30/06/2026
Shpesh në farmaci dhe na kërkohet “diçka bimore për qetësim”. Por, jo të gjitha bimët bëjnë të njëjtën punë! Dy nga më të kërkuarat janë Ashwagandha dhe Valeriana, por ato funksionojnë krejt ndryshe.
Ja si t’i dalloni:
☀️ Ashwagandha: Për ankthin e ditës dhe përqendrim
Si funksionon: Është një bimë adaptogjene. Kjo do të thotë se ndihmon trupin të menaxhojë stresin, ul nivelin e kortizolit (hormonit të stresit), por nuk ju përgjum.
Kur duhet? Nëse keni ankth gjatë ditës, stres nga puna/shkolla, ose rrahje të shpejta zemre nga mbingarkesa, por ju duhet të qëndroni produktivë dhe të përqendruar.
🌙 Valeriana: Për një gjumë të qetë
Si funksionon: Valeriana ka efekt direkt qetësues në sistemin nervor dhe nxit gjumin. Ajo ju ndihmon të “fikni” trurin nga mendimet e tepërta në darkë.
Kur duhet? Nëse vuani nga pagjumësia, nëse zgjoheni natën, ose nëse stresi apo lodhja nuk ju lejon të bëni një gjumë çlodhës. (Kujdes: Mos e merrni gjatë ditës nëse do t’i jepni makinës!).
💡 Këshilla jone:
Në varësi të asaj që ndjeni, mund të zgjidhni njërën ose tjetrën. Në shumë raste, ato mund të kombinohen: Ashwagandha në mëngjes për të përballuar ditën, dhe Valeriana në darkë për të fjetur si fëmijë.
📍 Na vizitoni në farmacine tone ADN Farm për t’u konsultuar dhe për të gjetur dozën e saktë dhe produktin më cilësor për ju!
Ky informacion është edukativ. Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose përdorni medikamente të tjera, konsultohuni gjithmonë me ne përpara përdorimit.