Gjonaj Group Holdings

Gjonaj Group Holdings One of the most important business groups in the Western Balkans, employing more than 1500 people across 13 countries with more than 14 companies.

Gjonaj Group ftohet në GPF Global Flagship Conference Vienna 2026 Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, z. Marin G...
09/09/2026

Gjonaj Group ftohet në GPF Global Flagship Conference Vienna 2026

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, z. Marin Gjonaj, mori pjesë me ftesë të organizatorëve në GPF Global Flagship Conference Vienna 2026, një forum ndërkombëtar që bashkon drejtues të biznesit, investitorë dhe përfaqësues të lartë institucionalë nga vende të ndryshme. Aktiviteti u zhvillua më 8 shtator në Vjenë të Austrisë dhe mblodhi përfaqësues të rëndësishëm nga biznesi, politika, financa dhe industria. Në qendër të diskutimeve ishin investimet, transformimi i gjelbër, teknologjia dhe inteligjenca artificiale, zhvillimet gjeopolitike, si dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, z. Gjonaj zhvilloi takime dhe diskutime me përfaqësues të GPF Global, investitorë dhe përfaqësues të institucioneve austriake të pranishëm në aktivitet. Një vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive të reja për bashkëpunim dhe investime, veçanërisht në sektorin e energjisë. “Takimet me investitorët, veçanërisht me ata që operojnë në fushën e energjisë, ishin shumë të rëndësishme për ne. Synojmë të zgjerojmë bashkëpunimet në këtë sektor, me fokus të veçantë në investimet dhe projektet tona në Ballkan. Forcimi i partneriteteve ndërkombëtare është një element i rëndësishëm i strategjisë sonë të zhvillimit,” u shpreh z. Marin Gjonaj.

Gëzuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës!~Peace begins with a smile ✨
05/09/2026

Gëzuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës!
~
Peace begins with a smile ✨

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group, Z. Marin Gjonaj, mori pjesë, me ftesë të organizatorëve, në Bled Strategic Forum 2026...
01/09/2026

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group, Z. Marin Gjonaj, mori pjesë, me ftesë të organizatorëve, në Bled Strategic Forum 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të dialogut politik, ekonomik dhe strategjik në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Gjonaj Group Holdings është i pranishëm në tregun slloven me kompaninë ETMT Energy Doo me seli në Lubjanë. ETMT Energy është anëtare me të drejta të plota në HUBX, Bursa Hungareze e Energjisë dhe IBEX, Bursa Bullgare e Energjisë si dhe bashkëpunon përmes Ener Trade në gjithë tregun ballkanas të energjisë.

“Bled Strategic Forum është një platformë shumë e rëndësishme që sjell së bashku lidershipin politik dhe botën e biznesit në nivel evropian, me një vëmendje të veçantë ndaj zhvillimeve në rajonin tonë. Gjatë Forumit patëm takime shumë të frytshme dhe diskutuam mundësi konkrete bashkëpunimi, veçanërisht në sektorët e telekomunikacionit dhe energjisë. ” – u shpreh z. Marin Gjonaj.

Lexo më shumë:👇
https://gjonajholdings.com/gjonaj-group-participates-in-the-bled-strategic-forum-2026-in-slovenia/

INFO-Telecom, part of Gjonaj Group Holdings is seeking to hire for the following position: Costumer Success Director. Fo...
31/07/2026

INFO-Telecom, part of Gjonaj Group Holdings is seeking to hire for the following position: Costumer Success Director.

For more information, all interested applicants can contact us at the email address:
📨[email protected]

or at our contact number:

☎️+355 68 401 6349

INFO-Telecom, part of Gjonaj Group Holdings is seeking to hire for the following position: Business Development Director...
31/07/2026

INFO-Telecom, part of Gjonaj Group Holdings is seeking to hire for the following position: Business Development Director.

For more information, all interested applicants can contact us at the email address:
📨[email protected]

or at our contact number:

☎️+355 68 401 6349

INFO-Telecom, part of Gjonaj Group Holdings is seeking to hire for the following position: Lead Generation Director.For ...
31/07/2026

INFO-Telecom, part of Gjonaj Group Holdings is seeking to hire for the following position: Lead Generation Director.

For more information, all interested applicants can contact us at the email address:
📨[email protected]

or at our contact number:

☎️+355 68 401 6349

Firmoset marrëveshja strategjike e bashkëpunimit ndërmjet SINENG Electric Group dhe INFOTelecom Gjatë zhvillimit të pana...
21/07/2026

Firmoset marrëveshja strategjike e bashkëpunimit ndërmjet SINENG Electric Group dhe INFOTelecom

Gjatë zhvillimit të panairit ndërkombëtar Intersolar Europe 2026 në Mynih të Gjermanisë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet SINENG Electric Group, një prej liderëve globalë në teknologjitë e energjisë së rinovueshme, dhe INFOTelecom EPC, pjesë e Gjonaj Group Holdings. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të të dy kompanive dhe u firmos nga z. Arben Margilaj, Drejtor i Departamentit të Projekteve të Zhvillimit të Energjisë në INFOTelecom EPC dhe z. William Rang, President Ekzekutiv i SINENG Electric Group në Kinë.

Kjo marrëveshje përfaqëson finalizimin e një kontrate të drejtpërdrejtë për furnizimin me pajisje energjetike për projektin fotovoltaik të Solar Park Gjorica 40 MW, si dhe shënon fillimin e një partneriteti afatgjatë ndërmjet dy kompanive për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme që Gjonaj Group Holdings ka në proces në rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Rumaninë, Bullgarinë, Malin e Zi dhe vende të tjera të rajonit.

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings Marin Gjonaj, e vlerësoi këtë marrëveshje si një hap konkret në investimet e kompanive të këtij grupi biznesi në prodhimin e energjisë së pastër. “Marrëveshja me SINENG Electric Group përforcon më tej strategjinë e Gjonaj Group Holdings për ndërtimin e partneriteteve me liderët botërorë të teknologjisë, duke sjellë në rajon zgjidhje inovative dhe standarde të larta për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në mbështetje të transformimit të qëndrueshëm energjetik të Ballkanit” tha z. Marin Gjonaj.

Gjonaj Group Holdings, me ftesë të Agjencisë Shqiptaret të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në Forumin Ekonom...
22/06/2026

Gjonaj Group Holdings, me ftesë të Agjencisë Shqiptaret të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në Forumin Ekonomik Poloni – Shqipëri (Poland – Albania Business Mixer).

Forumi u zhvillua në Varshavë dhe u hap nga përfaqësues të lartë të institucioneve polake dhe shqiptare, ndër ta z. Michał Baranoëski, Zëvendësministër i Shtetit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Polonisë, z. Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, z. Artur Osuchoëski nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH), si dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi.

Gjonaj Group Holdings u përfaqësua në këtë forum nga z. Gentian Jahja, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në INFOTelecom dhe njëherazi Administrator i Solar Park Gjorica. Gjatë fjalës së tij, z. Jahja prezantoi aktivitetin dhe vizionin e grupit, duke theksuar: "Gjonaj Group Holdings është një korporatë shqiptare biznesi që operon në tregun ndërkombëtar. Kemi interes të madh për të bashkëpunuar me partnerët polakë në fushat e telekomunikacionit dhe energjisë, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe investimi mes dy vendeve."

Në kuadër të forumit, z. Jahja zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme polake, ndër të cilat Agjencia Polake të Tregtisë dhe Investimeve (PAIH); Banka Polake e Zhvillimit, etj.

Duke komentuar pjesëmarrjen në forum, Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, z. Marin Gjonaj, deklaroi: "Jemi tashmë të pranishëm në Poloni përmes disa bashkëpunimeve me operatorë të telekomunikacionit. Besojmë se ekziston një potencial i konsiderueshëm për zgjerimin e partneriteteve tona edhe në fushën e energjisë së pastër diellore, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar për të dy tregjet."

Pjesëmarrja në Forumin Ekonomik “Poland – Albania Business Mixer” konfirmon angazhimin e Gjonaj Group Holdings për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të krijuar partneritete strategjike afatgjata dhe për të promovuar potencialin e biznesit shqiptar në tregjet evropiane.

Me ftesë të Dhomës Turke të Tregtisë në Shkup dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Gjonaj Group Holdings mori pjesë në ...
12/06/2026

Me ftesë të Dhomës Turke të Tregtisë në Shkup dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Gjonaj Group Holdings mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi–Maqedonia e Veriut, një nga aktivitetet më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të rajonit, i organizuar në Stamboll. Gjonaj Group është prezent në tregun e Maqedonisë së Veriut me kompanitë INFOTelecom EPC dhe ETMT Energy, respektivisht në fushat e prodhimit të energjisë së pastër diellore dhe të tregtimit rajonal të energjisë.

Në forumin e Stambollit, Gjonaj Group, u përfaqësua nga z. Özgür Karamanoğlu, Përfaqësues zyrtar i INFOTelecom EPC për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Gjatë aktivitetit, ai zhvilloi një sërë takimesh me partnerë aktualë dhe potencialë biznesi nga Turqia, duke diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi, zhvillimi të projekteve të përbashkëta në rajon në fushën e energjisë. Z. Karamanoğlu u takua me znj.Sanja Božinovska, Ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të qeverisë së Turqisë dhe drejtues të organizatave kryesorenomike të vendit.

Forumi u përshendet edhe nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski dhe drejtues të tjerë të lartë qeveritarë.

Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Z. Marin Gjonaj thekson se INFOTelecom, krahas investimeve në telekomunikacion dhe energji në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe Bullgari, synon shtimin e bashkëpunimit dhe projekte të përbashkëta edhe në tregun turk të energjisë. “Jemi të hapur për të bashkëpunuar me partnerët nga Turqia, në fushën e ndërtimit të paneleve diellore duke bashkuar eksperiencat e përbashkëta” tha Z. Gjonaj.

Ener Trade mori pjesë në konferencën dhe panairin ndërkombëtar ETCSEE 2026, zhvilluar në Budapest të Hungarisë, një nga ...
11/06/2026

Ener Trade mori pjesë në konferencën dhe panairin ndërkombëtar ETCSEE 2026, zhvilluar në Budapest të Hungarisë, një nga aktivitetet më të rëndësishme të sektorit të energjisë në Europën Qendrore dhe Juglindore.

Konferenca mblodhi kompani të tregtimit të energjisë, furnizues dhe prodhues, operatorë të tregut dhe të rrjeteve, institucione rregullatore, dhe investitorë dhe ekspertë të industrisë energjetike.

Në këtë aktivitet, kompania u përfaqësua nga bashkëthemeluesit Marin Gjonaj dhe Artur Micko dhe Drejtori i Sh*tjeve Rajonale Bledjan Boja, të cilët zhvilluan një sërë takimesh me partnerë strategjikë, bashkëpunëtorë biznesi dhe aktorë të rëndësishëm të tregut rajonal të energjisë.

Ndër të tjera, temat kryesore të diskutimit ishin, tregjet e energjisë elektrike dhe gazit në Europën Qendrore dhe Juglindore, integrimi i tregjeve rajonale, energjia e rinovueshme, siguria energjetike, inteligjenca artificiale dhe dixhitalizimi në tregtimin e energjisë, etj.

Në këtë sesion, ETCSEE 2026 mblodhi mbi 650–700 profesionistë të industrisë dhe mbi 50 folës ndërkombëtarë, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për rrjetëzim, partneritete dhe zhvillim biznesi në sektorin energjetik.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjonaj Group Holdings posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gjonaj Group Holdings:

Shortcuts

Share

Category