07/10/2026
📍 Kinema Millennium, Tiranë
📅 8 tetor 2026
🕖 Ora 19:00
Ju mirëpresim!
Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe me mbështetjen e Prefektit të Qarkut Tiranë, ka kënaqësinë t’ju ftojë në premierën e dokumentarit:
“NË SHËRBIM TË BETIMIT” - Adem Shehi, produksion i RTK.
Një dokumentar që sjell në vëmendje jetën, përkushtimin dhe rrugëtimin e një oficeri shqiptar, i cili e vuri përvojën, dijen dhe aftësitë e tij në shërbim të lirisë së Kosovës.
Adem Shehi, oficer me një karrierë të gjatë në strukturat ushtarake shqiptare, gjatë viteve 1997–1999 u angazhua në përgatitjen dhe stërvitjen e vullnetarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 1999, si vullnetar i UÇK-së, ai mori detyrën e Komandantit të Brigadës 153 Gollak, në Zonën Operative të Llapit, duke drejtuar mobilizimin, organizimin, logjistikën dhe veprimet luftarake të brigadës deri në hyrjen e saj në Prishtinë.
Pas luftës, kontributi i tij u vlerësua me shtetësinë e Republikës së Kosovës, titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Prishtinës dhe, më 12 qershor, me dekoratën presidenciale “Urdhri i Lirisë”, për kontributin në përgatitjen luftarake të vullnetarëve të UÇK-së dhe drejtimin e Brigadës 153.
🎬 Një histori përkushtimi, përgjegjësie dhe besnikërie ndaj një ideali.
Një dëshmi personale mbi një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës dhe mbi shqiptarët që zgjodhën të ishin pjesë e tij.
Ky dokumentar mbështetet nga:
Shoqata Tirana
Lidhja e Shqiptarëve në Botë - Dega Tiranë
Shoqata Kombëtare Labëria
Shoqata Patriotike Çamëria - Dega Tiranë
Shoqata Lunxheria
Shoqata Durrësi Autokton
Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra
Shoqata Atdhetare Kulturore Martaneshi
Shoqata Atdhetare Dibra
Shoqata “Tafil Buzi”
📍 Kinema Millennium, Tiranë
📅 8 tetor 2026
🕖 Ora 19:00
Ju mirëpresim!