Bletaria Sot

Bletaria Sot Bletaria Sot është një faqe ku mund të gjeni infromacione mbi Bletarin.

14/08/2026

Bletare te dashur beni kujdes!
shikoni cka eshte ka ndodh ne bletet tona
Rriqna( morrat e bleteve)
BLETARIA KOSOVARE
Bletaria e trojeve shqiptare !
Bletaria e trojeve shqiptare

14/08/2026

Bletar të dashur bëni kujdes ndaj rriqnit(morrit te bletës) te një bletë e imja janë përhap shumë, shikoni videon

Bletaria e trojeve shqiptare !
BLETARIA KOSOVARE

22/06/2026

Hapet Thirrja për aplikim Për Programin e Pagesave Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët dhe subjektet e interesuara se ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2026, me qëllim të mbështetjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural në Republikën e Kosovës.

Aplikimi për Pagesa Direkte 2026 fillon më 22 qershor 2026 dhe përfundon më 21 korrik 2026 në ora 16:00. Afati i aplikimit është 30 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së thirrjes.
Aplikimet dorëzohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Programi i Pagesave Direkte 2026, këtë vit, është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me politikat e Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore:

1. Pagesa Bazë për të Ardhura - Sipërfaqe - Mbështetja jepet për sipërfaqe të pranueshme të tokës bujqësore të mbjella me: Drithëra (grurë, grurë për farë, misër, elb, tërshërë, thekër); Lulediell dhe kunguj misiri; Fasule dhe patate; Perime në fushë të hapur dhe në serra; Pemë drufrutore, arrore dhe manore; Sipërfaqe me hardhi rrushi.
2. Pagesat Rishpërndarëse, ku përfshihen: Mbështetja për hektarët e parë të fermës (0 - 0.99 ha); Mbështetja për fermerët e rinj dhe fermerët e regjistruar për herë të parë, të moshës 18 - 29 vjeç, të cilët deri në ditën e aplikimit nuk kanë mbushur 30 vjet.
3. Pagesat e Lidhura me Prodhimin e Kulturave prioritare dhe Cilësinë - ku përfshihen: Mbështetje për: Lopë qumështore, mëshqerra për riprodhim dhe buallica; Dosa për riprodhim; P**a vojse; Dele dhe dhi për mbarështim; Koshere bletësh; Misër, farë gruri; Pemishte, pemë në serrë dhe mjedra; Material fidanor të pemëve dhe vreshtave; Vreshta dhe verë të prodhuar; Perime në sera dhe në fushë të hapur; Patate, fasule, lulediell; Bimë mjekësore dhe aromatike.
4. Eko-Skemat - ku përfshihen: Mbështetje për: Bletari organike; Grurë organik; Pemishte ekzistuese; Aroni dhe lulediell në fazë konvertimi; Bimë mjekësore dhe aromatike organike dhe në konvertim.

Pas aplikimit dhe para realizimit të kontrollit në terren, çdo ndryshim lidhur me sipërfaqet, numrin e kafshëve, litrat apo kilogramët e deklaruar duhet të raportohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) përmes adresës elektronike [email protected] ose me shkresë të protokolluar në arkivin e AZHB-së.
Afati i fundit për njoftimin e ndryshimeve në sipërfaqe është 30 korrik 2026.

Dokumentacioni për persona juridikë

Përveç dokumentacionit specifik sipas masës përkatëse, personat juridikë duhet të dorëzojnë:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit (ARBK);
• Dëshmi për përmbushjen e obligimeve ndaj ATK-së;
• Konfirmimin e xhirollogarisë bankare;
• Kopjen e letërnjoftimit të pronarit të biznesit.
Fermerët që përfitojnë subvencione në vlerë mbi 30,000 euro obligohen të aplikojnë si biznes.

Gjithashtu, përfituesit që janë persona juridikë duhet të regjistrohen si furnitorë në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK) përmes platformës e-Kosova, në mënyrë që të mundësohet procesimi i pagesave.

Dokumentacioni dhe kriteret

Kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i nevojshëm ndryshojnë sipas kulturës apo sektorit përkatës (drithëra, perime, vreshta, pemishte, blegtori, bletari, prodhim organik, etj.) dhe duhet të dorëzohen brenda afatit të aplikimit.
Dokumentacioni i dorëzuar pas afatit të përcaktuar nuk do të pranohet për shqyrtim.

Kontrollet dhe masat ndëshkimore

Gjatë kontrolleve në terren, në rast të konstatimit të parregullsive, do të zbatohen masat ndëshkimore në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesa Direkte në Bujqësi për vitin 2026.

Informata shtesë

Informatat më të hollësishme lidhur me kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat përkrahen, si dhe detaje tjera rreth programit të sivjetmë i gjeni të listuara në thirrjen për aplikim të cilën e gjeni të publikuar në këto linqe:

• MBPZhR: https://mbpzhr.rks-gov.net/subvencione/
• AZhB: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
• Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

MBPZhR/AZhB fton të gjithë fermerët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.

05/06/2026

Ministri në detyrë Armend Muja nënshkroi Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026

Prishtinë, 5 qershor 2026 – Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026, duke hapur rrugën për fillimin e mbështetjes së fermerëve përmes skemave të pagesave direkte për vitin 2026.

Me këtë udhëzim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë obligohet të hapë thirrjen për aplikim, ndërsa pagesat do të realizohen pas procesit të verifikimit, sipas afateve të përcaktuara.

Ministri në detyrë Armend Muja theksoi se paketa e subvencioneve për vitin 2026 sjell mbështetje më të madhe për prodhimin vendor dhe fermerët aktivë.

“Përmes kësaj pakete po rrisim mbështetjen për sektorët me potencial më të madh zhvillimor, po forcojmë konkurrueshmërinë e prodhuesve tanë dhe po krijojmë kushte më të mira për rritjen e prodhimit vendor. Kjo është një mbështetje konkrete për fermerët që punojnë dhe investojnë çdo ditë në bujqësinë e Kosovës”, deklaroi ministri Muja.

Risitë kryesore të subvencioneve për vitin 2026 janë:

* 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur dhe në serra;
* 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me pemë;
* 20% rritje për pagesat e grurit me rendiment të lartë;
* 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me mjedra;
* 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me patate dhe fasule;
* 20% rritje për mbështetjen e mëshqerrave për riprodhim;
* 20% rritje për mbështetjen e viçave për majmëri;
* 10% rritje për sipërfaqet e mbjella me vreshta;
* 7 cent subvencion për çdo litër qumështi të dorëzuar;
* 100 euro shtesë për secilin fermer që kultivon hektarin e parë;
* 100 euro për hektar mbështetje për plehun artificial;
* 54 euro për hektar mbështetje për naftën;
* 500 euro mbështetje për të rinjtë dhe të rejat e moshës 18–29 vjeç që regjistrohen për herë të parë në skemat e pagesave direkte.

Të gjitha kulturat dhe sektorët e tjerë do të vazhdojnë të mbështeten sipas nivelit të vitit paraprak.

Një risi e rëndësishme e këtij Udhëzimi Administrativ është se ai është konceptuar si një kornizë afatgjatë, në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian. Kjo do të mundësojë që në vitet e ardhshme thirrjet për aplikim të hapen me kohë dhe të harmonizohen me kalendarin e punëve bujqësore, duke u mundësuar fermerëve planifikim më të mirë të prodhimit dhe investimeve të tyre.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Republikën e Kosovës.

27/05/2026
09/05/2026

09.05.2026

03/05/2026

Sivjet mire po ecin 🐝🐝🐝

14/04/2026

Nese zhduken bletet, rrezikohet jeta ne T**e

Këta polenizues të vegjël ndihmojnë në riprodhimin e bimëve, gjë që ndikon drejtpërdrejt në ushqimin që konsumojmë çdo ditë. Nga frutat dhe perimet, te arrat dhe farat, një pjesë e madhe e bujqësisë globale varet nga puna e qetë e bletëve.

Pa bletët, ekosistemet do të fillonin të shembeshin.

Rënia e numrit të tyre vitet e fundit ka ngritur shqetësime serioze në mbarë botën. Mbrojtja e bletëve do të thotë të mbrojmë të ardhmen tonë.

Dhe kjo është përmendur edhe në Kur’an:

“Dhe Zoti yt i frymëzoi bletës: ‘Ndërto shtëpi në male, në pemë dhe në ato që njerëzit ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat dhe ndiq rrugët e Zotit tënd të lehtësuara.’ Nga barku i saj del një pije me ngjyra të ndryshme, në të cilën ka shërim për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që mendon.” (En-Nahl 16:68-69)

Veprime të thjeshta si mbjellja e luleve, ulja e përdorimit të pesticideve dhe mbështetja e bujqësisë së qëndrueshme mund të bëjnë ndryshim.

Sepse në fund…
mbijetesa e tyre është e lidhur ngushtë me mbijetesën tonë.
BLETARIA KOSOVARE

🌙🐝 Gëzuar Fitër Bajramin nga zemra e bletëve!Në këtë ditë të shenjtë, le të bashkojmë ëmbëlsinë e mjaltit me paqen e shp...
21/03/2026

🌙🐝 Gëzuar Fitër Bajramin nga zemra e bletëve!
Në këtë ditë të shenjtë, le të bashkojmë ëmbëlsinë e mjaltit me paqen e shpirtit.
Nga “Bletaria Sot” ju urojmë begati, shëndet dhe harmoni në çdo familje.
Ashtu si bletët punojnë me përkushtim për çdo pikë mjalti, edhe ne të kultivojmë dashurinë, mirësinë dhe faljen.
🕌🌸 Urime Bajrami – me zemër, me natyrë, me besim!
BLETARIA KOSOVARE
Bletaria e trojeve shqiptare !Bletaria e trojeve shqiptareBletaria ne Kosove

Address

Smrekonica
Vushtrri
42000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bletaria Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bletaria Sot:

Shortcuts

Share