Miqtë e Librit

Miqtë e Librit Librari e librit Islam në gjuhën shqipe. E vetmja librari zyrtare e KMSH-së. Libra islamë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Suvenire islame dhe plot surpriza të tjera.

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Maj 2026, do të gjeni:》Një jetë me Të, përjetë me Të – Editorial nga Mehmet D...
30/05/2026

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Maj 2026, do të gjeni:

》Një jetë me Të, përjetë me Të – Editorial nga Mehmet Disha
》Familja, strehë e qetësisë dhe e mëshirës – Tauland Bica
》Sëmundja e vetëpëlqimit – Edison Hoti
》Sfida e integrimit kulturor të myslimanëve në botën perëndimore – Xhemal Balla
》Gruaja - zemra e familjes dhe shoqërisë – Jonida Cikalleshi
》Domosdoshmëria e fesë në shoqërinë moderne – Aorel Senja
》Ndjenja e vetëllogarisë – Abdullah Bulku
》Foleja më e rëndësishme e shoqërisë është familja – Dorian Demetja
》Cilat janë kriteret për të dalë imam në namaz dhe si është radha? – Këshilli për çështjet fetare - Insi.al
》Puna dhe prona në optikën e fesë Islame – Rejan Dervishi
》Mrekullia e namazit – Saimir Bulku
》Këshilla II – Hapësirë fëminore
》Zgjohu – poezi nga Mehmet Akif Ersoj
》Lajme/Aktivitete

29/05/2026

Qëndrim publik mbi udhëzimin për terapinë hormonale te të miturit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë debatin publik të krijuar pas publikimit të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë në tërësi, dhe në veçanti pjesën, ku ndër të tjera thuhet: “Terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.”

Ashtu sikurse kemi qëndruar publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetemi koherent qëndrimit kundër edhe derivateve të tjera të tij, siç është rasti konkret.

Udhëzime të tilla përbëjnë një çështje jashtëzakonisht delikate, që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik sidomos të fëmijëve dhe adoleshentëve tanë. Për këtë arsye, çdo hap institucional në këtë drejtim duhet të trajtohet me kujdes maksimal, përgjegjësi të lartë dhe ndjeshmëri ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh kundërshtimin e tij ndaj çdo qasjeje që hap rrugë për ndërhyrje hormonale në mosha të tilla.

Ne besojmë se të miturit nuk duhet të vendosen përballë proceseve me pasoja të thella dhe afatgjata për jetën e tyre, në një periudhë kur personaliteti dhe identiteti i tyre janë ende në formim.

Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, orientim, mbështetje familjare dhe kujdes profesional të përgjegjshëm.

Shoqëria jonë nuk duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi dhe tension social në raport me natyrën njerëzore, familjen dhe edukimin e brezave të rinj.

KMSH i bën thirrje institucioneve shtetërore, profesionistëve të shëndetit, prindërve dhe gjithë aktorëve shoqërorë që çështje të tilla të mos trajtohen me nxitim apo nën ndikimin e trendeve ideologjike të përkohëshme, por me maturi, dialog të gjerë dhe përgjegjësi kombëtare.

Ne qëndrojmë pranë shqetësimit të shumë prindërve dhe besimtarëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e vlerave familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e ndjeshmërisë morale e kulturore të shoqërisë sonë.

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Prill 2026, do të gjeni:》Dita që lindi profeti Muhamed (a.s.) – Mehmet Disha》...
21/04/2026

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Prill 2026, do të gjeni:

》Dita që lindi profeti Muhamed (a.s.) – Mehmet Disha
》Fjala përshëndetëse e kryetarit të KMSH, në programin artistik “Profeti Muhamed (a.s.), Krenaria e Njerëzimit” – H. Bujar Spahiu
》Përvjetori i lindjes së Hafiz Ali Korçës dhe varri i tij në Kavajë – Ledian Cikalleshi
》Bujqësia, xhihadi dhe shpëtimi ynë – Tauland Bica
》Të jetosh i lirë… deri ku? - Leonard Çela
》Pesë dhunti – Veton Tulla
》Rëndësia dhe qëllimi i Haxhit – Lauren Luli
》Sakrifica e kurbanit, përkujdesje ndaj njeriut – Dorian Demetja
》Leasing në këndvështrimin Islam – Këshilli për çështjet fetare - Insi.al
》Zoti i Frikës apo i Mëshirës - Një reflektim mbi ligjërimin fetar, shpirtin njerëzor dhe perceptimin tonë rreth Zotit – Dr. Ana Haxhiu
》Haxhi është m’e madheja pasqyrë për demokrasinë muslimane – Retrospektivë nga Hafiz Ali Korça
》Këshilla – Hapësirë fëminore
》Poezi kushtuar Profetit Muhamed (a.s.) – poezi nga Vexhi Buharaja
》Lajme/Aktivitete

12/04/2026
Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Mars 2026, do të gjeni:》Vazhdimësi edhe pas Ramazanit – Dorian Demetja》Spirit...
25/03/2026

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Mars 2026, do të gjeni:

》Vazhdimësi edhe pas Ramazanit – Dorian Demetja
》Spiritualizmi në shkencat humane – Prof. Dr. Ajhan Tekinesh
》Feja midis filozofisë së jetës dhe dogmës – Leonard Çela
》Të jetosh mes njerëzve duke qenë me të Vërtetin – Tauland Bica
》Islami dhe diversiteti njerëzor – Jonida Cekaj
》Morali i heshtur i krijimit – Zekerija Çiçek
》A lejohet që paratë që kam dhënë borxh t’i quaj zekat? – Këshilli për çështjet fetare - Insi.al
》Një lutje nga Uvejs -el’Karani
》Myslimanët, të parët që denoncuan komunizmin – Genti Kruja
》Familja, themeli bazë i bashkësisë njerëzore – Aida Kurti
》Disa kritere për një moral të bukur – Rejan Dervishi
》Pëllumbat e shpellës – Hapësirë fëminore
》Ç'do të bëhet, vallë, halli im! – poezi nga Junus Emre
》Lajme/Aktivitete

NjoftimKomuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "...
18/03/2026

Njoftim

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 20 Mars 2026, ora 06:30.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:
06:00 – Hapja e programit
06:05 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, z. Elton Karaj
06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli
06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Ftojmë të gjithë besimtarët që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komod gjatë ceremonisë së faljes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron gëzuar Fitër Bajramin! Lusim Allahun t’jua ketë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet e këtij muaji të begatë!

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Shkurt 2026, do të gjeni: 》Agjërimi - Hytbe e Pejgamberit (a.s.) mbi rëndësin...
25/02/2026

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Shkurt 2026, do të gjeni:

》Agjërimi - Hytbe e Pejgamberit (a.s.) mbi rëndësinë e Ramazanit
》Agjërimi dhe dobitë e tij – H. Bujar Spahiu
》Dy sy që nuk do ta shohin zjarrin e Xhehenemit – Tauland Bica
》Gruaja dhe Ramazani - Drita që agjëron në heshtje – Jonida Cikalleshi
》Zekati dhe Sadakaja e Fitrit – Gentian Mara
》A mund të marrin hoxhallarët dhurata? – Bediuzzaman Said Nursi
》Ademi (a.s), si filloi jeta në Tokë – Redaksia
》Merjemi - Zonja e ndershme (Shënime rreth sures Merjem) – Kudret S. Hoxha
》Vlera dhe Rëndësia e Natës së Kadrit – Nasuf Hoxha
》Fitër Bajrami, festë dhe inkurajim për angazhime të mëtejshme – Dorian Demetja
》Duar që zgjaten drejt meje – Rovena Xhili
》Letra e Ajnshtajnit për të bijën, Lieserl: Dashuria është gravitet – Hapësirë fëminore
》Për ty Allahu mjafton – poezi nga Arjola Zaçi
》Lajme/Aktivitete

16/02/2026

🌙 Mirë se erdhe RAMAZAN!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Medreseja e Tiranës kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në një mbrëmje të veçantë dedikuar muajit të bekuar të Ramazanit.

• 📅 Data: 17 Shkurt 2026
• 🕕 Ora: 18:00
• 🏛️ Vendi: Akademia e Arteve, Tiranë

Një program artistiko-fetar me
• 📖 Këndime nga Kurani
• 🎤 Ligjërata
• 🎶 Ilahi
• 🎭 Pjesë teatrale

Ju mirëpresim!

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Janar 2026, do të gjeni:》Ramazani, ftesë e Zotit për të dashurit e Tij -  H. ...
20/01/2026

Në numrin e ri të revistës “Drita Islame”, Janar 2026, do të gjeni:

》Ramazani, ftesë e Zotit për të dashurit e Tij - H. Hafiz Sabri Koçi
》Në përkujtim të 35 vjetorit të rihapjes së xhamisë “Et’hem Beu” – Dorian Demetja
》Fllade shpirtërore në pritje të Ramazanit – Mehmet Disha
》Reflektime udhëtarësh nga viti në vit – Leonard Çela
》Agjërimi, një nga shtyllat e adhurimit në Islam – Dr. Elton Karaj
》El-ihtijaru li taʿlīli-l-muhtari – vepër themeltare e Fikhut Hanefi – Sabri Bajgora
》Le ta presim Ramazanin si të ishte i fundit – Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
》Pozitivizmi dhe feja – Abdullah Bulku
》Pyetje & përgjigje rreth agjërimit – Redaksia
》Suneti i pastër i Muhamedit a.s., burim i pastër për arsimin, kulturën dhe civilizimin islam – Xhemal Balla
》Koha kalon, fëmijët rriten – Aisa Kokiçi
》Këshilla të vlefshme për çdo fëmijë – Hapësirë fëminore
》Hana e Ramazanit – poezi nga Ferit Vokopola
》Lajme/Aktivitete

07/01/2026

Filluan abonimet në revistën "Drita Islame" për vitin 2026

Të interesuarit mund të paraqiten për abonime pranë myftinisë së qytetit ose xhamisë që gjendet më afër.

Misioni i revistës “Drita islame” është një mision i lartë në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare. Ne mendojmë dhe besojmë se, edukimi i njeriut dhe të jetuarit me frymën islame, e bën atë qytetar të denjë për të jetuar në një shoqëri të kohës dhe të aftë për të mbrojtur interesat e kombit.

Revista “Drita islame” vjen për të gjithë lexuesit me një larmishmëri rubrikash si: Kuran, hadith, aktualitet, familja, shëndeti, shoqëria, histori, spiritualitet, shkencë, kuriozitet, kulturë, art, etj.

Redaksia e revistës “Drita islame” mirëpret të gjitha bashkëpunimet që do të trajtojnë edukimin e ndjenjave fetare, kombëtare, kulturore e shoqërore dhe çdo sugjerim për ta ndërtuar më mirë apo për të përmirësuar cilësinë e saj.

Address

Xhorxh W. Bush, Nr. 50
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Telephone

+355686496606

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Miqtë e Librit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Miqtë e Librit:

Shortcuts

Share

Category