Hadithe Nga Islami

Hadithe Nga Islami Bëjmë përmbledhjen e haditheve të fesë Islame

16/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 4

Porosia 4
Me këtë porosi Pejgamberi a.s na bën me dije se çdonjëri që kërkon në emër të All-llahut mos ta refuzojmë.
Prej Ibni Omerit r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmoje, kur lyp diqka në emer te All-llahut atij jepni, kush ju fton përgjigjuni ftesës së tij,
Kush ju bën ndonjë të mirë kompenzoni atij.
Po që se s’keni me çka të kompenzoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim.
Transmeton Ebu Davudi dhe Nisaiu me sened të vërtetë.

16/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 3

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vëmendjen që të jemi të kujdesshëm e mos të na mashtrojë dunjaja.
Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Në të vërtetë All-llahu juve ju ka bërë mëkëmbës në të, Ai ju përcjell, ju sheh se si punoni.
Andaj keni frikë dunjanë dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parë i Beni israilëve ka qenë prej grave.
Transmeton Muslimi.

15/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 2

Nga kjo porosi besimtari kupton se zullumqarin duhet penguar nga zullumi.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Ndihmo vellaun tënd kur ai ben dëm, ose kur i behet dëm. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut, do t’i ndihmoj kur i bëhet dëm, por si t’i ndihmoj kur ai bën dëm. Pejgamberi a.s. tha: Do t’a pengosh nga të bërit dëm (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.
Transmeton Buhariu.

15/06/2022

Porosit e Muhammedit a.s
Porosia e 1

Pejgamberi a.s na bënë me dije se njeriu gjithmonë është nën kontrollin e All-llahut Fuqiplotë andaj ai nuk duhet të bëjë keq
Prej Ebu Derdasë r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë:
Puno për All-llahun sikur ti e sheh Atë,numeroje veten në radhët e të vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e të demtuarit sepse kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje, lutjet e tij ngrehen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.
Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasë.

13/06/2020

Frymëzimi Hyjnor
Umer Ibm Hattabi r.a (radij-Allahu anhu -Allahu qoftë i kënaqur me të) e ka dëgjuar profetin(alejhi selam) në minber dhe ka dëshmuar : “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë : “ Veprat shperblehen vetëm sipas qëllimit dhe secilit i takon vetëm aq sa ka patur për qëllim . Kështu, kushdo që shpërngulet nga vendi i vet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar me ndonjë grua,shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shperngul,”(1)

15/03/2017

Aishja,nëna e besimtarëve të vërtetë, r.a.(radij-Allahu anha / Allahu qoftë i kënaqur me të)tragon:"Harith Ibn Hishami r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: "O i Dërguari i Allahut a.s.!Si të vjen ty Frymëzimi Hyjnor(Vahji)?" I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj:"Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje.Kjo formë është më e rënda.Pastaj kjo gjendje kalon pasi të kem hapur atë që më është shpallur.Nganjëherë meleku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe unë kap cdo gjë që ai më thotë."Aishja r.a. shton:"Vërtet, unë e kamë parë Pejgamberin a.s. t'i vinte Frymëzimi në një ditë shumë të ftohtë dhe t'i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar Frymëzimi."

Address

Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hadithe Nga Islami posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category