29/12/2025
Përshëndetje të gjithëve!
Jam duke kërkuar të blej paisje të vjetra ose antike shtëpiake, çdo gjë që mund të përdoret për xhirime filmi me stil “old school / retro”.
✅ Më intereson pothuajse gjithçka që mund të ketë një shtëpi, p.sh.:
📻 radio të vjetra, gramafon, kasetofon, televizor i vjetër
⌚ ora dore, ora muri, telefona të vjetër, makina shkrimi
🕹️ lojëra Nintendo / retro gaming, kaseta, konsola
🪑 mobilje të vjetra, llampa, pasqyra, dekor, kuzhinë “vintage”
…dhe çdo send tjetër me “look” të vjetër që duket bukur në kamera.
📸 Ju lutem dërgoni:
foto të pastra dhe nga të gjitha anët
nëse ka ndonjë defekt, tregojeni me sinqeritet
çmimin që kërkoni (me një çmim të arsyeshëm)
💰 E rëndësishme:
Po kërkoj të blej me çmime të mira dhe sa më të ulëta që të jetë e mundur, sepse janë sende për projekt/skenografi.
Nëse doni t’i shisni me çmime tregu si në eBay, atëherë më mirë t’i postoni atje — këtu kërkojmë “deal” të sinqertë 😄🙏
📩 Mund të më shkruani në inbox me fotot + çmimin.
Faleminderit shumë! 🎬✨