Libra për fëmijë

Libra për fëmijë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Libra për fëmijë, Book shop, Tiranë, Shqipëria, Tirana.

Dhëmbi i bardhë - Xhek LondonHapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, je...
22/11/2023

Dhëmbi i bardhë - Xhek London
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen dhe mosbesimin... apo te ai ka vend edhe për ndjenja si dashuria dhe bujaria?
1000 lekë

DJEMTE E RRUGES PAL -  Ferenc Molnar“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky...
12/11/2023

DJEMTE E RRUGES PAL - Ferenc Molnar
“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky klasik i letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet pa drojë edhe nga të rriturit, vazhdon të jetë pjesë e bibliotekave për breza me radhë. Ai botohet e ribotohet për të qarkulluar ndër duar lexuesish që dashurohen me personazhet kryesore dhe bëhen pjesë e bëmave të një grupi djemsh që banojnë në njërën nga rrugët e Budapestit. Cili prej tyre do të të lërë më shumë gjurmë pasi ta kesh mbyllur kapakun e librit? Një autor i mprehtë si Molnari, ka endur me mjeshtëri një histori të pakohë, e kësisoj, të pavdekshme.
1000 lekë

CITY SPIESLibri i parë: Skuadra sekrete “Qyteti”James PontiÇmimi: 1000 lekë Per femije 10 vjeç e lart.Në këtë seri të re...
02/11/2023

CITY SPIES
Libri i parë: Skuadra sekrete “Qyteti”
James Ponti
Çmimi: 1000 lekë
Per femije 10 vjeç e lart.
Në këtë seri të re emocionuese që Stuart Gibbsi e quajti “a must-read”, James Ponti, fitues i Edgar Award, bashkon pesë fëmijë nga e gjithë bota dhe i transformon në agjentë sekretë të jetës reale.
“I shkruar në mënyrë gjeniale dhe që lexohet me një kënaqësi që të shkakton buzëqeshje.”
“Ky libër do t’i mbajë të mbërthyer pas faqeve edhe lexuesit më ngurrues.”
Publisher’s Weekly


Libra per femije

Leminga Ula – misteri i plazhit prej plastike"Në emër të Mbretit Akull dhe të gjithë banorëve simpatikë të Veriut, unë, ...
05/10/2023

Leminga Ula – misteri i plazhit prej plastike
"Në emër të Mbretit Akull dhe të gjithë banorëve simpatikë të Veriut, unë, leminga Ula, betohem se do të bëj gjithçka për të mbrojtur natyrëm , këtu dhe kudo në botë. betohem se do të luftoj pa reshtur kundër atyre që e dëmtojnë! J*p fjalën time!" Libri është përkthyer mrekullisht nga Erion Kristo
Çmimi: 800 lekë

Ç’bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë?Flenë nëpër tavanet e varur si lakuriqët e natës, apo të zhy...
28/01/2022

Ç’bëjnë mësuesit kur dalin nga klasa, nëse dalin ndonjëherë?
Flenë nëpër tavanet e varur si lakuriqët e natës, apo të zhytur në
ndonjë pirg këpucësh demode?
Që nga mësuesit pleq që humbasin nëpër korridore deri te mësuesit që
kundërmojnë era qen të kromosur, përgatituni të mbani barkun me dorë nga të qeshurat me këtë libër të shkëlqyer që shkakton lot gajasje.
I urren apo i dashuron mësuesit, do të bëhesh një nga ata apo nuk të
plas fare, por thjesht të pëlqen të lexosh histori me potere - ky libër
është për ty!
Çmimi: 800 lekë
Mosha: 7+
Faqe: 208

Libra kujtimesh për bebushin tuajArdhja në jetë e një fëmije është një çast aq i lumtur që pasohet nga shumë të tjerë me...
24/12/2021

Libra kujtimesh për bebushin tuaj
Ardhja në jetë e një fëmije është një çast aq i lumtur që pasohet nga shumë të tjerë me rritjen e tij, me ushqimin e parë, foton e parë, banjën e parë... Ky libër-album i këndshëm me ilustrime të mrekullueshme do të të ndihmojë t’i jetësosh përngahera këto çaste të lumtura. Në fletët e tij ke nga një vend të posaçëm për gjithçka që ka të bëjë me beben tënde;aty mund të ngjitësh foto që nga ekografia në barkun e mamit e deri te ditëlindja e tij e parë dhe të shënosh përmasat e tij muaj pas muaji. Ky libër i ëmbël është krijuar për të të dhënë mundësinë të fiksosh në faqet e tij mrekullitë e përditshme të mrekullisë sate që quhet fëmijë. E kush nuk do të donte që, kur të rritej, të kishte një album kaq të rrallë sa ky!
Çmimi: 1500 lekë

Ne rrisim dragonj. Dragonj që ndryshojnë ngjyrat, që ngrijnë dhe nga ata që e mbushin qiellin me flakë. Ulemi këmbëkryq ...
20/12/2021

Ne rrisim dragonj. Dragonj që ndryshojnë ngjyrat, që ngrijnë dhe nga ata që e mbushin qiellin me flakë. Ulemi këmbëkryq rreth pemës sonë me fruta dragoi dhe e vëzhgojmë e presim që të lindin dragonjtë tanë. Por duhet t'ju them diçka. Prandaj vazhdoni të lexoni, sepse nuk e keni dëgjuar ende të gjithë historinë. Se, po ta dëgjonit, mbase nuk do të ngutenit për të rritur vetë një dragua.

Çmimi: 700 Lekë
Mosha: 7+
Faqe: 248

Dhëmbi i bardhë - Xhek London Faqe: 154Çmimi: 300 lekë
14/12/2021

Dhëmbi i bardhë - Xhek London
Faqe: 154
Çmimi: 300 lekë

Aventurat e Hakelber Finit - Mark Tuein Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e t...
10/12/2021

Aventurat e Hakelber Finit - Mark Tuein
Kush dëshiron të jetojë për mrekulli në një shtëpi, të veshë rroba të bukura e të pastra, t’ia kalojë mirë e bukur e të shkojë për çdo ditë në shkollë? Ndoshta të gjithë, përveç djalosh*t Hakëlberi Fin. Haku sillet poshtë e lart dhe në qejf të vet gjatë rrjedhës së Misisipit. Bashkë me të është edhe Xhimi, skllavi zezak që bredh me të duke shijuar jetën e lirë. Por jeta nuk është kaq e thjeshtë për dy miqtë e pandarë. Përveç aventurave dhe ndodhive qesharake e të pabesueshme, jeta u fal atyre dhe plot telashe. Janë gjithashtu edhe 300 dollarë që presin për cilindo që kap Xhimin e gjorë…

Çmimi: 620 lekë
Mosha: 9+
Faqe: 240

Një armik i padukshëm - Madeleine L'EngleSa herë që shuhet një yll, një tjetër Ektros ka fituar një betejë.Para se vëlla...
09/12/2021

Një armik i padukshëm - Madeleine L'Engle
Sa herë që shuhet një yll, një tjetër Ektros ka fituar një betejë.
Para se vëllai i vogël i Megi Marit, Çarls-Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një engjëll me krahë e me sy, me trup prej ere dhe flake. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvín, që të shpëtojnë jetën e Çarls-Uollsit.
Që të arrijnë këtë ata duhet të futeni thellë brenda Çarls-Uollsit, të përpiqen të mposhtin Ektrosët dhe të rikthejnë harmoninë e përsosur e gëzimin në ritmin e krijimit, në këngën e universit.
Çmimi: 800 lekë
Mosha: 9+
Faqe: 234

Address

Tiranë, Shqipëria
Tirana
1010

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libra për fëmijë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category