01/02/2020
Lojra puthjesh.
Kur të kesh kohë për të dalë,
Vish pulovrën gri.
Ndoshta dhe fustani me lulka,
Bukur do të të rri?!
Mandej, takat vishnjë
Duken kombinim perfekt përherë.
Flokët e artë lëshoji mbi supe,
Dhe nisu drejt meje pranverë!
Të pres në sallonin e ngrohtë,
Këtu kemi miq, mikesha të mira.
Madje kemi dhe ca fleta boshe,
Nëpër to hedhim puthjet e arrira.
Më tej, do japim mendime për çdo varg,
Ose, si temë do hapim letërsinë botërore.
Rëndësi ka që ne të jemi bashkë
Si galaktika, me të sajat meteore.
Ndoshta, s'do flasim fare për këto,
E do fokusohemi në lojra puthjesh.
Mbase me dënime edhe do luajmë,
Duke kërkuar më të rëndin mes lutjesh! Dritan Habipaj Poezi