26/07/2026
Kur mungojnë faktet, nisin kërcënimet.
Ju njoftojmë se ka raste kur qytetarë kanë përfunduar në Polici, Prokurori e Gjykatë, pasi kanë kërcënuar portalin Peja në Fokus, vetëm pse u është kërkuar të sjellin dëshmi për ankesat që kanë kërkuar t'i publikojmë.
Në çdo rast, para publikimit të një ankese, ne kërkojmë prova dhe dëshmi se janë ndjekur procedurat paraprake, siç e kërkon etika profesionale dhe raportimi i përgjegjshëm.
"A jeni anku tek institucionet?"- i pyesim ne.
Fatkeqësisht, në vend që të sjellin dëshmi, disa zgjedhin rrugën e kërcënimeve, duke kërkuar që portali të përdoret si mjet për hakmarrje personale apo për të dëmtuar të tjerët.
"Pse po tuteni me postu këto, e ato?" - na thonë shpesh, duke kaluar në fyerje e deri në kërcënime.
Ju rikujktojmë se: Peja në Fokus nuk publikon pretendime pa fakte dhe nuk shërben si mjet për interesa personale, mes atyre që kanë probleme të pazgjidhura mes vete.
Ne funksionojmë sipas etikës profesionale, bazuar në fakte, dëshmi dhe standarde gazetareske, jo sipas dëshirave apo presioneve të askujt.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Peja në Fokus ℹ️