21/01/2020
Parandaloni gripërat me mjaltë natyrale 🥶🤯
Kur vjen dimri, shanset për t’u prekur nga gripi rriten ndjeshëm. Prandaj, të gjithë duhet të njohim disa metoda natyrale trajtimi për gjithë familjen. Sot duam të flasim për disa metoda natyrale me mjaltë që do t’ju ndihmojnë në trajtimin e gripit. 🍯
E dinit që mjalti është një antibiotik natyral? Falë vetive të tij shëruese, ky ushqim është një medikament i lashtë për të forcuar sistemin imunitar dhe për të luftuar shumë sëmundje. Në këtë artikull do të zbuloni dy receta me mjaltë për të trajtuar gripin.
1. Mjaltë dhe kanellë 🍯
Kombinimi i mjaltit dhe kanellës mund të forcojë mbrojtjet, duke përshpejtuar kështu zhdukjen e simptomave të gripit. Ndër ilaçet më të mira për trajtimin e gripit, gjejmë këtë recete shumë të thjeshtë për t’u përgatitur dhe gjithashtu të shijshme. Thjesht duhet të përzieni mjaltin me pak pluhur kanelle, derisa të merrni një përzierje kremoz, e cila do të veprojë si një shurup.
Në këtë rast, vetive të mjaltit u shtohen dhe ato të kanellës, e famshme për vetite e saj antivirale, antibakteriale dhe antimykotike. Me këtë kombinim, do të stimulojmë organizmin të superojë sikletet e provokuara nga gripi.
Përbërësit:
4 lugë gjelle kanellë pluhur (60 gr)🥄
4 lugë gjelle mjaltë (80 gr) 🥄🍯
Përgatitja dhe dozat
Përzieni përbërësit dhe vendosini në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë.
Merrni një lugë çdo ditë gjatë fazës së gripit, para çdo vakti.
2. Hudhër e përpunuar me mjaltë 🧄🍯
Receta e dytë për të luftuar simptomat e gripit është një përzierje e mjaltit me hudhër të gjallë. Hudhra, e cila përmban alicinë, është një përbërës shumë special për të luftuar virueset, bakteret, kërpudhat dhe parazitët. Gjithashtu parandalon edhe sëmundjet kardiovaskulare.
Këshillohet që ky medikament të përdoret për të parandaluar gripin ose të merret sapo të shfaqen simptomat e para. Në këtë mënyrë do të forcohet sistemi imunitar, do të reduktohen simptomat dhe do të përshpejtohet shërimi.
Përbërësit:
10 thelpinj hudhër (150 gr)🧄
7 lugë gjelle mjaltë (140 gr)🥄🍯
Përgatitja dhe doza
Prisni thelpinjtë e hudhrës në feta të holla, Vendosini në një kavanoz bashkë me mjaltin dhe
lërini në një vend të errët për një javë
Merrni një lugë kafeje esëll, ose nëse jeni me grip, rriteni sasinë deri në 5 doza në ditë.
Mjaltë💯% natyrale 🐝🍯