Libri Juaj

Libri Juaj Doni te botoni nje liber por nuk keni mjaftueshem te ardhura? Botojeni me tirazh te vogel!

Libri juaj rregjistrohet ne Biblioteken Kombtare dhe ju merrni aq kopje sa ju nevoiten pa shpenzuar shume.

19/08/2026
02/11/2025

Celebrating my 14th year on Facebook. Thank you for your continuing support. I could never have made it without you. đŸ™đŸ€—đŸŽ‰

21/08/2025

So many books, so little time.

Frank Zappa

23/02/2022
28/09/2021
14/07/2021

💛NesĂ«r jemi nĂ« Berk me Sokolin dhe JonidĂ«n pĂ«r tĂ« folur mbi poezinĂ« bashkĂ«kohore greke si dhe pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar poezi tĂ« mira.

Më pas do të qëndrojmë me njëri-tjetrin me nga një gotë në dorë. Jeni të mirëpritur! (Si përherë)

06/07/2021

đŸŒčLIBËR I RI!
ANTOLOGJIA E POEZISË BASHKËKOHORE GREKE i ofron lexuesit shqiptar njĂ« pĂ«rzgjedhje tĂ« pashoqe tĂ« disa prej zĂ«rave mĂ« tĂ« pasur dhe mĂ« emocionues tĂ« kohĂ«s sonĂ«. PoetĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ« janĂ« tĂ« rinj, shumica prej tyre nĂ«n dyzetĂ«, por ata bartin me vete bagazhin e njĂ« tradite tĂ« pasur tĂ« poezisĂ« greke, duke u bĂ«rĂ« kĂ«shtu pjesĂ« e periudhĂ«s post-moderne tĂ« shkruar pas konsolidimit shtetĂ«ror tĂ« viteve ’70. VĂ«zhgimi i mprehtĂ« e i thellĂ« i kĂ«tyre poetĂ«ve tĂ« rinj, krahas disa prej patriarkĂ«ve tĂ« poezisĂ« greke Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« shekull tĂ« njĂ«zetenjĂ«tĂ«, duke e çuar lexuesin nĂ« zemĂ«r tĂ« pĂ«rvojĂ«s aktuale tĂ« jetuar. KohĂ«t e fundit Greqia Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« qendĂ«r e disa prej konflikteve mĂ« tĂ« pazgjidhshme tĂ« ditĂ«ve tĂ« sotme, me krizĂ«n ekonomike dhe atĂ« tĂ« refugjatĂ«ve, duke çuar nĂ« fuqizim tĂ« idiomĂ«s poetike.

Askund nuk është kjo më e dukshme sesa në këtë antologji magjepsëse, e cila mbledh së bashku një tubë të pasur poezish në përgjigje të një angazhimi moral dhe politik të përbashkët.

Boshtet ndjesore, rreth të cilëve sillen poetët janë komunikimi me paraardhësit, vetënjohja, dashuria pa përgjigje, brenga e vendlindjes së braktisur, identiteti shoqëror, të shprehura këto përmes riciklimit të fgurave mitike, autoironisë dhe kritikës historike.

Pavarësisht afërsisë dhe komunikimit, çuditërisht, marrëdhëniet letrare të dyanshme mes shqiptarëve dhe grekëve janë shumë më të varfra se marrëdhëniet njerëzore, ekonomike, politike dhe, së fundmi, edhe ato gjeo-strategjike të këtyre 30 viteve të fundit. Në këtë vështrim, kjo antologji, e përbërë dhe nga poetë që kanë banuar ose vijnë nga jashtë kufijve administrativë të vendit, ngre vetvetiu pyetje mbi çfarë do të thotë të shkruash poezi kombëtare në shekullin XXI.

đŸ‘‰đŸ»PĂ«rgatiti dhe pĂ«rktheu: Sokol Çunga
đŸ‘‰đŸ»Kopertina: Apparat Studio
đŸ‘‰đŸ»MbĂ«shteti: Arkivi Digjital Elbasan

05/07/2021

🐣 LIBËR I RI!
Jemi mĂ«suar me shqiptarĂ« qĂ« ndĂ«r shekuj kanĂ« gjetur strehĂ« nĂ« vende tĂ« huaja, por dimĂ« fare pak pĂ«r tĂ« huajt qĂ« janĂ« strehuar te ne. NjĂ«ri prej tyre Ă«shtĂ« Gennaro Simini, revolucionar, patriot italian dhe mjek i pĂ«rkushtuar, i cili erdhi nĂ« ShkodrĂ«n e shekullit XIX, pas lĂ«vizjeve tĂ« vitit 1848, pĂ«r t’i shpĂ«tuar burgjeve burbone dhe jetoi nĂ« qytetin shqiptar deri sa dha frymĂ«n e fundit. Simini ushtroi profesionin e mjekut duke ngjallur respekt e dashuri nĂ« popull tĂ« krishterĂ« e myslimanĂ«, dhe nĂ« pak kohĂ« u bĂ« i njohur si mjeku i qytetit. Ky libĂ«r, i cili bazohet nĂ« shkrimin e tĂ« birit, Giacinto Simini, nĂ« kujtimet e shumĂ« protagonistĂ«ve tĂ« Rizorxhimentit nga jugu i ItalisĂ« dhe nĂ« dokumentet arkivore tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Jashtme, pĂ«rpos se njĂ« memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirĂ«filli dhe si njĂ« roman aventure, i cili ndjek peripecitĂ« e shumta e tĂ« rrezikshme tĂ« mjekut italian nĂ« ShqipĂ«ri. TashmĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« lexuesit shqiptar, “NjĂ« patriot leçez nĂ« ShqipĂ«rinĂ« osmane”, do tĂ« rindezĂ« pamjet e freskĂ«ta tĂ« njĂ« ShqipĂ«rie pak tĂ« njohur e tĂ« njĂ« kryeqendre si Shkodra, ku jetonin pranĂ« e pranĂ« njerĂ«z tĂ« kombĂ«sive tĂ« ndryshme, duke shqyrtuar kĂ«shtu karakterin kozmopolit tĂ« ShqipĂ«risĂ« sĂ« kohĂ«s dhe ngjarjet qĂ« e karakterizuan atĂ«.
đŸ‘‰đŸ»Nga java tjetĂ«r nĂ« librari!

đŸ‘‰đŸ»Libri vjen si botimi i pestĂ« i gjerdanit "RradhonjtĂ« e Shejzave". Shejzat Pleiades

27/03/2021

Address

Tirana
1001

Opening Hours

Monday 10:00 - 20:00
Tuesday 10:00 - 20:00
Wednesday 10:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libri Juaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Libri Juaj:

Shortcuts

Share

Category