AFA FARMA

AFA FARMA Kompani Farmaceutike The Company has operated as a wholesale distribution company since 2000.

Afa Farma sh.p.k is a limited liability company founded for the purpose of providing high quality, full service distribution of pharmaceutical products throughout the country. In the first years of its activity Afa Farma has operated as a wholesaler for all the drugs registered in Albania from all worldwide companies, which includes mainly prescription drugs, OTC and medical devices. Also it was

the exclusive company for the import, sale and promotion of some products from Greek companies. Recently the company has transitioned from the strategy of being involved in multiple pharmaceutical products to a strategy of focusing its efforts in the distribution, promotion and sales of limited but quality products. Afa Farma is currently working as a wholesaler and promoter of products from UK Alinter Group and some other companies.

💊 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦 (Me 10 vitamina, 6 minerale dhe të pasuruar me ekstraktin e bimës Ginseng)Nëse jeni një njeri që:• Ha...
09/09/2026

💊 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦 (Me 10 vitamina, 6 minerale dhe të pasuruar me ekstraktin e bimës Ginseng)

Nëse jeni një njeri që:
• Hani më pak se 5 racione në ditë fruta dhe perime
• Lodheni shpejt & nuk keni përqëndrimin e duhur
• Keni filluar të ndjeni shenjat e lodhjes nga mosha
• Po kaloni një periudhë plot me punë dhe stres
• Sëmureni shpesh nga virozat stinore

Ne ju sygjerojme të merrni 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦!

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

Mënyra se si e nisim ditën është shumë e rëndësishme sepse ajo tregon edhe vazhdimësinë e ditës. Të pish një gotë ujë me...
09/09/2026

Mënyra se si e nisim ditën është shumë e rëndësishme sepse ajo tregon edhe vazhdimësinë e ditës. Të pish një gotë ujë me limon në mëngjes është shumë mirë për organizmin. Vitaminat dhe mineralet e shumta që gjenden në limon e forcojnë sistemin e imunitetit, parandalojnë shumë sëmundje dhe ndihmojnë në sistemin e tretjes.

Por duhet të keni parasysh disa këshilla, në mëngjes është më mirë uji i ngrohtë se i ftohtë. Uji i ngrohtë në mëngjes ka rëndësi, sepse ndihmon në zgjimin e gjithë trupit, ndërkohë që uji i ftohtë mund t’i dëmtojë organet tona. Për sa i takon pjesës tjetër të ditës, mund ta konsumoni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, si të dëshironi. Përveç kësaj, kur shtrydhni limonin duhet të shtrydhni dhe lëkurën, sepse është më e shëndetshme sesa vetë fruti.

Prijeni limonin në gjysmë dhe shtrydheni në gotë. Pastaj lëvoren grijeni në grirëse dhe shtojeni në gotë. Në fund shtojani ujin e vaktë apo të ftohët dhe pijen konsumojeni sapo të zgjoheni me stomakun bosh.

Përfitimet e ujit me limon janë të shumta:

-Përmirëson sistemit të tretjes
-Ndihmon në detoksikimin e trupit -Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe thonjve
-Forcon sistemin imunitar
-Përmirëson funksionin e mëlçisë
-Ndihmon në humbje më shpejtë të peshës

IRONORM është zgjidhja për një shtatzani të shëndetshme!🤰E pasur me hekur, acid folik, Vitaminë B1, Vitaminë B2, Vitamin...
08/09/2026

IRONORM është zgjidhja për një shtatzani të shëndetshme!🤰
E pasur me hekur, acid folik, Vitaminë B1, Vitaminë B2, Vitaminë C dhe Nikotinamid, IRONORM është shtojca perfekte për trajtimin e mungesës së hekurit gjatë shtatzanisë! 🔛🔝
Me ironorm ju merrni vitaminat e duhura për të pasur një shtatzani të shëndetshme, merrni hekurin e nevojshëm shtesë që trupi ka nevojë gjatë shtatzanisë dhe gjeni kurën perfekte në trajtimin e anemisë.
IRONORM gjendet në farmaci! 🇬🇧

Frutat janë shumë të rëndësishme në dietën ushqimore. Ato janë  baza e piramidës ushqimore dhe duhet të konsumohen në çd...
08/09/2026

Frutat janë shumë të rëndësishme në dietën ushqimore. Ato janë baza e piramidës ushqimore dhe duhet të konsumohen në çdo stinë dhe çdo ditë. Por, përveç kësaj është shumë e rëndësishme edhe momenti kur i konsumoni. Frutat nuk duhet ti hamë pas buke, ky është një ves i gabuar, i dëmshëm për shëndetin.

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është herët në mëngjes, pasi keni pirë një gotë me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.

Por, përse ndodh e gjithë kjo? Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejtë procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani ushqimin dhe pas tij hani menjëherë fruta, tretja e ushqimit do të ndalojë tretjen e frutave. Në këtë mënyrë frutat do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.

Prandaj konsumoni njëherë frutat e më pas ushqimin! E rëndësishme është që ato të jenë pjesë e përditshmërisë tuaj duke ndikuar pozitivisht në shëndet.

Tharja është një nga mënyrat më të vjetra për të ruajtur ushqimet. I bën të qëndrojnë më gjatë dhe i mban të sigurta për...
07/09/2026

Tharja është një nga mënyrat më të vjetra për të ruajtur ushqimet. I bën të qëndrojnë më gjatë dhe i mban të sigurta për t’u ngrënë.

Në aspektin ushqyes, ushqimi mbetet kryesisht i njëjtë, megjithëse procesi i tharjes mund të shkatërrojë vitaminat A dhe C. Numri i kalorive mund të rritet ndërsa ushqimi tkurret dhe lëndët ushqyese bëhen më të përqendruara.

Mish i thatë: është një burim i pasur i proteinave. Ai ka përmbajtje të ulët të karbohidrateve, dhe është i pasur me lëndë ushqyese si zinku, B12 dhe hekur.

Rrush i thatë: është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Ai është gjithashtu një burim i mirë i fibrave, hekurit dhe kaliumit. Gjatë procesit të tharjes rrushi humbet ujin dhe tkurret, kështu që sheqeri dhe kaloritë që mbeten janë më të përqendruara.

Kajsitë e thata: janë më të larta në shumicën e lëndëve ushqyese sesa kajsitë e freskëta. Një racion prej 5-6 kajsish të thata ka katër herë më shumë fibra sesa kajsitë e freskëta. Fibrat ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit. Kajsitë e thata gjithashtu kanë më shumë kalium, hekur dhe kalcium. Gjithsesi gjatë procesit të tharjes ato humbasin pjesën më të madhe të vitaminës A dhe C.

Kumbulla të thata: Me përjashtim të disa vitaminave, shumica e ushqyesve janë më të mirë te kumbullat e thata sesa kumbullat e freskëta. Ato janë të pasura me kalium, hekur, fibra dhe vitaminë K, si dhe antioksidantë. Ashtu si frutat e tjera të thata, ato kanë shumë kalori dhe sheqer. Kumbullat e thata gjithashtu lehtësojnë kapsllëkun.

Manaferrat e thatë: janë shpesh më të pasura në lëndë ushqyese si fibra, hekur dhe kalium sesa ato të freskëta. Gjatë procesit të tharjes kur humbasin ujin, sheqeri dhe kaloritë shtohen.

Perime të thata: Nga brokoli tek kungulli, shumica e perimeve mund të thahen dhe të përdoren më vonë në supa ose pjata të tjera. Ashtu si frutat, perimet e thata mund të mbajnë më shumë lëndë ushqyese sesa versionet e tyre të freskëta. Por ato humbasin gjithashtu vitaminat A dhe C gjatë tharjes.

Dhimbjet dhe shtrëngimet e barkut të fëmijës janë vuajtje që sfilisin fizikisht dhe emocionalisht si foshnjën dhe prindi...
06/09/2026

Dhimbjet dhe shtrëngimet e barkut të fëmijës janë vuajtje që sfilisin fizikisht dhe emocionalisht si foshnjën dhe prindin.
𝐍𝐄𝐎 𝐁𝐀𝐁𝐘 𝐆𝐑𝐈𝐏𝐄 𝐌𝐈𝐗𝐓𝐔𝐑𝐄 është zgjidhje e menjëhershme dhe krejtësisht natyrale për foshnjat që vuajnë nga: dhimbjet e barkut, gazrat dhe reflukset.
Ndihmon aparatin tretës të foshnjës të përshtatet me ushqimet e reja dhe qetëson stomakun e trazuar. Përzierja e ekstrakteve bimore lejon përdorimin që në ditët e para të jetës.

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shënd...
06/09/2026

Ajo që shumica e njerëzve dinë dhe lexojnë është se mosplotësimi i orëve të gjumit shkakton një sërë problemesh në shëndet. Prandaj, ata që nuk munden gjatë ditëve të javës ta plotësojnë këtë orar, përpiqen ta bëjnë në fundjavë.

Por nga studimet e fundit rezulton se jo vetëm fjetja e pakët por edhe fjetja e tepërt është e dëmshme për shëndetin.

Koha e duhur e gjumit ndryshon për të gjitha moshat! Fëmijët kanë nevojë të flenë më shumë. Ndërsa të rritur mjafton të flenë 7-8 orë gjumë. Megjithatë, nëse e teproni dhe flini më shumë seç është e nevojshme, atëherë mund të rrezikoheni nga këto sëmundje:

- Diabeti i tipit 2
- Obeziteti
- Sëmundjet e zemrës
- Depresioni
- Dhimbjet e kokës

Përjashtim bëhet në rastet kur jeni të pamundur apo të sëmurë dhe trupi ka nevojë të qetësohet dhe të flini më tepër, pasi gjumi shërben si shërim. Është e këshillueshme që të ngriheni herët, pasi dhe produktiviteti është më i madh. Për këtë iu duhet që edhe të flini më herët dhe të mos frekuentoni jetën e natës.

💊 Me 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦 ju përfitoni 10 vitamina, 6 minerale dhe ekstrakte të bimes Ginseng. Ndihuni energjik në punë dhe ...
05/09/2026

💊 Me 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦 ju përfitoni 10 vitamina, 6 minerale dhe ekstrakte të bimes Ginseng. Ndihuni energjik në punë dhe në aktivitetet tuaja të përditshme duke përdorur një kapsulë në ditë të Neovitës.

Grupi i njerëzve të cilët kanë nevojë të veçantë për Neovita:
🔹Të moshuarit
🔹Njerëzit e biznesit
🔹Punonjësit e zyrave
🔹Personat që janë në dietë
🔹Personat që janë pa oreks
🔹Njerëzit që lodhen lehtësisht
🔹Ata me lodhje fizike si sportistët

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

🌽🌽🌽 Misrat janë shumë të shijshëm sidomos në stinën e verës. Ato mund të konsumohen në mënyra të  ndryshme, të pjekura, ...
05/09/2026

🌽🌽🌽 Misrat janë shumë të shijshëm sidomos në stinën e verës. Ato mund të konsumohen në mënyra të ndryshme, të pjekura, të ziera dhe në gatime të ndryshme. Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni më shpesh të zier, në sallata dhe supa.

Por nëse e preferoni më shumë të pjekur atëherë përpiquni ti piqni vetë sepse misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë e këtij ushqimi. Ata shpesh janë të djegur dhe përmbajnë substanca të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Misrat përveçse shumë të shijshëm janë edhe të shëndetshëm. Përdorimi i është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore:

Ndihmon zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës,
Ndihmon personat që kanë diabetin, kjo pasi misri përmban karbohidrate rezistente të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës,
Ndihmon për funksionim sa më të mirë të trurit, kjo pasi misrat janë të pasur në vitamina B,
Ndihmon aparatin tretës, shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke e mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri,
Ndihmon shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karroten.

Address

Rruga Bardhok Biba
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30
Saturday 08:30 - 13:00

Telephone

+35542266350

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AFA FARMA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share