Libraria Logos-A Tiranë

Libraria Logos-A Tiranë Libraria në Tiranë përmban vetëm botimet e Logos-A. Në këtë frymë në realizim e sipër është botimi i kompletit të Alija Izetbegoviqit.

E formuar kah fundi i vitit 1989 me emrin Mehmet Akif Ersoj dhe e themeluar zyrtarisht në tetor të vitit 1990 me emrin aktual, SHB “Logos-A” me të drejtë e konsideron veten pioniere të botimit të pavarur në ish-Jugosllavinë e atëhershme dhe në Maqedoninë e re. Ndonëse në fillim e ngritur me shumë telashe, pas këtyre 20 viteve punë të frytshme, ka arritur të nxjerrë në dritë rreth 500 tituj (mbi 3.000.000 ekzemplarë) të sferave të ndryshme të dijes. Nga këta, mbi 250 tituj janë të përkthyer nga turqishtja, anglishtja, frëngjishtja, boshnjakishtja, serbokroatishtja, arabishtja e maqedonishtja, ndërsa rreth 250 tituj të tjerë janë vepra origjinale. SHB “Logos-A” është e para shtëpi botuese private në hapësirat e ish-Jugosllavisë që arriti nxënësit t’i ofrojë libra dhe lektyra shkollore pa ideologjizma. Përveç këtyre botimeve që tashmë janë bërë të zakonshme, në Logos-A janë realizuar edhe projekte të mëdha botuese: i pari është botimi i tetë titujve universitarë shqip e maqedonisht (gjithsej 16 tituj) të përkthyer nga frëngjishtja që u realizuan gjatë viteve 2004/06; projekti i dytë është botimi i serisë njëzetvëllimëshe të Sami Frashërit, botim ky i pari në kaq vëllime në gjithë hapësirën kulturore shqiptare dhe në gjithë traditën e librave të botuar për cilindo autor te ne, që u botua me rastin e 100-vjetorin e vdekjes së autorit (2004); projekti i tretë i këtij karakteri, që u bë me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së autorit (2006), ishte botimi i kompletit të veprës së Hafiz Ali Korçës në 12 vëllime; në vitin 2008 u botua një komplet dhjetë-vëllimësh i kulturës turke në gjuhën shqipe; në vitin 2009 u botuan edhe dy komplete librash: opusi i plotë 8-vëllimësh i veprave të Imam Vehbi Ismailit dhe gjithë veprimtaria origjinale në 10 vëllime e Nexhat Ibrahimit. Dhe, në vitin 2010 po ashtu vazhdoi tradita e kompleteve - në gjuhën shqipe erdhi vepra më e madhe mistike, “Mesnevi”, si dhe botimi 3-vëllimësh i historisë turke në Ballkan, “Balkan Türklüğü”, i autorit Jusuf Hamzaoğlu. Në pjesën e prezantimeve, deri tash
Logos-A ka organizuar mbi 50 promovime të librave në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri dhe rregullisht merr pjesë në panaire nacionale, ballkanike, por edhe ndërkombëtare, siç janë panairet në Stamboll, Frankfurt, Bolonjë, Londër, Gjenevë, Sofje e Kajro, prej ku shumë herë është kthyer me shpërblime e mirënjohje. SHB “Logos-A” funksion me disa degë të saj, nga të cilat në vendin tonë janë ato në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strugë, ndërsa nga ato që janë jashtë kufijve të shtetit tonë, janë në Prishtinë, Tiranë, Stamboll dhe Dyseldorf. Këshilli Botues dhe Këshilli Redaktues, të formuar qëmoti në Logos-A, e që viteve të fundit u pasuruan me emra të rinj gjithnjë në të mirë të cilësisë, për shkak të numrit të madh të titujve, por edhe për qëllime cilësore, bëri sistematizimin tematik të bibliotekave, ashtu që tash në kuadër të kësaj shtëpie botuese funksionojnë këto biblioteka: Lexo, Divan, Tekste universitare, Tekste shkollore, Filizat, Fjala, Mendimi islam, Elif, Biblioteka e xhepit dhe Botimet e veçanta. Gjatë këtyre viteve sa Logos-A i ka kaluar si botues, përveç aktiviteteve botuese, në hapësirën tonë njihet edhe si dhuruesja më e madhe e librit jo vetëm individëve e bibliotekave, por edhe shkollave e fakulteteve. Kjo para së gjithash është brë falë ndihmës dhe bashkëpunimit të Administratës Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA). Logos-A është edhe organizatore e dy tubimeve shkencore: i pari është simpoziumi që u mbajt në shtator të vitit 2000 me titull “Dialog mes qytetërimeve” i organizuar në Shkup dhe, i dyti, është konferenca ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit që u organizua në nëntor 2004. Logos-A ka bashkëpunëtorë e miq gjithandej në trojet shqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare. Po ashtu ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë me shumë institucione qeveritare e joqeveritare të vendit dhe me shumë sosh ndërkombëtare. Ndonëse me gjithë këtë bujë të madhe të aktiviteteve botuese, shkencore e kulturore, megjithatë Logos-A konsideron se edhe shumë gjëra presin për t’u bërë, ashtu që elani i saj akoma më shumë forcohet që edhe në të ardhmen t’i shërbejë iluminizmit të njeriut, pa dallim ngjyre, kombi ose religjioni. Kryefjala e Logos-A mbetet “Mbi të gjitha vlerat”.

15/08/2026

Libri: Vizitë në kasollen e Hajdegerit
Autori: İbrahim Kalın
Formati: A5

Libri “Vizitë në kasollen e Hajdegerit” shkruar nga pena e mendimtarit dhe shtetarit turk Ibrahim Kallën është një vepër që autori i shpalos mbresat dhe reflektimin e tij mbi qenien dhe hapësirën. Ai përcjell mesazhet filozofike që në të vërtetë i përjetoi gjatë vizitës së tij në vendstrehimin e filozofit famëmadh gjerman.

Logos-A
Frymëzimi vazhdon…

26/06/2026

Libri: NGA URTËSIA HYJNORE TE MENDIMI KOMBËTAR – FILOZOFIA ISLAME DHE THELBI I QYTETËRIMIT SHQIPTAR
Autor: Ramazan Fetahu
Formati: A5
Faqe: 370

Logos-A nxorri nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar...”, të autorit Ramazan Fetahu.
Ky libër paraqitet si një vepër që fton lexuesin në një udhëtim të thellë shpirtëror dhe intelektual.
Autori argumenton se filozofia islame, teologjia, misticizmi dhe qytetërimi shqiptar janë pjesë të një mozaiku të pandashëm, që ndriçon identitetin tonë kulturor e shpirtëror.
Libri iu shërben studiuesve, albanologëve, historianëve dhe masës së gjerë.

Frymëzimi vazhdon...

19/06/2026

Libri: NËNAT QË NUK BËRTASIN
Autor: Hatice Kübra Tongar
Formati: A5
Faqe: 216

Gjatë këtyre ditëve kur po mbahet panairi i librit në Prishtinë, Logos-A solli në dritën e botimit librin me titull: “Nënat që nuk bërtasin” të autores Hatixhe Tongar.
Ky libër mëton të ndërtojë një mënyrë të re komunikimi ndërmjet nënës dhe fëmiut ku në rend të parë vijnë mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe kujdesi.
Librin e bën mjaft tërheqës jo vetëm gjuha e kuptueshme dhe e lehtë por edhe ilustrimet e ndryshme.

Frymëzimi vazhdon...

19/06/2026

Libri: EBU HANIFJA DHE METODOLOGJIA E TIJ E HADITHIT
Autor: İsmail Hakkı Unal
Formati: A5
Faqe: 378
Përktheu: Ali Pajaziti

Logos-A ka kënaqësinë që lexuesve tua paraqes librin me titull: “Ebu Hanifja dhe metodologjia e tij e hadithit” nga autori İsmail H. Unal.
Kjo vepër vë në spikamë faktin që Ebu Hanifja, kjo figurë markante e teologjisë dhe jurisprudencës islame, i kushtoi vëmendje edhe hadithit dhe tubimit të tij.
Kompetenca e Ebu Hanifes në kritikën dhe vlerësimin e hadithit ofron prova të mjaftueshme për ekspertët që ta klasifikojnë nder njohësit e jashtëzakonshëm të kësaj disipline.
Libri iu shërben studiuesve të shkencave islame, teologëve dhe masës së gjerë.

Frymëzimi vazhdon...

19/06/2026

Libri: NË KËRKIM TË THELBIT
Autor: İbrahim Kalın
Formati: A5
Faqe: 272

Ky libër nga mendimtari dhe shtetari turk Ibrahim Kallën na fton të eksplorojmë horizontet e pafundme të botës sonë të brendshme.
Në botën e sotme, ku zëri ynë i brendshëm dobësohet gjithnjë e më shumë nga robëria e një epoke zhurme, ai thërret në skenë thelbin tonë, veten tonë të vërtetë - vetë thelbin që dëshirojmë dhe ndjekim, duke na kujtuar veten sa herë që mendja prek mendjen, zemra prek zemrën.

Frymëzimi vazhdon...

09/06/2026

THE THIRD ISSUE OF THE SCIENTIFIC JOURNAL LOGOS-A HAS BEEN PUBLISHED.
With special pleasure, we inform you that Issue 3 of our scientific journal, Logos-A, has been published!
Dedicated to the development of science and knowledge, Logos-A brings you the latest articles from the field of social and human sciences.
Find the full issue (No. 3) online at:
https://academix.logos-a.com/
* * *
DOLI NGA SHTYPI NUMRI I TRETE I REVISTES SHKENCORE LOGOS-A
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se ka dalë nga shtypi Numri 3 i revistës sonë shkencore, Logos-A!
E përkushtuar ndaj zhvillimit të shkencës dhe dijes, Logos-A ju sjell artikujt më të fundit nga fusha e shkencave shoqërore dhe humane.
Gjeni numrin e plotë (Nr. 3) online në:
https://academix.logos-a.com/

19/05/2026

Libri: HIJA E PEJGAMBERËVE: NJË BISEDË NË KUFIJTË E IMAGJINATËS
Autor: Metin Izeti
Formati: A5
Faqe: 218

Logos-A para lexuesve sjell librin më të ri të titulluar: “Hija e Pejgamberëve ...”, nga autori dhe teologu Metin Izeti.
Në faqet e këtij libri, autori nuk na ofron një rindërtim historik te jetëve te Pejgamberëve dhe të urtëve të mëdhenj, por një dialog të gjallë, pothuajse mistik, qe lind në hapësirën e shenjte të imagjinatës njerëzore. Vepra iu rekomandohet teologëve dhe masës së gjerë.
Njëherit, me këtë vepër çelet vargu i librave të sivjetmë që shtëpia jonë botuesi synon t’ia paraqes lexuesit. Përveç kësaj, Logos-A ka kënaqësinë që në periudhën në vazhdim librat e botuara të bartin imazhin dhe dizejnin e ri.

Frymëzimi vazhdon...

19/05/2026

Libri: MUAVI IBN EBI SUFJANI NË RRUGËN DREJT SULLTANATIT
Autor: İrfan Aycan
Formati: A5
Faqe: 360

Në duart e lexuesve Logos-A sjell një vepër mjaft të çmuar me titull: “Muavi Ibn Ebi Sufjani në rrugën drejt sulltanatit” të autorit Irfan Ajxhan.
Ky libër i cili vë në spikamë personalitetin e Muaviut ka për synim të hedh dritë mbi rrethanat, kohën dhe kontekstin historik në të cilin jetoi kjo figurë e shquar -madje edhe e debatuar- e historisë islame dhe themeluesit të Dinastisë Emevite zëri i të cilit iu dëgjua në Lindje dhe Perëndim.

Frymëzimi vazhdon...

19/05/2026

Libri: ORIENTALIZMI I RIFORMULUAR: NJË KRITIKË E DIJES MODERNE
Autor: Wael B. Hallaq
Formati: B5
Faqe: 412
Përktheu: Arjol Guni

Logos-A nxori në dritën e botimit librin: “Orientalizmi i Riformuluar...” të autorit amerikano-palestinez Wael Hallaq. Pavarësisht ndikimit të madh që ka pasur në studimet shoqërore e
kulturore, Orientalizmi i Said-it është kritikuar, sidomos në aspektin metodologjik. Nëpërmjet kësaj vepre, Hallaq është përpjekur t’u japë zgjidhje disave prej kritikave kryesore. Ai mendon se kritika e Said-it qëndron dhe se ajo është e vlefshme edhe sot, por se ajo është zhvilluar si një polemikë në nivelin politik. Wael Hallaq riformulimin e kritikës saidiane e nis duke vënë në dukje se orientalizmi është pjesë e strukturës më të madhe të dijes moderne të bazuar në parimet e iluminizmit.

Frymëzimi vazhdon...

Address

Rruga Bogdaneve, Pallati Eurocol, Kati 1
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00
Saturday 08:30 - 17:00

Telephone

+355 4222 8855

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Libraria Logos-A Tiranë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category