Radio Dukagjini - Videos

Radio Dukagjini - Videos Jepi jetë biznesit tënd, reklamo në Radio Dukagjini. Kontakti: 038 737 373 | 038 737 374
Marketing: +383 43 777 022 Me një paanshmëri dhe objektivitet.

Radio Dukagjini është radiostacion privat, komercial, i cili transmeton
programin në rrjetin tokësor dhe internet 24 orë.
Çdo gjë filloi në vitin 1999. Filluam si radio lokale, me drejtor Agim Lluka dhe kryeredaktor Feim
Kurhasani. Programi i parë eksperimental që përmbante vetëm muzikë dhe sigla filloi me frekuencen 106.3, me datën 16 shtator 1999. Ndërkohë vetëm javë më vonë, 3 tetor, filloi transmetimi i parë me skemë programore të rregullt, transmetuar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 01:00 pas mesnate që përmbante kryesisht programe muzikore, programe foljore dhe kontaktuese. Në këto fillimit e arta e plot entuziazëm pjesë e Radio Dukagjinit ishin një
numër i vogël i të punësuarve por që puna e tyre kurorëzoi sukseset e
njëpasnjëshme. Në vitin 2001 Radio Dukagjini nga një radio lokale kalon në një radio
kombëtare e cila vetëm pas një viti në sondazhin e parë të zhvilluar nga
agjensioni amerikan Irex për media është shpallur radio më e degjuar në
Kosovë dhe e tillë vazhdon të jetë edhe sot. Pikerisht nga viti 2001 Radio Dukagjini krijon dhe transmeton nga dy
studio, në Prishtinë dhe Pejë. Programi i Radio Dukagjinit është i organizuar në këto sektore:
- Redaksia e programeve informative
- Redaksia e programeve zbavitëse
- Redaksia e programeve muzikore
- Detapartamenti i sh*tjes dhe administrata
- Produksioni

Me një audiencë në mbarë botën, falë zhvillimit të teknologjisë, me një
gërshëtim të përvojës së të punësuarve të parë dhe me të rinjëve të fundit, me programe për të gjithë. Jo vetëm kaq. Me një sukses të palëkundur kemi punuar dhe arritur që dëgjuesi të jetë pjesë aktive e Radio Dukagjinit, duke besuar në ne, me vlerësimet, kritikat, sugjerimet dhe propozimet e tyre. E gjitha kjo dëgjohet dhe përjetohet me dashuri përveç në frekuencat si në hartë gjithashtu edhe në të gjitha rrjetet sociale. Dhe kur Radio Dukagjini shënon çerek shekulli punë, e gjitha kjo nuk do të ishte e mundur pa besimin tuaj dëgjues të dashur dhe të gjithë ju
bashkëpunëtorë. Tashmë në këtë institucion po krijohet brezi i tretë dhe vlenë të përmendet që udhëhiqet nga një grua, Edita Doli-Muhaxhiri. Prandaj gjëra të mëdha ndodhin atëherë kur bashkëveprojmë!

Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre sot pasi kandidatja për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,...
11/09/2026

Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre sot pasi kandidatja për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku nuk i mori votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur në këtë pozitë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi pro emrit të Vlora Çitakut, teksa PDK pas kësaj lëshoi sallën e Kuvendit.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 14:00.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, para mediave është deklaruar edhe deputeti i LDK-së, Avdu...
11/09/2026

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, para mediave është deklaruar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Para gazetarëve, Hoti tha se në seancë konstituive do të marrin pjesë sa herë që të ftohet një e tillë.

Megjithatë, Hoti theksoi se aktualisht, situata në politikë është jashtë spektrit kushtetuese.

“Sa herë që ftohet seanca ne do të marrim pjesë, por të jemi të qartë, jemi jashtë, jo në kundërshtim me kushtetuesen, por jemi komplet jashtë spektrit kushtetues, çdo sjellje që bëhet”, u shpreh Hoti.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan sot sallën e Kuvendit të Kosovës pasi kandidatja e saj për nënkryetar...
11/09/2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan sot sallën e Kuvendit të Kosovës pasi kandidatja e saj për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitaku nuk u votua nga deputetët e LVV-së.

Ariana Musliu Shoshi, nga PDK përmes një postimi në Facebook tha se "sot ranë maskat". Ajo tha se sot 'u pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën'.

"Sot ranë maskat!PDK votoi kandidatin për konstituimin e Kuvendit.LVV nuk e votoi.U pa qartë kush po e do shtetin me institucione dhe kush po e do bllokadën.TURP!", ka shkruar ajo.

Ky votim erdhi pasi grupet parlamentare nuk u pajtuan që votimi për nënkryetarë të Kuvendit të mos bëhet në pako, por veç-e-veç.

Çitaku mori 44 vota për, 1 kundër, dhe 56 abstenime.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se është urgjencë kombëtare të shpëtohet shteti i Kosovës.Ajo tha se n...
11/09/2026

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se është urgjencë kombëtare të shpëtohet shteti i Kosovës.

Ajo tha se një nga prioritetet e para në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës

“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Sepse ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka thënë Bajrami

11/09/2026

Lushaku - Sadriu: VV nuk dha përkrahje për nënkryetarët

11/09/2026

Hamza: Do ta dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve, është ndë...
11/09/2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca konstituive për zgjedhjen e nënkryetarëve, është ndërprerë.

Kjo pasi, siç njoftoi Haxhiu, në sallë nuk pati propozim të ri nga PDK-ja për këtë pozitë.

Herën e parë, Vlora Çitaku nuk u votua nga deputetët e LVV-së.

Për këtë arsye, GP i PDK-së lëshoi sallën.

Paraprakisht, deputetët e PDK-së i dhanë votë pro kandidatit të LVV-së, Ardian Gola, për pozitën e nënkryetarit.

11/09/2026

Ndërpritet seaca konstituive, Haxhiu: Për seancën e radhës iu njoftoi me kohë

11/09/2026

Vlora Çitaku nuk arrin të bëhet nënkryetare e Kuvendit siguron vetëm 44 vota PDK lëshon sallën

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pas mosvotimit të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, është deklaruar për media.Ai de...
11/09/2026

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pas mosvotimit të Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, është deklaruar për media.

Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të i dhurojë vendit institucione.

“Albin Kurti nuk e ka ndërmend vendit me i dhënë institucione”, u shpreh ai.

Pos tjerash, Hamza tha se prej sot, PDK nuk ka asnjë arsye të marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.

“Ne do ta referojmë dhe do ta dërgojmë lëndën në Kushtetuese”, shtoi ai.

Address

71 Shelton Street
London
WC2H9JQ

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Dukagjini - Videos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Dukagjini - Videos:

Shortcuts

Share