizimi i këtij projekti do të ishte shumë i vështirë. Janë vlerë e forcë për mua! Falënderoj padyshim skulptorin Juljan Muçollari, autorin e veprës, madhështia e së cilës do të jetë shumë shpejt e prekshme për të gjithë. Puna e Julit do të mbetet një vlerë në shekuj dhe shpresoj të pasohet nga shumë të tjera!

Tashmë ka nisur puna për vendosjen e shtatores, me pamje nga deti, në atë që njihet si ballkoni panoramik në rrugën që lidh Shëngjinin me Velipojën, ku duket Ulqini dhe një pjesë e asaj vije të gjerë bregdetare që ajo dikur zotëronte. Nëse nuk ka supriza, përurimi i saj do të realizohet në 15 shtator.

Teutë, mirë se u ktheve në Iliri! Është padyshim vetëm një pjesë e hapsirës që zotëroje në lashtësi, një pjesë e Ilirisë së madhe që shtrihej edhe përtej këtij gadishulli, por rikthimi yt shpresoj ti hapë rrugën edhe kthimit të mbretërve të tjerë. ❤️

Shpendajeni sa të keni dëshirë miq! ❤️
(Nuk lejohet kopjimi i shkrimit nëse nuk respektohen të dhënat e përfshira në shkrim. Fotografi të tjera do të mundësohen në ditët e ardhshme miq!)

Gezuar per shumvjet Krishtlindjet te gjithe shqiptareve kudo jan.paqja shendeti e lumturia mbizoterofte ne zemrat tuaja ...
24/12/2022

Gezuar per shumvjet Krishtlindjet te gjithe shqiptareve kudo jan.paqja shendeti e lumturia mbizoterofte ne zemrat tuaja dhe familjeve tuaja

Gezuar e pershumvjet Festen e ShenKollit.Paqe shendet e lumturi paçit gjithmon ne familjet tuaja.
05/12/2022

Gezuar e pershumvjet Festen e ShenKollit.
Paqe shendet e lumturi paçit gjithmon ne familjet tuaja.

Ju pershendes miq ne pregaditjet e pragfestave te fundvitit.
30/11/2022

Ju pershendes miq ne pregaditjet e pragfestave te fundvitit.

Stafi gjat punes
04/06/2022

Stafi gjat punes

05/03/2022
11/12/2021

Prag feste.

Ne keto dite ne vigjilje te Krishtlindjeve e Vitit te Ri ju pershendes e uroj ta kaloni sa me bukur, pritshi te lumtur e...
11/12/2021

Ne keto dite ne vigjilje te Krishtlindjeve e Vitit te Ri ju pershendes e uroj ta kaloni sa me bukur, pritshi te lumtur e te bashkuar gjithmone çdo feste e cdo moment te jetes.

18/09/2021

Pas furtunes se gushtit duhej nje risistemim ne vitrina.👌

Address

Rruga Nr. 7 Qëndër, Dajç
Shkodra

Telephone

0673067000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Market NARDI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Market NARDI:

Shortcuts

Share