10/12/2025
Rruga e drejtë - WordPress.com
Këshilla islame
-Pjesa e dytë1. “Gruaja e ka për detyrë që mos t’i neglizhojë obligimet ndaj
bashkëshortit, as obligimet ndaj fëmijëve të saj apo të shtëpisë së saj.
Përkundrazi, nëse punët e shtëpisë, apo shërbimi i burrit të saj, apo punët
e fëmijëve bien ndesh me mësimin (dijen fetare), atëherë këto punët e
lartpërmendura janë më parësore për t’u bërë. Prej Allahut vjen suksesi!”
Shejkh Ubejd el Xhabirij.
2. “Prej të drejtave të burrit ndaj gruas së tij, është se ajo duhet ta rifitojë
dashurinë e bashkëshortit, të jetë e mëshirshme ndaj tij dhe të jetë
qetësia e tij.” Shejkh Sulejman Er-Ruhajlij
3. “Furnizimi ndaj gruas, është obligim në çdo gjendje, edhe nëse burri nuk
ka mundësi ta bëjë këtë. Ndërsa në lidhje me furnizimin ndaj nënës, nëse
ai nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë nuk ka mëkat, por nëse ai është
në gjendje ta furnizojë nënën e tij dhe nuk e bën këtë, atëherë është
mëkatar. Në këtë rast, furnizimi ndaj prindërve nuk është i obligueshëm,
edhe nëse ata kanë nevojë për të, përveç nëse ai ka mundësi që t’i
furnizojë ata. Si mund të kuptohet mundësia për t’i furnizuar prindërit e
tij? Nëse personi ka pasuri dhe me të mund ta furnizojë veten dhe
bashkëshorten- gruaja ka përparësi në furnizim ndaj nënës, babait dhe
fëmijëve. Kështu sepse të furnizuarit e bashkëshortes, në të vërtetë është
furnizim ndaj vetvetes. E nëse ajo nuk furnizohet nga ai, atëherë mund të
kërkojë shkurorëzim. Pra, bashkëshortja ka përparësi në furnizim kundrejt
babait dhe nënës, sepse furnizimi ndaj saj, në të vërtetë është furnizim
ndaj vetvetes. Transmeton imam Muslim dhe imam Ahmedi hadithin në
të cilin i jepet përparësi në furnizim familjes (gruas) përpara të afërmve të
tjerë.” Shejkh Uthejmin rahimehullah.
Rruga e drejtë - WordPress.com
4. Gjashtë gjerat ne kembim te xhenetit
Ka thene Profeti salAllahu alejhi ue selem: "Me garantoni mua gjashte
gjera prej vetes suaj dhe une u garantoj xhennetin:
-kur te flisni, thoni te verteten,
-permbushni premtimet kur i jepni,
-nese u besohet dicka, cojeni ne vend ate,
-ruani nderin tuaj,
-uleni shikimin tuaj
-dhe frenojeni duart." Silsiletu sahiha 1470.
5. "Adhurimi ndaj Allahut eshte qellimi me i larte." Shejkh AbduRrezak el
Bedr.
6. “Qellimi i pendimit te njeriut duhet te jete qe Allahu t'ia fale mekatet. E nuk
duhet te jete si qellim syefaqesia ndaj njerezve dhe afrimi tek ata.” Shejkh
Uthejmin
7. “Te thuash se je penduar e nderkohe vazhdon t'i lesh obligimet dhe te
besh haramet, eshte pendim i papranueshem, madje edhe me keq, i
perngjan talljes me Allahun. Si thua se po pendohesh kur ende je duke
bere mekate?!” Shejkh Uthejmin.
8. "Njeriu qe pendohet ne ralitet eshte ai qe largohet nga mekatet. Ka njerez
qe ankohen nga genjeshtra dhe humbja e amanetit te njerezit, por
nderkohe vet ata jane me genjeshtaret dhe nuk e cojne ne vend
amanetin." Te mjafton te pendohesh tek Allahu dhe nuk lejohet t'u
Rruga e drejtë - WordPress.com
tregosh njerezve per mekatet qe ke bere apo per ndonje obligim qe ke
lene, sepse eshte mes teje dhe Allahut." |Dijetari Uthejmin|
9. "Mjere ata qe vazhdojne te kembengulin ne mekatet qe
veprojne, duke qene te vetedijshem per ate qe bejne." Hadith.
Silsiletu sahiha 482.
10. Sunnet: mbajtja e kepuceve ne mes dy kembeve gjate namazit
Falja me kepuce eshte sunnet. "Ai (salAllahu alejhi ue selem) nganjehere
qendronte ne namaz kembezbathur, e nganjehere me kepuce." Ebu Daudi e Iben
Maxhe.
Vendosja e tyre midis dy kembeve: Hadith: "Kur ndokush nga ju falet, le t'i
mbathe kepucet ose le t'i zbathe ato e t'i vendose midis kembeve te
tij dhe te mos i pengoje te tjeret me to." Ebu Daudi.
Mbajtja e tyre nga ana e tij e majte nese askush nuk eshte nga ajo ane: "Kur i
hiqte ato, ai i vendoste ne te majten e tij." Ebu Daudi.
Hadith: "Kur ndokush nga ju falet, nuk duhet t'i vendose kepucet e tij
ne te djathten e tij e as ne te majten e tij, ku do te jene ne te djathten
e tjeter kujt, por vetem nese nuk eshte askush ne te majten e tij.
Mirepo, duhet t'i vendose ato midis kembeve." Ebu Daudi.
Per ate qe do te falet me kepuce apo mbathje te tjera, duhet t'i shoh se a ka ne to
ndonje ndytesi, e t'i pastroje. Hadith: "Kur dikush nga ju shkon ne xhami,
duhet t'i shikoje kepucet e tij. Nese sheh ne to ndytesire, duhet t'i
pastroje (me ferkim) dhe te falet me to." Ebu Daudi.
Rruga e drejtë - WordPress.com
11. “Nëse njeriu besimtar, njësues i Allahut dhe ndjekës i Sunetit të të
Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), bën një gjynah, engjëjtmbajtës të Arsh*t dhe ata që janë përreth Tij, kërkojnë falje për të.’’ (Ibn
Kajjim el Xheuzije)
12. Janë tri sëmundje që i kanë tri zgjidhje:
Sëmundja I: Të sprovuarit me dashuri ndaj epsheve.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde në namazet e tua.
Argument Fjala e Allahut: "Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën
faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta." (Merjem, 59)
Sëmundja II: Ndjenje mjerimi shpirtëror dhe mossukses.
Zgjidhja: Kontrolloje sjelljen tënde me nënën.
Argument Fjala e Allahut duke treguar për Isën (alejhis-selam): "Dhe që të
jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë arrogant dhe të
mjerë." (Merjem, 32)
Sëmundja III: Ndjenje depresioni dhe ndrydhje në shpirt.
Zgjidhja: Kontrolloje gjendjen tënde me Kuranin.
Argument Fjala e Allahut: "Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime
(Kuranit), do të ketë jetë të rëndë." (Ta Ha, 124)
13.Një Sunnet pas gusulit: Shkundja e ujit nga trupi me duar, pa u fshirë me
peshqir- Profeti salAllahu alejhi ue selem kishte përfunduar guslin dhe
Mejmuna radijAllahu anha ia afron peshqirin. Ajo thotë: "Unë i çova një
peshqir, por ai nuk e mori, sepse e shkundi ujin me duart e tij." Muslimi.
14. A lejohet që Allahun ta quajme Perendi.?
Përgjigja:” Jo, kjo nuk lejohet. Eshte gabim qe e kane bere disa perkthyes te
Kuranit. Allahun nuk lejohet ta therrasim me Emra tjere, pervec atyre qe i
ka permendur vete Ai ne Kuran, apo pejgamberi salAllahu alejhi we selem
Rruga e drejtë - WordPress.com
ne sunnet. "Perendia" nuk eshte nder keta Emra, keshtu qe nuk perdoret,
por largohet nga fjalori yne.” Hoxhe Lulzim Percuku.
15.“Prej formave të rijas (dyfytyresise) janë: që njeriu ta hijeshojë adhurimin,
në mënyrë që të shihet nga adhuruesit e tjerë, si p.sh. ta zgjasë namazin e
tij, rukun apo sexhden, apo të lexojë gjatë namazit më shumë sesa që e ka
shprehi, në mënyrë që të shihet (vërehet) se ai po bën diçka të tillë. Apo
të falet natën, për shkak se njerëzit do të thonë për të: ai falet natën. Tërë
kjo është shirk i vogël.
Ndodh që shirku i vogël – që është rijaja – ta asgjësojë (zhvlerësojë)
veprën me të cilën njeriu e adhuron Allahun dhe ndodh që e asgjëson
vetëm shtojcën e cila është shtuar gjatë saj (veprës).
Ai (shirku i vogël) e asgjëson bazën e veprës me të cilën njeriu e adhuron
Allahun, kur nijetin e fillon me rija, si ai që e fal sunetin e namazit, në
mënyrë që të shihet se ai e fal atë, edhe pse nuk ka vullnet që ta falë atë,
mirëpo, pasi që e di se shihet (nga të tjerët), ai e fal që të lavdërohet, për
shkak se njerëzit e shikojnë. Andaj, ky namaz i tij është i asgjësuar
(zhvlerësuar që në fillim) dhe ai nuk ka në të asnjë sevap.
Mirëpo, nëse rijaja i shfaqet gjatë adhurimit, atëherë ajo çfarë ka shtuar
për shkak të shikimit të njerëzve asgjësohet.” Shejkh Salih Alu Shejkh.
16. “Shpirtrat më fisnik, jane ata qe e qortojne shpirtin ne bindjen ndaj
Allahut dhe durojne qortimet per te fituar Kenaqesine e Allahut.” Iben
Kajjim.
17. "Namazi eshte obligimi me i madh dhe me i rendesishem pas teuhidit (dy
shehadeteve). Namazi eshte shtylla e Islamit. Andaj, ki frike Allahun
lidhur me te!" Shejkh bin Baz rahimehullah.
18. “Shirku dhe mëkati i lënë gjurmët (pasojat) e tyre ose në dynja, ose në
Ahiret, ose në të dyja këto së bashku. Prej mirësive më të mëdha që i
Rruga e drejtë - WordPress.com
jepen robit është falja e mëkatit, duke iu mbuluar dhe shlyer nga ai
gjurmët e tij, e kështu nuk merret në përgjegjësi për shkak të tij në dynja
dhe nuk ndëshkohet për shkak të tij në Ahiret. Sikur të mos ishte falja e
mëkateve, njerëzit do të shkatërroheshin.” Shejkh Salih AbdulAziz Alu
Shejkh.
19. “Mundësia e përzierjeve në account-et private me gjininë tjetër, është nga
pjellat e jobesimtarëve, me ide satanike, masone, me mision të caktuar, që
është prishja sa më shumë e kufijve "femër-mashkull" në mbarë njerëzimin.
kjo gjë ndoshta shihet mjaftë e vogël para syve tanë, por e grisë turpin,
ngadalë-ngadalë. E turpi është nga imani. Mos u bëj lodër në planet e të
huajve, refuzo afrimin me gjininë tjetër në account-in tënd! Kujto ajetin
kuranor: "Kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre." Ahzab, 53.
20. Ne rast se mbeshtetja ne Allahun, te eshte zbehur!
"Nëse njeriu mbështetet në Zotin e Tij me mbështetje të plotë dhe të fortë dhe
ka besim (bindje) të plotë në Të për arritjen dhe plotësimin e çështjeve të cilat i
dëshiron (synon), pavarësisht a janë çështje të fesë apo të dynjasë, atëherë
Allahu do ta ndihmojë atë, do t’ia shtojë vullnetin dhe forcën e tij, do t’ia
lehtësojë çështjen të cilën e ka synuar, dhe do t’ia largojë apo lehtësojë
pengesat. Kështu, fuqia e njeriut do të shumëfishohet, kurse forcat e tij do të
shtohen, sepse ai ka kërkuar t’i ndihmohet dhe t’i jepet prej forcës së Allahut, e
cila kurrë nuk shteron dhe kurrë nuk zhduket." Dijetari i madh AbduRrahman bin
Nasir Es-Si’dij, Allahu e mëshiroftë!
21. “Cdo njeri e ka per detyre te besoje se Allahu i patemeta eshte Krijuesi
dhe Shpikesi i tij (i njeriut), se Allahu eshte Krijuesi dhe poseduesi i cdo
gjeje, se vetem Ai e meriton adhurimin dhe se vetem Ai eshte i Adhuruari
i vertete.” Shejkh bin Baz.
22.“Kurani eshte shpjegues per cdo gje, eshte udhezim drejt rruges se
lumturise, eshte meshire dhe lajm (pergezim) i mire.” Shejkh bin Baz.
Rruga e drejtë - WordPress.com
23. "Sikur të mos kishte kënaqësi tjetër në Xhenet, përveç asaj se njeriu që
hyn në të, do jetë i përjetshëm e nuk do të vdesë kurrë, do të jetë i
shëndoshë përherë dhe nuk do të sëmurët kurrë, do të jetë i ri përherë
dhe nuk do të plaket kurrë, do mjaftonte. Mirëpo, dihet se mbi tërë këtë
(shpërblim) është shikimi në Fytyrën e Allahut të Madhërishëm, ashtu siç
thotë Ai: “Ata që bëjnë vepra të mira, do të kenë shpërblimin më
të mirë (Xhenetin), madje edhe më tepër!” (Jûnus, 26). Do të thotë
më tepër se shpërblimi më i mirë. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e
interpretoi “shtesën” me “shikimin në Fytyrën e Allahut”. (Përcjellë nga
Muslimi). O Allah! Na bëjë prej atyre që shikojnë në Ty në kopshtet e
kënaqësisë!" Shejkh Uthejmin.
24. Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajttë!) duke shpjeguar hadithin: “Nuk
kthehet lutja mes ezanit dhe ikametit”, thotë: “Kjo është e
përgjithshme për çdo lutës, qoftë ai në xhami, në shtëpinë e tij, apo në
makinë. Hadithi është i përgjishëm dhe nuk është specifik vetëm për atë
që gjendet në xhami.” Munteka el Ekhbar.
25. “Gjithsesi fëmija do ndikohet prej sjelljeve të babait (prindërve). Prandaj,
në shumicën e rasteve, përmirësimi apo prishja e fëmijëve, është në varësi
të përmirësimit apo prishjes së prindërve. Nëse ai është i devotshëm, në
rrugë të drejtë, duke zbatuar fenë e Allahut, gjithsesi edhe fëmija do jetë i
tillë. Por nëse është e kundërta, prindi është i prishur, mëkatar, atëherë
edhe fëmija do e pasojë atë.” Hoxhë Lulzim Perçuku.
26.Falja e namazit dhe respektimi i prindërve- "Duhet pasur parasysh se
durimi per kujdesin ne faljen e namazit ne kohen e vet dhe kujdesi per
bamiresine ndaj prinderve, eshte urdher i detyrueshem, i perseritur dhe i
vauzhdueshem. Nuk jane te qendrueshem ne mbikeqyrjen e ketij urdhri
te Allahut, pervecse te sinqertit." Ibn Haxheri ne "Fethul Bari 2/11".
Rruga e drejtë - WordPress.com
27. "Nuk ka njeri qe e fal padrejtesine qe i eshte bere, vecse Allahu
do ta forcoje edhe me shume ndihmen e Vet ndaj tij." Hadith.
Silsile sahiha.
28."Çdo musliman që vdes ditën ose natën e xhuma, Allahu e
mbron nga sprova e varrit." Hadith. Ahmedi e Tirmidhiu.
29. “Gjëja më e mirë për gruan, është që kurrë (ose sa më pak) mos t'ua
mundësojë burrave të huaj ta shohin atë." Fatimja radijAllahu anhe.
30. Thote shejkh AbduRrezak el Bedr: "Vetpelqimi eshte semundje e
rrezikshme, e cila nese e godet njeriun, do ta shkaterroje ate dhe do t'i
asgjesoje veprat e tij."
31.“Nëse tek njeriu i sheh dy veti, atëherë dije se ato që vijnë pas tyre janë
edhe më të mira: nëse e frenon gjuhën dhe e ruan namazin e tij.”Jahja bin
Kethir. (Es-Samtu, i ibën Ebi Ed-Dunja).
32."Kush tregohet i pakujdesshëm me vepren e mire, do të pendohet me një
pendim të thellë." Shejkh AbduRrezak el Bedr.
33.Ka thene Hasan el Basriu: "Sigurisht që kur njeriu bën një mëkat dhe nuk e
harron dhe vazhdon të frikësohet prej tij, derisa kështu të hyjë në
Xhenet.”
34. HADITH: "Ruaje Allahun dhe Allahu do të të ruajë ty!”
"Allahu nuk ka nevojë që ta ruajë askush. Mirëpo nënkupton që të jesh i
kujdesshëm në urdhëresat e Allahut, duke u bërë ruajtës i tyre që mos të të
Rruga e drejtë - WordPress.com
humbin, të mos ikin nga ti; ruaji ndalesat e Allahut, duke u kujdesur të mos hysh
aty ku ka ndaluar Allahu dhe Allahu do të të ruajë ty." Hoxhë Jeton Bozhlani.
35."Fisnik është ai që e nderon gruan e tij, madhështor është ai që e ngrit lart
pozitën e gruas së tij." Hoxhë Lulzim Perçuku.
36. “Dobësinë e grave tuaja, shërojeni me heshtjen tuaj.” Umeri radijAllahu
anhu.
37. "Nuk duhet harruar se vështirësia apo lehtësimi në lidhje me edukimin e
fëmijëve, është në varësi të suksesit që Allahu i Madhëruar ua jep robërve
të Tij. Sa më i devotshëm të jetë njeriu dhe sa më shumë kujdes të tregojë
në zbatimin e dispozitave dhe kërkesave të sheriatit, aq më tepër Allahu
ia lehtëson çështjet." Shejkh Uthejmin rahimehullah.
38."Përmendja e Allahut e bën të përulur zemrën, e përmirëson, e zbut dhe
largon prej saj harresën/shkujdesjen." Iben Rexheb.
39. “Duhet ditur se nuk duhet ta lëshosh shikimin në atë që ta ka ndaluar
Allahu i Madhërishëm, duke i shikuar gratë e tjera. Mëkati është një e
keqe në shtëpinë tënde, i cili pastaj le pasoja të papërmirësueshme. Të
shikosh TV, seriale apo emisione të ndryshme, ku ka gra të zbuluara, të
cilat e zbulojnë bukurinë e tyre, kjo rezulton në pasojën se bukuria e gruas
tënde nuk do peshojë në sytë e tu, nuk e sheh më si të bukur. Gjithashtu
pozita e saj e lartë që ka qenë në zemrën tënde, do bie, do pakësohet. Kjo
gjë është shkaktare që zemrat të përçahen, të largohen dhe dashuria
fillon të pakësohet. Gjithsesi afërsia mes tyre do pakësohet. Nga kjo fillon
përçarja, këtu fillon armiqësia mes burrit dhe gruas. Nuk ka gjë që të
shpëton më shumë, sesa të larguarit nga ato gjëra.” Hoxhë Lulzim Perçuku.
40.“Burri, kur është me familjen e tij (me gruan dhe fëmijët), duhet të bëhet
sikur një fëmijë, ndërsa kur është në mesin e burrave, atëherë le ta
tregojë burrërinë e tij.” Umeri radijAllahu anhu.
Rruga e drejtë - WordPress.com
41. “Nganjëherë, shumë nga prindërit, e urdhërojnë fëmijën e tyre për
namaz, një, dy e tri herë, e dikur lodhen dhe e braktisin këtë vepër, më
nuk ia përmendin më namazin. Kjo pa dyshim është nga gabimet e
mëdha. Madje disa, fatkeqësisht, luten kundër fëmijëve të tyre. Kur
fëmija nuk u bindet atyre për të falur namazin, thonë: “Allahu kurrë mos
të bëftë prej atyre që falin namaz!” Luten kundër fëmijëve të tyre! Ky
është gabim edhe më i madh sesa i pari që e përmendëm. Allahu përmend
në Kuran se njeriu shpeshherë lutet kundër vetes së tij, Ai thotë: “Njeriu
mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë; vërtet që njeriu është
i ngutur.” Surja Isra, ajeti 11. Ngutja është prej shejtanit, siç na ka mësuar
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ndërsa mosngutja është prej
Allahut. Prandaj, ti kurrsesi nuk duhet të nxitohesh, të ngutesh e të
tregohesh i padurueshëm. Mirëpo, duhet të jesh i durueshëm, i
panxitueshëm, duhet t’i trajtosh çështjet në mënyrën më të mirë, të kesh
butësi me fëmijët tu.” Hoxhë Lulzim Perçuku. Ligjërata "Edukimi i fëmijëve
në Islam I".
42. “Gjithsesi fëmija do ndikohet prej sjelljeve të babait (prindërve). Prandaj,
në shumicën e rasteve, përmirësimi apo prishja e fëmijëve, është në
varësi të përmirësimit apo prishjes së prindërve. Nëse ai është i
devotshëm, në rrugë të drejtë, duke zbatuar fenë e Allahut, gjithsesi edhe
fëmija do jetë i tillë. Por nëse është e kundërta, prindi është i prishur,
mëkatar, atëherë edhe fëmija do e pasojë atë.” Hoxhë Lulzim Perçuku