Botime Pegi

Botime Pegi Botime Pegi është nga botuesit kryesorë të librit shkollor në Shqipëri, me mbi 100 tituj në qarkullim dhe gjithashtu aktiv në sektorin e librit artistik. P.S.

Dërgimi i dorëshkrimeve / materialeve për botim

Në këtë seksion do të gjeni të gjitha udhëzimet e nevojshme për të propozuar një tekst ose për të dërguar një dorëshkrim pranë shtëpisë sonë botuese. Ju lutemi, lexojini me vëmendje. Në rast të kundërt, propozimi juaj nuk do të merret parasysh.

1) Për shkak të sasisë së madhe të dorëshkrimeve që dërgohen në adresën tonë, vlerësimi i materialit tuaj

mund të zgjasë deri në katër muaj nga data kur është dërguar. Nëse nuk merrni një përgjigje brenda këtyre katër muajve, do të thotë që propozimi juaj nuk është pranuar.

2) Do t’u përgjigjemi vetëm propozimeve që përkojnë me interesat tona. Për fat të keq, për shkak të një sasie tejet të madhe materialesh, nuk mund t’u përgjigjemi të gjithëve. Prandaj, do t’ju luteshim të mos dërgoni mesazhe apo e-maile, të mos telefononi apo kontaktoni stafin tonë. Insistimi nuk do të ndryshojnë rezultatin e vlerësimit.

3) Katalogu. Përpara se të dërgoni dorëshkrimin tuaj, merrni parasysh linjën editoriale të Botimeve Pegi. Ne botojmë kryesisht romane, sidomos nga letërsia e huaj. Nuk botojmë (përveçse në raste të rralla) poezi, tregime të shkurtra ose materiale me natyrë joletrare. Për këtë arsye, këto gjini nuk do të merren në konsideratë. Shikoni katalogun tonë për të krijuar një ide se çfarë botojmë.

4) Kriteret e pranimit. Nëse dëshironi që puna juaj të bëhet pjesë e linjës sonë të botimeve, dërgoni një sinops (maksimumi një faqe me rreth 2000 karaktere) dhe një ekstrakt jo më të gjatë se 30 faqe (jo domosdoshmërisht duhet të jenë 30 faqet e para, zgjidhni ato që ju pëlqejnë më tepër dhe që mendoni se mbartin më tepër vlerë).

5) Formatet. Materialet dërgojini vetëm në format PDF. Formatet e tjera nuk do të pranohen.

6) Materialet duhen dërguar në adresën tonë e-mail: [email protected]

7) Kjo adresë i kushtohet vetëm autorëve shqiptarë, për pasojë nuk do të merren parasysh materiale të tjera (propozime përkthimi, bashkëpunimi, curriculum vitae etj.)

8) Për shkaqe organizative dhe si mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj ruajtjes së pemëve, nuk do të marrim në konsideratë dorëshkrime që dërgohen nëpërmjet postës zyrtare pranë redaksisë sonë.

9) Ju lutemi të mos e dërgoni të njëjtin material më shumë se një herë, për shembull, në versione të ndryshme.

10) Nëse keni paqartësi ose pyetje, rilexojeni me vëmendje këtë faqe. Këtu do të gjeni të gjitha të dhënat që ju nevojiten. Këto udhëzime shërbejnë për të lehtësuar punën tonë të vlerësimit dhe të botimit të librave. Ne e kuptojmë që të kërkuarit e një botuesi mund të jetë stresuese, prandaj duam të jemi të sigurt që po ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Ju priftë e mbara! Dorëshkrimet e dërguara pa ndjekur udhëzimet e mësipërme, nuk do të lexohen.

____________________________________________________

Për përkthyes ose redaktorë

Botime Pegi është vazhdimisht në kërkim të bashkëpunëtorëve në fushën e përkthimeve dhe redaktimeve. Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, ju lutemi të na kontaktoni në adresat e-mail:

[email protected] ose [email protected]

Botime Pegi mirëpret kontaktin tuaj dhe do t'ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, për shkak të sasisë së madhe të propozimeve që dërgohen në adresën tonë, përgjigjja mund të vonojë deri në dy muaj. Nëse nuk merrni një përgjigje brenda dy muajve nga data e dërgimit të emailit tuaj, do të thotë që propozimi juaj nuk është pranuar.

Autori kenian Emmanuel Muchui hyri në librarinë Nuria Book Store në Nairobi me një mision të pazakontë: të lexonte për 7...
09/09/2026

Autori kenian Emmanuel Muchui hyri në librarinë Nuria Book Store në Nairobi me një mision të pazakontë: të lexonte për 73 orë rresht, nga e premtja në mëngjes deri të hënën pasdite.

Në fund, ai kishte përfunduar 17 libra, duke bërë vetëm 75 minuta pushim për ushqim, shtrirje dhe çlodhje.
Por qëllimi i tij nuk ishte të thyente rekordin botëror prej 215 orësh. Ai donte diçka tjetër: të fitonte vëmendjen e Kenias dhe të rikthente diskutimin mbi rëndësinë e leximit.

Në një kohë kur arsimtarët shqetësohen se shumë të rinj lexojnë vetëm për provime dhe jo për kënaqësi apo kureshtje, Muchui e nxori leximin nga hapësira private dhe e ktheu në një bisedë publike.

Por ja pjesa që ia vlen të mbajmë mend: askush nuk ka nevojë për 73 orë. Pjesa më e madhe e asaj që Muchui bëri atje mund të përmblidhet në 20 minuta të qeta dhe një libër të mirë, të lexuar çdo ditë.
Pra, çfarë po lexoni këtë javë?
Leximi është zakonisht gjëja më private që bëjmë, një orë e heshtur pas një dere të mbyllur.
Në të gjithë Kenian, njerëzit që nuk kishin menduar për librat prej vitesh nisën të diskutonin rreth tyre: çfarë lexojmë, si na kanë ndryshuar telefonat dhe sa vëmendje e thellë ia vlen në të vërtetë.

09/09/2026

Katerina Uatson, e diplomuar në Los Anxhelos, ka pranuar pozicionin e mësueses së historisë së artit në kolegjin prestigjoz “Uellslei”. Instituti femëror krenohet me traditën e tij. Katerina krenohet me të renë. Ndaj përballet me sfidën. Ka lënë dashurinë e vjetër për t’u hedhur nëkrahët e një jete dhe një dashurie të re. Zonjusha Uatson ka një plan: tëmotivojë studentet që të prekin suksesin jo vetëm me një martesëtë mirë, por të zbulojnë lirinë, dashurinë dhe dijen e vërtetë.

Mësuesja e re, e pavarur do të përballet edhe me ndryshimin brenda vetes. Ajo duhet të mbajë qëndrim para administratës së shkollës, duke thyer tabutë. Asgjë nuk është e thjeshtë për të, as vetë jeta…

"Buzëqeshja e Mona Lizës", nga Deborah Chiel
Video nga : Udhetojme_melibrat

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, le të flasim edhe për mënyrën se si lexojmë.Në një botë ku ekranet janë bërë p...
08/09/2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, le të flasim edhe për mënyrën se si lexojmë.
Në një botë ku ekranet janë bërë pjesë e pandashme e jetës dhe edukimit të fëmijëve, rikthimi te libri i printuar nuk është thjesht nostalgji. Është një zgjedhje që lidhet me përqendrimin, të kuptuarit, të nxënit dhe krijimin e zakoneve të shëndetshme të leximit.
Studime të mëdha mbi mënyrën se si lexojnë fëmijët dhe të rinjtë sugjerojnë se leximi në letër mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme, veçanërisht për lexuesit në zhvillim.

📖 Një libër në dorë.
🧠 Më shumë kohë për të menduar.
✨ Më pak shpërqendrime.
🌱 Një zakon që mund të zgjasë gjithë jetën.

Sepse të mësosh të lexosh nuk do të thotë vetëm të kuptosh fjalët në një faqe. Do të thotë të mësosh të përqendrohesh, të imagjinosh, të kuptosh dhe të mendosh.
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, le t’u japim fëmijëve jo vetëm akses te informacioni, por edhe kohën dhe hapësirën për ta përvetësuar atë.
LeximiNëLetër Edukimi LibraPërFëmijë

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron temati...
07/09/2026

"Rrëfenja e shërbëtores", i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet.

Efrediti, rrëfimtarja jonë, është një burim kombëtar. Vezoret e bëjnë atë një mall të çmuar, me një funksion të vetëm: riprodhimin. Por ajo nuk është riedukuar mirë, ajo mban mend disa detaje subversive të jetës së saj të mëparshme: të ëmën, bashkëshortin, fëmijën dhe emrin e saj; ajo mban mend se dikur gratë mund të punonin, të lexonin, të argëtoheshin; ajo mban mend lirinë.

07/09/2026

Sugjerim nga tiranabook
Romani tregon historinë tragjike të Anës, një grua e bukur dhe e martuar, e cila bie në dashuri me oficerin Count Alexei Vronsky. Kjo lidhje e ndaluar e vendos atë përballë normave të rrepta të shoqërisë ruse të kohës. Ndërsa Ana përjeton një pasion të fortë, ajo gjithashtu përballet me izolim, paragjykim dhe konflikt të brendshëm, që e çojnë drejt një fundi tragjik.

booklover

Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila van Antwerpen ulet dhe shkruan letra. Ajo shkëmben letra me të...
07/09/2026

Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila van Antwerpen ulet dhe shkruan letra. Ajo shkëmben letra me të vëllanë, shoqen e ngushtë, shoqet e klubit të kopshtarisë, një djalë adoleshent, dekanin e fakultetit të letërsisë, autorët e saj të preferuar e shumë të tjerë.

Megjithatë, letra më e rëndësishme dhe më e gjatë – ajo në të cilën Sibila i rrëfehet një personazhi të paidentifikuar – është letra që ajo nuk e dërgon kurrë. Pikërisht atëherë kur duket sikur jeta e saj ka marrë një rrjedhë të qetë, një letër e papritur e detyron të përballet me një nga periudhat më të dhimbshme të së kaluarës. Në këtë përballje, ajo duhet të gjejë kurajën të shfaqë gjithë brishtësinë që ka brenda, të pranojë gabimet dhe t’ia falë ato vetes.

Ky është portreti i një jete të vogël që zgjerohet. Na tregon se si një grua ndryshon, edhe kur kjo gjë duket e pamundur. Ky ndryshim, ashtu si edhe ky roman, rezulton të jetë një arsye për të jetuar.

06/09/2026

Sugjerim nga Udhetojme_melibrat
Përmbledhje!

"Buzeqeshja e Mona Lizës" Deborah Chiel

Është një roman që flet për Amerikën e viteve 50, kur gratë e arsimuara,kishin të vetmen pritshmëri martesën dhe familjen.
Romani flet për Katerina Uatson, një grua e re, e pavarur dhe e apasionuar pas historisë së artit. Ajo fillon punë si mësuese në kolegjin e vajzave "Uesllei" plot tradita të forta.
Studentet e saj janë jashtëzakonisht të zgjuara, por të mbeshtetura shumë në tradita. Katerina dëshiron t'iu mësojë të shohin artin, botën dhe sidomos veten, me sytë e tyre pa u ndikuar nga asgje dhe askush.Ideja se një vajzë e përdor arsimin,veç për një martesë të mirë,Katerinën e nervozon.Ajo do që studentet e saj të ndjekin ëndrrat e tyre,duke ju bërë të ditur që ato mund tia dalin në të dyja drejtimet.
Ngjarjet zhvillohen rreth jetës së studenteve,Katerinës,rregullave të kolegjit,zgjedhjeve të duhura dhe të gabuara dhe mësimeve që marrin secila nga njëra-tjetra. Një roman i thjeshtë,i këndshëm, nxitës për të mos u dorëzuar dhe për të të treguar se nëse një ambjent,detyrë,profesion nuk të përmbush,ateherë gjej shtigje të tjera për të sfiduar dhe përmbushur veten. Ndodhta sdo arrish qëllimin tënd por diçka do ngelet nga ty kudo që do investosh nga vetja.
Kur e mbarova librin me ngeli një buzëqeshje në shpirt dhe ne dukje.

Këtë efekt ka ky libër.
Jua rekomandoj!

Botime Pegi

Dashuria e pasionuar e një gruaje të re ngrihet si fortesë kundër së keqes korruptuese të një shteti totalitar. “Ne të g...
05/09/2026

Dashuria e pasionuar e një gruaje të re ngrihet si fortesë kundër së keqes korruptuese të një shteti totalitar. “Ne të gjallët” është romani i parë i botuar i autores ruso-amerikane Ayn Rand. Ky roman, botuar për herë të parë në 1936-n, është gjithashtu edhe manifesti i saj i parë kundër komunizmit.

VRand-i ka thënë se ky libër i afrohet autobiografisë së saj më shumë se çdo gjë tjetër që ajo do të shkruante ndonjëherë.

"Korrespondentja", përkthyer nga Elsa Skënderi Elsa SkënderiPothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila va...
04/09/2026

"Korrespondentja", përkthyer nga Elsa Skënderi Elsa Skënderi

Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila van Antwerpen ulet dhe shkruan letra. Ajo shkëmben letra me të vëllanë, shoqen e ngushtë, shoqet e klubit të kopshtarisë, një djalë adoleshent, dekanin e fakultetit të letërsisë, autorët e saj të preferuar e shumë të tjerë. Megjithatë, letra më e rëndësishme dhe më e gjatë – ajo në të cilën Sibila i rrëfehet një personazhi të paidentifikuar – është letra që ajo nuk e dërgon kurrë. Pikërisht atëherë kur duket sikur jeta e saj ka marrë një rrjedhë të qetë, një letër e papritur e detyron të përballet me një nga periudhat më të dhimbshme të së kaluarës. Në këtë përballje, ajo duhet të gjejë kurajën të shfaqë gjithë brishtësinë që ka brenda, të pranojë gabimet dhe t’ia falë ato vetes.
Ky është portreti i një jete të vogël që zgjerohet. Na tregon se si një grua ndryshon, edhe kur kjo gjë duket e pamundur. Ky ndryshim, ashtu si edhe ky roman, rezulton të jetë një arsye për të jetuar.

"Një debutim tërheqës, argëtues dhe thellësisht prekës. Një histori e thurur me mjeshtëri mbi fuqinë e fjalës së shkruar."
The Washington Post

“Korrespondentja” na tregon se nuk është kurrë vonë për t’u penduar dhe për të shlyer gabimet e së shkuarës. Nuk është kurrë vonë për të rënë në dashuri. Është një roman i dhembshur, plot shpresë dhe prekës, i ndërtuar me shumë mjeshtëri dhe me personazhe të përshkruara gjallërisht. Është mjaft i rëndësishëm dhe aktual, por njëkohësisht mbetet një vepër që të tërheq në çdo kohë.

PEN/Hemingway Awards 2026

04/09/2026

Në një kohë kur mesazhet dërgohen me një klikim dhe mund të zhduken po aq shpejt, "Korrespondentja" na kujton fuqinë e fjalëve që mbeten.
Në këtë bisedë me Oprah, autorja flet për magjinë e letrave, për shkrimin me dorë dhe për lidhjen e veçantë që krijohet kur fjalët shkruhen për të jetuar më gjatë se çasti.
Sepse një letër nuk është thjesht komunikim. Është një gjurmë. Një kujtim. Një copëz e jona që mund t’i mbijetojë kohës.
📖 "Korrespondentja" – tashmë në shqip, përkthyer nga Elsa Skënderi , botuar nga Botime PEGI.
Lexim FjalaEShkruar

Address

Rr. Elbasanit
Tirana
1010

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botime Pegi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category