02/09/2026
Uruk Chronicles. Lidhuni fort. Ky parfum ju çon në qiellin e shtatë. 🚀
Mbajeni mend ç’po ju them: ka për të bërë namin!
Nuk na shkonte mendje që Etat Libre D’Orange do t’i jepte oudit një drejtim të tillë. E ka veshur me lëng luleshtrydhesh, mandarine që kur të dalë në sipërfaqe të jetë i bukur, i lëngshëm, sensual, me një errësi vezulluese po kurrë i rëndë.
Pasuria e shfaranit në sfond i mban gjërat nën kontroll. Duke mos lejuar që frutat të embëlsohen dhe as oudi të bëhet i thartë.
Irisi, po ka edhe iris, i jep një prekje pudrore që funksionon mrekullisht me gjithçka tjetër.
Një akord tonka është prezent për efektin hedonist të pamohueshëm të këtij parfumi.
Uruk Chronicles është kaq bukur i ndërtuar sa duket sikur ka ardhë nga një botë tjetër. Do ta dashuroni nga momenti i parë dhe në çdo nuhatje për 24 orët që pasojnë do ta dashuroni edhe pak më shumë.
2 fjalë për emrin:
Uruku ishte një qytet i rëndësishëm i botës së lashtë sumere dhe lidhet me figurën legjendare të mbretit Gilgamesh, në territorin e Irakut të sotëm.
Ka pikërisht aromën që imagjinoj se mund të kishte oborri i Gilgamesh*t: plot jetë dhe valltarë, i ndriçuar nga pishtarë të ndezur, me aromën e frutave, erëzave që digjen dhe drurit të oudit në ajër.Ka pikërisht aromën që imagjinojmë se mund të kishte oborri i Gilgamesh*t: plot jetë dhe valltarë, i ndriçuar nga pishtarë të ndezur, me aromën e frutave, erëzave që digjen dhe drurit të oudit në ajër.