Çelesi Info Shop

Çelesi Info Shop Gjera interesante

Celesi Info Shop i sherben klientit me nje game te gjere produktesh duke filluar nga marrja e njoftimeve per gazeten Celesi, sh*tje te produkteve te ndryshme si libra, aksesor shkollor, karta dixhitale, karta rimbushese etj.

15/08/2013

Përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Infektime Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës. Dhimbjet e dhëmbit Përgatisni një pastë nga n...

Cigaret Elektrike tashme i gjeni ne Info Shop Kristal CenterPer informacion me te hollesishem na vizitoni ne Kristal Cen...
09/07/2013

Cigaret Elektrike tashme i gjeni ne Info Shop Kristal Center

Per informacion me te hollesishem na vizitoni ne Kristal Center Info Shop

E Gjeni ne te gjithe rrjetin e dyqaneve Info Shopadresa: City Park, Kristal Center, Durres Fleg Sheep Center, Shkoder dh...
11/03/2013

E Gjeni ne te gjithe rrjetin e dyqaneve Info Shop

adresa: City Park, Kristal Center, Durres Fleg Sheep Center, Shkoder dhe Elbasan

Në mbretërinë e fantazisë
Titull: Në mbretërinë e fantazisë cover
Autor: Jeronim Stilton
ISBN-10(13): 978-9928-162-29-8
Përkthyes: Agim Doksani
Viti i botimit: Dhjetor 2012
Nr. i botimit: I parë
Gjuhë: Albanian
Çmim: 1000 Lekë
Përshkrim:

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në MBRETËRINË E FANTAZISË?

A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... Por edhe njëbrirësh, katallanë dhe njerëz-ujqër? Do t’ju pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

Le të nisemi së bashku, atëherë, në këtë udhëtim aventuror në flatrat e Fantazisë!

Jeronim Stilton

I lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuke të Krahasuar.

Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i Çmimit Andersen 2001 si personazh i vitit. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por sidomos i pëlqen të shkruajë libra ku rrëfen histori zbavitëse plot aventura prej supermiushi.

03/03/2013
03/03/2013

Ç’farë është Karta Extra Është një rrjet i përbërë nga mijëra persona të cilët janë të privilegjuar në merkaton e produkteve dhe shërbimeve.

Revolta e Atlasit. Vëllimi ITitle:      	Revolta e Atlasit. Vëllimi I 	coverAuthor(s):      	Ayn RandISBN-10(13):      	...
03/03/2013

Revolta e Atlasit. Vëllimi I
Title: Revolta e Atlasit. Vëllimi I cover
Author(s): Ayn Rand
ISBN-10(13): 978-9928-162-15-1
Translator: Amik Kasoruho
Publication date: Nëntor 2012
Edition: I parë
Language: Albanian
Price: 1000 Lekë
Description:

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj.
Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve “të ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm.

Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: “Parazitët” do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore. Libri ka 1160 faqe dhe për këtë arsye, në shqip, do të botohet me tri vëllime që do të ndjekin ndarjen origjinale në tri pjesë.


Kritika

“Revolta e Atlasit” u botua në vitin 1957 dhe që atëherë ka qenë në mënyrë të vazhdueshme një nga librat më popullorë në SHBA. Libri u rendit në vendin e gjashtë në listën e librave më të sh*tur të “New York Times”-it, tri ditë mbas botimit. Ai mbeti në listë për 21 javë dhe arriti në vendin e katërt.

Në një sondazh të vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytë më influencues pas Biblës.

Libri ka sh*tur mbi 30 milion kopje gjatë gjithë historisë së tij dhe është botuar në 23 gjuhë të ndryshme. Ai ka sh*tur 3 milion kopje vetëm në tri vite, nga 2008-a deri në 2010-n, periudhë kur libri u “rikthye në modë”. Sipas “The Economist”, sh*tjet e librit duket se përkojnë me publikimin e të dhënave ekonomike. Sa herë që në ekonominë botërore dhe amerikane ndihen efektet e një krize, lexuesit i rikthehen Atlasit.

«‘Revolta e Atlasit’ është një celebrim i jetës dhe i lumturisë. ...Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.»

- Alan Greenspan (Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, 1987–2006)

«Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë “Revoltën e Atlasit”. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: “I lexuat lajmet sot? Duket sikur ‘Revolta e Atlasit’ po ndodh në jetën e vërtetë.”»

- The Economist, 2009

03/05/2012

Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
I.Kadare

09/04/2012

A book holds a house of gold.

09/01/2012

Dëshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!

Naim Frasheri

03/01/2012

Miq te dashur, me lejoni qe me rastin e nderrimit te viteve tju uroj me miresi Gezuar 2012! Qofte ky vit ai i realizimit te te gjitha objektivave tuaja. Shendet hare e begati. Gezuar!!

Address

Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Çelesi Info Shop posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Çelesi Info Shop:

Share