Shtepia e Librit

Shtepia e Librit Shtepia e Librit eshte nje hapesire per lexuesit dhe librat shqip, pjese e www.Shtepiaelibrit.com

Fitues i Çmimit Women’s Prize for Fiction.Fitues i Çmimit PEN/Hemingway për Romanin DebutuesNjë nga 50 librat më të mirë...
08/09/2026

Fitues i Çmimit Women’s Prize for Fiction.

Fitues i Çmimit PEN/Hemingway për Romanin Debutues

Një nga 50 librat më të mirë të vitit 2025 sipas The Washington Post.

Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila van Antuerp ulet dhe shkruan letra. Ajo shkëmben letra me të vëllanë, shoqen e ngushtë, shoqet e klubit të kopshtarisë, një djalë adoleshent, dekanen e fakultetit të letërsisë, autorët e saj të preferuar e shumë të tjerë. Megjithatë, letra më e rëndësishme dhe më e gjatë . ajo në të cilën Sibila i rrëfehet një personazhi të paidentifikuar – është letra që ajo nuk e dërgon kurrë. E pikërisht atëherë kur duket sikur jeta e saj ka marrë një rrjedhë të qetë, një letër e papritur e detyron të përballet me një nga periudhat më të dhimbshme të së kaluarës. Në këtë përballje, ajo duhet të gjejë kurajën të shfaqë gjithë brishtësinë që ka brenda, të pranojë gabimet dhe t’ia falë ato vetes.

Ky është portreti i një jete të vogël që zgjerohet. Na tregon se si një grua ndryshon, edhe kur kjo gjë duket e pamundur. Ky ndryshim, ashtu si edhe ky roman, rezulton të jetë një arsye për të jetuar.

Një debutim tërheqës, argëtues dhe thellësisht prekës. Një histori e thurur me mjeshtëri mbi fuqinë e fjalës së shkruar. Washington Post

A mundet një lajm i rremë të shënjojë fatin e një kontinenti? Kjo është pikërisht ajo që beson një industrialist i pasur...
05/09/2026

A mundet një lajm i rremë të shënjojë fatin e një kontinenti? Kjo është pikërisht ajo që beson një industrialist i pasur në pará e mbështetje politike dhe një marketer i paskrupullt. Së bashku do t'i hapin rrugën ngjarjeve të cilat do të shkaktojnë në 1954, grushtin famëkeq të shtetit në Guatemalë, të mbështetur nga CIA. Por kur në piedestalin e historisë ngjitet ajo, Marta, eksentrike dhe një bukuroshe e apasionuar pas politikanëve në përgjithësi dhe e diktatorëve në veçnati, kuptojmë se mund të ndodhë çdo gjë, edhe atëherë kur mendojmë se e dimë sesi do të përfundojë gjithçka.

Mario Vargas llosa ka shkruar një libër që flet për të shkuarën por me një aktualitet të paimagjinueshëm. Me këtë roman ai rikthehet tek atmosfera dhe personazhet që e kanë bërë të famshëm në të gjithë botën.

Te "Kohë të këqija" faktet historike gërshetohen me trillim letrar: kjo është e vërteta e një romani të madh që çmonton dhe zbulon gënjeshtrat e propagandës.

"Te Kohë të këqija rikthehen shumë nga tepat më të dashura të Vargas Llosës: duke filluar nga urgjenca për të denoncuar të zezë në të bardhë padrejtësitë dhe dëshirën për liri".

El Mundo

**LONGLISTED FOR THE INTERNATIONAL BOOKER PRIZE 2024**'Comrade Stalin wishes to speak with you.'A fascinating exploratio...
04/09/2026

**LONGLISTED FOR THE INTERNATIONAL BOOKER PRIZE 2024**

'Comrade Stalin wishes to speak with you.'

A fascinating exploration of the relationship between writers and tyranny, from the winner of the first Man Booker International Prize.

In June 1934, Joseph Stalin allegedly telephoned the famous novelist and poet Boris Pasternak to discuss the arrest of fellow Soviet poet Osip Mandelstam. In a fascinating combination of dreams and dossier facts, Ismail Kadare reconstructs the three minutes they spoke and the aftershocks of this tense, mysterious moment in modern history.

Weaving together the accounts of witnesses, reporters and writers such as Isaiah Berlin and Anna Akhmatova, Kadare tells a gripping story of power and political structures, of the relationship between writers and tyranny. The telling brings to light uncanny parallels with Kadare's experience writing under dictatorship, when he received an unexpected phone call of his own.

Translated from the Albanian by John Hodgson

‘One of Europe's most decorated authors... Seasoned fans [of Kadare] will be enthralled’ Sunday Times

"An ever-intriguing writer"

Julian Barnes

Duke u mbështetur në shënimet e ditarit të gjysh*t të tij, në kujtimet e fëmijërisë dhe në historitë e treguara nga pikt...
01/09/2026

Duke u mbështetur në shënimet e ditarit të gjysh*t të tij, në kujtimet e fëmijërisë dhe në historitë e treguara nga pikturat e Urbanit, Hertmans ka ndërtuar një rrëfenjë romantike të gjysh*t dhe të sjellë në jetë me forcën e madhe të imagjinatës detaje të gjalla. “Lufta dhe Terpentina” është një vepër magjepsëse për një jetë që përkoi me tragjedinë e një shekulli... dhe një përpjekje pothuajse mitike për t’i dhënë pas vdekjes, një zë të besueshëm asaj jete.

The Guardian
OMBRA GVG Publishing House
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/letersia-boterore/12653-lufte-dhe-terpentine-stefan-hertmans-9789928063559.html

libri i katërt i serisëOFF-CAMPUS me mbi 400 milionë shikime në TikTok.
31/08/2026

libri i katërt i serisë

OFF-CAMPUS me mbi 400 milionë shikime në TikTok.

Clarice Lispector was a Brazilian novelist and short-story writer. Her innovation in fiction brought her international r...
31/08/2026

Clarice Lispector was a Brazilian novelist and short-story writer. Her innovation in fiction brought her international renown. She was born in the Ukraine in 1920, but in the aftermath of World War I and the Russian Civil War, the family fled to Romania and eventually Brazil. She published her first novel, Near to the Wildheart, in 1943, when she was just twenty-three, and the next year was awarded the Graça Ar**ha Prize for the best first novel. She died in 1977, shortly after the publication of her final novel, The Hour of the Star.

https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/2134-clarice-lispector

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta im...
30/08/2026

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta ime është jetuar nga katër njerëz të ndryshëm nga njëri – tjetri që kanë trupa të ndryshëm dhe emra të ndryshëm. Çfarë ka të përbashkët midis meje dhe djalit flokëverdhë nga krahina e Rukinës? Kujtesa?

Sa më shumë jetoj, aq më shumë kujtimet e mia më duken sajesa. Unë nuk u besoj më, prandaj ato nuk janë në gjendje të më lidhin me ata, të cilët, në kohë të ndryshme kanë qenë Unë. Jeta më kujton një mozaik që shpërbëhet në pjesë të veçanta.
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/2119-evgenij-vodollazkin

I mbrujtur kësisoj, e marr esenë me sportivitet. E shkruaj esenë si tregim. Ndërsa te tregimi kemi një personazh (kryesi...
30/08/2026

I mbrujtur kësisoj, e marr esenë me sportivitet. E shkruaj esenë si tregim. Ndërsa te tregimi kemi një personazh (kryesisht) njerëzor që e çon përpara ngjarjen; ndërsa tek eseja kemi një ide, një dukuri, qoftë edhe një fjalë të vetme (diçka pa trup, pra) – “personazhi që çon përpara ngjarjen”. Në një tregim timin të dikurshëm, për shembull, personazhi kryesor është një tregues i urgjencës. Në një esenë timen, shkruar pak më vonë, “personazhi kryersor” është... futbolli.
https://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/2132-arben-dedja

Ky është libri i parë i një trilogjie të planifikuar, ku flitet për një tren që udhëton nëpër vende të cilat nuk janë të...
29/08/2026

Ky është libri i parë i një trilogjie të planifikuar, ku flitet për një tren që udhëton nëpër vende të cilat nuk janë të mundura të ekzistojnë, për një djalë të ngecur brenda një globi prej qelqi dhe për një vajzë që hyn pa dashje në aventurën më të çuditshme të jetës. Ekspresi i pamundur postar nuk është tren i zakonshëm. Është një tren me të cilin shpërndajnë postën xhuxhët, që nga rrënojat e anijeve të mbytura në fund të oqeanit e deri në hapësirë.

Kur ky tren i pamundur kalon nëpër sallonin e shtëpisë së Suzit, asaj i përmbyset bota. Pasi hipën në këtë tren, Suzi bëhet zëvendëspostiere dhe dorëzon pakon e parë te shtriga Krepuskula. Por vetë pakoja i lutet Suzit që të mos e lerë aty. Frederiku, djali i ngecur brenda globit, ka të dhëna se Krepuskula kërkon të vërë nën kontroll gjithë Bashkimin e Vendeve të Pamundura. Ndërkohë që vë shokët dhe veten në rrezik për të shpëtuar Frederikun, Suzit i duhet të bëjë zgjedhje të vështira, nga të cilat varet fati i gjithë Bashkimit.

Address

Rruga Tish Daia Te Komuna E Parisit, Pallati I Postës, Kati I Dytë
Tirana

Opening Hours

Monday 10:00 - 15:00
Tuesday 10:00 - 15:00
Wednesday 10:00 - 15:00
Thursday 10:00 - 15:00
Friday 10:00 - 15:00
Saturday 10:00 - 13:00

Telephone

+355692582308

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtepia e Librit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shtepia e Librit:

Shortcuts

Share

Category